Pesë teoritë më të mëdha të konspiracionit për vitin 2019

Foto: Printscreen kolazh

Годинава која поминува нема да биде запаметена по многу добри работи во медиумите, но не беше ни посебна во однос на заговорничките теории како дел од медиумската околина.

Në vitin që po lëmë pas në mediume kishte disa teori konspiracioni që është në kundërshtim me praktikën e mirë gazetareske. 

Shkruan: Biljana Taneska 

Cilat ishin teoritë më komplotuese te ne dhe sa lehtë shpërndahen në mediume?

1.Paniku antivaksinë 

Në fillim të vitit 2019 Maqedonia u ballafaqua me epideminë e fruthit. Edhe pse kjo është një arsye më e madhe që të rritet vaksinimi i fëmijëve, nga ana tjetër ishe edhe arsye që personat që janë kundër vaksinimit të jenë më të zëshëm. Pa ndonjë logjikë të madhe dhe fakte nëpër mediume dhe mediume sociale është shpërndarë paniku, se pikërisht vaksinimi është arsyeja e përhapjes së epidemisë. Kjo në veçanti u përforcua kur Ministria e Shëndetësisë dha urdhër që të mos pranohen në shkollë dhe bë çerdhe fëmijët e jovaksinuar që të mos rritet rreziku i shpërndarjes së epidemisë.

Lëvizja antivaksinë shpërndante qëndrime paniku kundër Ministrisë dhe “vaksinimit të pavullnetshëm”, duke u kërcënuar me akuza dhe thirrje për hapjen e kopshteve speciale dhe shkolla për fëmijët e personave kundër vaksinës.

Shkuan deri aty që të përhapen fjalë që vet ministri nuk e ka vaksinuar mbesën e vet dhe ka aktruar para kamerave se e ka vaksinuar sepse gjilpëra ka pasur kapak.

2. Papa dhe Nostradamusi

Ardhja e papës në Shkup ka qenë një ngjarje të madhe për vendin e tonë në vitet e kaluara, por edhe mundësi e mirë që dikush “të sheh diçka më tepër” në të. Një pjesë e mediumeve nisur prej sensacionales transmetuan lajme për profecitë e Nostradamus-t se “papa do të vritet në Shkup“, gjë që kushtimisht do të çojë në luftën e tretë botërore! Siç e dim se vizita e papës kaloi mirë, ndërsa lajmit e tilla u numëruan në “arkivat e profecive dhe besëtytnive” të portaleve maqedonase.

3. Mbetjet radioaktive dhe NATO

 Pranimi i Maqedonisë në NATO nuk është një ngjarje e zakonshme dhe pikërisht ngjarjet e tilla mund të jenë të besueshme që të ndërtohen teori konspirative. Ata të cilët shohin komplote gjithkund, i panë edhe këtu, për këtë shpikën edhe një tregim interesant i cili do të përhap panik dhe paranojë. Më saktë, teoria është se me hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ne atyre do të ju japim Krivolakun, ndërsa ato neve mbetje radioaktive! Ky lajm u analizuar nga “Krithink” ku u theksua sensacionizmi, manipulimi, spinimi i të vërtetës dhe krijimi i frikës në opinion se “Maqedonia do të shndërrohet në deponi radioaktive në NATO”!

 

4. Të gjithë tregimet për Greta Tunberg

Nëse ka diçka për të cilën ky vit do të mbahet mend, është për shkak të aktivistet së re Greta Tunberg, e cila për një moment “tronditi” planetin me qëllim të rritjes së vetëdijes për ngrohjen globale. Por, në këtë pjesë të botës mbështetja u barazuar me sulmet, edhe atë me vërejtjet bizare për shprehitë e saja, prindërit e saj, kishte edhe komente jo të mira për pamjen e saj të cilën me anë të afisheve me përmbajtje narcistike e krahasuan me modelin e vajzave ariane.

Pjesë e publikut global dyshoi edhe se vajza është e manipuluar, me çka theksohej se ka sindromën e Asperger-it, çrregullimin e spektrit të autizmit dhe nuk mund të konsiderohet si bashkëbisedues serioz. Maja u arrit me lajmin se Greta është “udhëtar në kohë“.

5. 5g teknologjia 

Me fillimin e rrjetit 5g në kompanitë telekomunikuese, edhe në mes gjigantëve teknologjik, që nxiti trazira ndërkombëtare politike, siç ishte ndalimi i “Huawei” nga tregun amerikan, me çka u ngritën teoritë konspiruese rreth kësaj teknologjie. Është interesant fakti se frika nga dëmi i valëve të shkurtra të rrjetit 5g, u përhap më tepër në mesin e personave kundër vaksinave. Për fat të keq për shkak të numrit të pakët të hulumtimve të cilat vërtetojnë se rrezatimi nuk është i dëmshëm, 5g teknologjia, me siguri, do të krijoje jobesueshmëri edhe vitin e ardhshëm.

Teoria e vjetër akoma përhapet – Toka e sheshtë

Sado që të jetë në zonën e ezoteorisë, kjo teori konspiruese gjithmonë e më shumë merr hov në mesin e atyre personave të cilët janë në luftë me shkencën. Për fat të keq gjithmonë e më shpesh organizohen konferenca, takime, video dhe sqarime kuazishkencore të cilat te personat jomjaftueshëm të edukuar përhapen si virus.

Është me interes se vitin e kaluar kjo lëvizje shkoi aq larg sa një studente në Tunis ka punuar në tezën e doktoraturës me të cilën ka tentuar të dëshmojë se Toka është e rrafshët dhe se Dielli rrotullohet rreth saj. Kjo tregon se sa janë të rrezikshme teoritë konspiruese dhe injorimit i tyre dhe moskuptimi i rrezikshmërisë se tyre mund të ketë implikime të mëdha në shoqërinë në tërësi. Për fat të keq çdo tentim për të vendosur këto teori nën kontroll trajtohet si fakt për ekzistimin e kospiracionit nga ana e ndjekësve të tyre.

Qasja ndaj kësaj problematike duhet të ndryshojë që të “mos e kthejmë botën në kohën e mesjetës”. Injorimi dhe hedhja poshtë deri më tani kanë dëshmuar se janë metoda të gabuara, gjithçka çka mbetet është edukimi i vazhdueshëm dhe domethënës. Mbi të gjitha, i të menduarit kritik dhe shkrim-leximit të mediave.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.