Personat me nevoja të veçanta në margjina: Jetë me sfida, institucione të paarritshme dhe barriera

Венко Голабоски, претседател на здружение „Мобилност“ од Охрид Фото: Вистиномер

Sa herë që dalin nga shtëpia, është betejë e re. Për shkak të barrierave të shumta, trotuaret dhe shtigjet duhet të zgjidhen me kujdes, me kujdes të drejtohet karrigia me rrota në rrugë – të ekspozuar në rrezik nga makinat e shumta, vetëm për të arritur për një shëtitje të shkurtër buzë liqenit. Kjo është jeta e përditshme e personave me nevoja të veçanta në Ohër.

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

 

Nga shoqata “Mobilnost” thonë se asgjë nuk ka ndryshuar vitet e fundit. Edhe pse shpesh dëgjohen përpjekjet deklarative të autoriteteve, në praktikë nuk ka asgjë.

Me vite situata është e njëjtë. Barriera dhe pengesa të panumërta. Të paaftët fizikisht janë të përjashtuar plotësisht. Asnjë kujdes nuk bëhet për qasjen në institucione, as lëvizjen nëpër qytet, thotë Venko Golaboski, person me aftësi të kufizuara fizike dhe kryetar i shoqatës “Mobilnost” nga Ohri.

Njerëzit me nevoja të veçanta ankohen për cilësinë e dobët të jetës. Ata thonë se shpesh janë viktima të diskriminimit. Shoqëria është e mbushur me stereotipe dhe paragjykime për këta qytetarë. Përkundër faktit se shteti ka miratuar Ligj për Mbrojtjen nga Diskriminimi, një nga problemet alarmante mbetet paarritshmëria e objekteve dhe informacionit për qytetarët me nevoja të veçanta.

Një numër i madh, 67 përqind e personave me nevoja të veçanta në vend, kanë hasur në mungesën e shërbimeve shëndetësore, kryesisht për shkak të paarritshmërisë fizike të objekteve shëndetësore. Shërbimet shëndetësore janë më të paarritshme për të personat e shurdhër, për shkak të mungesës së stafit të trajnuar për të punuar me ta. Karrocat e mira kushtojnë nga 1.000 deri në 2.000 euro dhe vështirë se dikush mund ta përballojë këtë. Nuk ka staf të kualifikuar në Republikën e Maqedonisë që do t’i mësojë njerëzit në karrova se si ta përdorin atë, gjegjësisht si të ulen dhe të lëvizin. Këto janë disa nga gjetjet në analizën e gjendjes së personave me nevoja të veçanta në Maqedoninë e Veriut, realizuar në vitin 2017 nga Komiteti i Helsinkit.

SOCIALISHT TË PËRJASHTUAR

Në Ohër ka 150 persona me nevoja të veçanta, ata përballen me pengesa të panumërta çdo ditë. Nuk ka rampa hyrëse për ta në rrugët e Ohrit, as në institucione. Ata thonë se ndihen të diskriminuar dhe të përjashtuar nga shoqëria.

Ne si të paaftë nuk pranohemi nga njerëzit përreth nesh. Problemi tjetër është se deri më sot, objektet po ndërtohen pa standarde për qasje për personat me aftësi të kufizuara në drejtim të uljes së trotuareve, rampave të hyrjes, ose hekurave ku personat me aftësi të kufizuara do të jenë në gjendje të arrijnë në institucione, thotë Golaboski.

Ata jetojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit, dhe nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh. Për më shumë se një dekadë, shoqata “Mobilnost” ka kërkuar plazh për personat me nevoja të veçanta fizike. Nuk bëhet fjalë për ndonjë investim të madh, vetëm duhet të vendosen hekura të veçantë, për të cilët ata mund të kapen kur të hyjnë në ujë. Duhet të ketë tualete, dhoma të zhveshjes dhe salla të mbuluara me kanavacë, sipas modelit të vendeve të zhvilluara. Është zgjedhur edhe lokacioni, në afërsi të qytetit, menjëherë pas urës në kanalin Studençishtit. Njohësit e mirë thonë se plazhi për personat me nevoja të veçanta fizike do të pasurojë ofertën turistike të qytetit të Ohrit.

Ne kemi projekt për qasjen dhe arritshmërinë në plazhe për personat me nevoja të veçanta. Pikërisht në atë projekt kemi siguruar vend ku duhet të jetë ai plazh për të paaftët dhe jo vetëm për të paaftët në Ohër, ka të bëjë me të paaftët nga i gjithë vendi, sepse ne në Ohër kemi 13 apartamente si shoqatë, ku në verë mbi 600 personat me nevoja të veçanta të kufizuara qëndrojnë me shoqërues. Fatkeqësisht, pas 15 vitesh ngecje, tani kemi marrë njoftim se nuk ka mundësi për përshtatjen e plazhit për personat me nevoja të veçanta, për shkak të rekomandimeve të UNESCO-s, thotë Golaboski.

 

HYRJE TË PËRSHTATSHME OSE PARKINGJE?

Aspak nuk është më e mirë gjendja edhe në Strugën fqinje. Çdo largim nga shtëpia me karrocë është rrezik.

Nga trotuaret e lartë, personat me nevoja të veçanta fizike nuk mund të hyjnë as në zonat e këmbësorëve, kështu që mund të jetë edhe më e vështirë për të arritur në një institucion ose në dyqan. Autoritetet nuk dëgjojnë fare për këtë kategori qytetarësh.

Përveç që nuk ka hyrje të përshtatshme, vetë trotuaret janë shumë të larta. Ne shpesh u bëjmë thirrje këshilltarëve dhe forumeve të komunitetit dhe bashkisë, se ekziston problem i madh me të cilin përballen njerëzit me nevoja të veçanta. Edhe në disa vende ku ka hyrje të përshtatshme është parking, nuk merret parasysh nga vetë qytetarët që ata duhet të lënë hapësirë ​​që të kalojnë personat me aftësi të kufizuara. Disa kohë më parë isha në Prilep dhe pashë se trotuaret jo vetëm që janë të arritshëm për karrocat, por gjithashtu kanë bekatonë të arritshëm për personat me shikim të dëmtuar. Që të kenë ku të mbahen dhe të shohin se ku mund të shkojnë. Është diçka që gjendet kudo në Evropë dhe botë, thotë Anita Gugoska nga “Poraka Nova” – Strugë.

Për të tërhequr vëmendjen e publikut, Ergin Borova nga Struga, i cili jeton në Holandë për dy dekada, notoi mbi Liqenin e Ohrit një muaj më parë dhe u dërgoi apel autoriteteve për të ndërtuar shtëpi për personat me nevoja të veçanta. Ai thotë, se ëndërron për kujdes dhe ndihmë për njerëzit me nevoja të veçanta. Ai e nisi iniciativën me një fondacion holandez, dhe motivi ishin sfidat e përditshme në familje, kujdesi për nipin e tij nga vëllau, një fëmijë me nevoja të veçanta në Strugë.

Ëndërroj për një qendër moderne ku do të ketë vend për personat me nevoja të veçanta me qëndrim ditor, por edhe për jetë në grup. Ka shumë prindër që nuk kanë asnjë kusht për t’u kujdesur për njerëzit me nevoja të veçanta. Ne kemi një fëmijë në familjen tonë dhe unë e di se me çfarë sfidash përballet familja jonë çdo ditë. Mendoj se nevojitet urgjentisht një qendër moderne e kujdesit, sepse edhe ata meritojnë një jetë dinjitoze, thotë Ergin Borova.

Në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, e nënshkruar nga 156 vende, theksohet nevoja për qasje për këta persona, por ajo nuk zbatohet në praktikë. Fatkeqësisht, në dy qendrat turistike në vend në pesë vitet e fundit kushtet e jetesës së personave me nevoja të veçanta nuk janë përmirësuar aspak.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.