Përsëritet gënjeshtra se vrasësi i maturantit nga Tetova do të lirohet nga Zaevi

Фото: Maison nationale des Patriotes

Me lehtësi të paprecedentë, grupe të caktuara në Facebook për të ndërtuar trup votues mbi bazën e “patriotizmit” dhe mbrojtjen e “interesave kombëtare”, herë pas here përsërisin të njëjtat manipulime për “tradhëti” të njërës apo tjetrës parti tjetër politike, për “tradhëti” të njërit ose tjetrit udhëheqës politik.

Një shembull i kësaj u shfaq ditë më parë në faqen në Facebook “Maqedonia e Maqedonasve”, ku u përsërit gënjeshtra se kryeministri në fuqi Zoran Zaev do të lirojë nga burgu një person të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të kryer në vitin 2002.

 

Ky postim në një grup në Facebook plasoi përmbajtje të pavërtetë në të cilin pretendohet se kryeministri Zoran Zaev do të falë një të dënuar me burg të përjetshëm.

I dënuari është Burhamedin Nuhiu, dhe dënimi i tij është i plotfuqishëm për shkak të vrasjes së maturantit Vanço Josifovski në vitin 2002 në një fushë basketbolli në Tetovë.

Në postimin me fotografi të të dënuarit thuhet:

Burhamedin Nuhiu nga Poroji i Tetovës, anëtar i UÇK-së i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e maturantit Vanço Josifovski në fushën e basketbollit në Tetovë, pas ankesës së tij të dorëzuar tek Zoran Zaevi, do të lirohet!

Informacioni është i rrejshëm. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, ku me kërkesë të “Vërtetmatësit” u konfirmua se gjatë mandatit të Pendarovskit, nuk ishte marrë asnjë vendim i tillë, dhe as nuk ka ndonjë kërkesë për personin e përmendur.

Gjatë mandatit të presidentit Stevo Pendarovski, që nga marrja e detyrës deri më tani, janë dorëzuar dhe është diskutuar për ankesat e katër personave të dënuar me burg të përjetshëm dhe të gjitha janë refuzuar. Përveç kësaj, verifikimi i informacionit tregon se për personin për të cilin jeni të interesuar, nuk është paraqitur kërkesë për falje – informojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Ky informacion, edhe pa një konfirmim të tillë, është i dyshimtë që në fillim, për dy arsye. Së pari, lajm me të njëjtën përmbajtje u botuan në media dhe në rrjetet sociale edhe në vitin 2018. Menjëherë para referendumit për marrëveshjen me Greqinë në gusht 2018, “Infomax” doli me informacionin se personi B. Nuhiu tashmë është liruar nga Zaevi dhe LSDM. Kjo është zbuluar indirekt, sepse një kërkim në arkivin e mediave nuk mund të gjendet konfirmim, por kërkimi të çon tek “Infomax” si burim, përmes njoftimit në faqen e internetit të televizionit rajonal “Kanal 3”.

Këtu në një pjesë të lajmit është edhe fjalia e mëposhtme:

Qytetarët janë të zemëruar me faktin se vrasësi i maturantit Vanço Josifovski, një anëtar i UÇK-së, Burhamedin Nuhiu, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, tani do të lirohet pasi dorëzoi ankesë, e cila iu pranua.

I njëjti informacion u transmetua më pas në rrjetet sociale, për shembull, në faqen në Facebook të “Koalicionit MANAPO” u botua e njëjta përmbajtje që po recensojmë tani, e ribotuar më 19.04.2021.

Përskaj kësaj, konfirmimi se përmbajtja origjinale e vitit 2018 ishte një gënjeshtër, është Gazeta Zyrtare e datës 28.12.2018, ku në faqen 8 mund të shihet se presidenti i mëparshëm nuk nënshkroi vendim për faljen e Burhamedin Nuhiut. Nëse vendimi do të respektohej, siç pretendohej atëherë në informacion, ai do të botohej me rastin e faljeve me rastin e vitit të ri 2019, ndërsa falje të tillë nuk ka.

Së dyti dhe jo më pak e rëndësishme, kryeministri Zoran Zaev nuk ka asnjë autoritet për të diskutuar ose për të marrë vendime për kërkesa ose ankesa të këtij lloji. Sipas Ligjit aktual për Falje dhe Ligjit për Amnisti, vetëm presidenti i RMV-së e ka atë, dhe procedura mund të iniciohet nga Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se Ligji për Amnisti nga viti 2018, për shembull, nuk lejon që personat e dënuar me burg të përjetshëm të falen.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari