Përsëri manipulohet me sistemin amerikan VAERS për raportimin e efekteve të padëshiruara pas vaksinimit

Фото: Принтскрин ФБ

Fakti që dikush ka vdekur pasi ka pranuar vaksinën nuk tregon asnjë lidhje shkak-pasojë me vetë vaksinën. Raportimi në VAERS nuk është dëshmi se vaksina është shkaktari i vdekjes. Në sistemin VAERS raportime mund të bëjë një mjek, por edhe një qytetar i zakonshëm, qoftë edhe nëse nuk janë të sigurt se vdekja ka ardhur si pasojë e vaksinës. Rastet e raportuara në VAERS janë raportime të paverifikuara. Fakti që dikush raporton një efekt të padëshiruar në VAERS nuk është dëshmi se është vaksina ajo që shkaktoi efektin, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në të cilin pretendohet se nga vaksinat kundër Kovid-19 në SHBA kanë vdekur më shumë fëmijë se sa nga të gjitha vaksinat e tjera bashkë. Autori i postimit,   një antivakser i njohur dhe prirës i teorisë konspirative Q në vend, thirret në disa “të dhëna zyrtare” teksa po e plason këtë informacion tejet shqetësues, por që nuk është i saktë. Megjithatë, jo vetëm që nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë se vaksinat kanë shkaktuar vdekje tek fëmijët në SHBA, por vaksinat janë testuar dhe janë miratuar për imunizimin e fëmijëve.

Në postimin që po e recenzojmë thuhet:

Me vaksinat kundër „Kovid-19“ u vranë më shumë fëmijë në SHBA se sa me të gjitha vaksinat e tjera bashkë, sipas të dhënave zyrtare.

Shifrat e reja të publikuara nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) dhe Sistemi për raportimin e efekteve të padëshiruara nga vaksinat (VAERS) tregojnë se fëmijët kanë pasoja nga vaksina kundër Kovid-19, me pasqyrë të rëndë të sëmundjes, ndërsa në disa raste edhe vdesin.

Edhe pse shumë herë kemi alarmuar, edhe vetë sistemi për raportimin e efekteve të padëshiruara në SHBA, VAERS,  e bën të qartë këtë që në fillim të raportimit, manipulimet nuk rreshtin.

Çdo raportim në VAERS mund të bëhet nga çdokush, madje edhe vetëm nëse dyshon se efekti i padëshiruar mund të jetë shkaktuar nga vaksina. Raportimi nuk është dëshmi për një lidhje shkak-pasojë mes gjendjes dhe vaksinës. Në sistemin VAERS raportime mund të bëjë një mjek, por edhe një qytetar i zakonshëm, qoftë edhe nëse nuk janë të sigurt se vdekja ka ardhur si pasojë e vaksinës.

Për të thënë se ka “shumë” të vdekur nga vaksina, e të mos thuhet se sa është numri i qytetarëve të vaksinuar dhe të mos merren parasysh faktet se gjendje të tjera shëndetësore, pra komorbiditetet, si dhe faktorët e tjerë, mund të kenë pasur ndikim që pas vaksinimit të ndodhë vdekja, poashtu është manipulim i publikut me informata jo të plota.

Fakti që dikush ka vdekur pasi ka pranuar vaksinën nuk tregon asnjë lidhje shkak-pasojë me vetë vaksinën. Raportimi në VAERS nuk është dëshmi se vaksina është shkaktari i vdekjes.

Vetë sistemi VAERS thekson se rastet individuale të raportuara nuk janë të vërtetuara. Sistemi nuk thekson nëse dhe në cilat raste është konfirmuar se vdekja është rezultat i vetë vaksinës, ose se ka një lidhje shkak-pasojë mes vaksinës dhe vdekjes. Në SHBA mjekët janë të obliguar me ligj që t’i raportojnë të gjitha efektet e padëshiruara të cilat shfaqen gjatë një periudhe të caktuar pas vaksinimit. Siç u tha edhe këtu, çdokush mund të raportojë në VAERS.

Sistemi VAERS e përdor metodën e një diapazoni të gjerë të informacioneve, një qasje shkencore me të cilën bashkohet një numër i madh i  informacioneve të papërpunuara dhe të pa vërtetuara. Bëhet fjalë për rastet ku me vetëraportim jepen informacione të cilat janë të panevojshme për sistemin VAERS! Bëhet fjalë për një sistem për paralajmërim të hershëm, e jo për një instrument matës të saktë!

Është lëshuar një kontekst tejet i rëndësishëm. Qëllimi primar dhe themelor i sistemit VAERS është detektimi i shpejtë e eventeve të padëshiruara të rralla. Me fjalë të tjera, i gjithë ky grup i raportimeve dhe raporteve të efekteve të padëshiruara është i dobishëm vetëm në agregat, a shumë më pak tek çdo rast individual. Shkaku për këtë është se kërkohen ngjashmëri mes rasteve. Vetë Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në SHBA ka bërë një video trembëdhjetëminutëshe në të cilën në detaje është shpjeguar se si duhet bërë qasja në sistemin VAERS, e që është publikuar që në vitin 2015.

Në këtë video në minutën e 11 dhe 36 sekonda thuhet:

Kufizimet e sistemit VAERS, për shkak se nuk ka grup të të pavaksinuarve që do shërbente si krahasim, nuk mund të përllogaritet se sa shpesh manifestohen efektet e padëshiruara, dhe nuk mund të vërtetohet nëse vaksina është ajo që e ka shkaktuar efektin e padëshiruar.

Përveç kësaj, këto fakte vetë sistemi VAERS i numëron si shënime:

Personat të cilët e administrojnë vaksinën inkurajohen t’i raportojnë në VAERS problemet shëndetësore  që manifestohen pas vaksinimit, pa dallim nëse besojnë ose jo se vaksina është shkaktari i tyre. Raportimet nuk duhet të përmbajnë informata të paplota, të pasakta, të rastësishme dhe të pavërtetuara. Numri i raportimeve nuk duhet të interpretohet ose të përdoret për të nxjerrë përfundime për ekzistencën, seriozitetin, intensitetin ose shkallën e problemeve që lidhen me vaksinat dhe të dhënat e VAERS duhet të interpretohen në kontekst me informacione të tjera shkencore.  

Zëdhënësja e Agjencisë amerikane për ushqim dhe barna, Alison Hunt, për vërtetuesit e fakteve  në SHBA ka deklaruar:

Rastet e raportuara në VAERS janë raporte të paverifikuara. Fakti që dikush do raportojë efekt të padëshiruar në VAERS nuk është dokumentim se vaksina e ka shkaktuar atë efekt. Po të kishte një numër të shtuar të rasteve të vdekjes, kjo detyrimisht do e kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Të gjitha raportet për efektet e padëshiruara nga vaksinimi i marrim me seriozitet, ndërsa në rastin me vaksinat kundër Kovid-19, Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në mënyrë aktive është e angazhuar në monitorimin e sigurisë të kësaj vaksine. Çdo raportim për rast të vdekjes pas aplikimit të vaksinës shpejt dhe në mënyrë rigoroze hetohet në bashkëpunim me Agjencinë për ushqim dhe barna dhe me Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve. Bëhet opservim i çdo rasti klinik. Përveç kësaj kemi edhe shumë mënyra të tjera për  ta monitoruar sigurinë e vaksinave, thotë ajo dhe shton se deri më tani nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë si pasojë e vaksinës.

Prandaj, si të pavërtetë e vlerësojmë pretendimin se „të dhënat zyrtare tregojnë se në SHBA nga vaksina kundër Kovid-19 kanë vdekur më shumë fëmijë se sa nga të gjitha vaksinat e tjera bashkë“.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.