Përkthimi i gabuar e futi Le Pen-in midis viktimave të koronavirusit

[Recension: Marin Le Pen viktima e parë e koronavirusit në Bashkimin Evropian]

Kur ta lexoni titullin ‘Marin Le Pen viktima e parë e koronavirusit në BE’, cili do të jetë mendimi juaj i parë? Normalisht, se udhëheqësja e Frontit Kombëtar Francez është e sëmurë nga koronavirusi. E vetë fjala viktimë, madje direkt në titull, le të kuptohet se ajo kishte vdekur nga virusi!

Linku deri te artikulli origjinal: Marin Le Pen viktima e parë e koronavirusit në Bashkimin Evropian

Data dhe koha e publikimit: 26.3.2020

Data e recensionit: 27.3.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Siç mund të pritet, kur shumica e njerëzve do ta shohin këtë artikull, me këtë titull të shpërndarë në rrjetet sociale, do ta klikojnë për të parë se për çfarë bëhet fjalë dhe të informohen se si Marin Le Pen u bë viktimë e koronavirusit?

Kur do ta hapni tekstin për informata më të detajuara do të hutoheni edhe më shumë. Në të thuhet se: “Le Peni ka deklaruar se ajo u bë viktima e parë e virusit në BE”. Si është e mundur të thotë një gjë të tillë nëse është viktimë?! Dhe pasi të keni lexuar tërë tekstin, përsëri nuk do ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Nuk thotë nëse është e infektuar me virusin, e as si u bë viktima e parë e virusit në BE, kur deri tani në BE kanë vdekur me mijëra njerëz nga virusi KOVID-19?! E gjithë deklarata nuk ka asnjë kuptim.

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

Bëhet fjalë për një përkthim të keq nga mediat e huaja. Marin Le Pen kurrë nuk deklaruar se ajo është viktima e parë e koronavirusit në BE. Ajo në një intervistë për edicionin francez të “Russia Today” ka deklaruar se BE-ja është viktimë e koronavirusit.

Bashkimi Evropian është “viktima e parë e koronavirusit”, për shkak të paaftësisë së plotë për të ofruar edhe një dozë minimale të solidaritet dhe të ndihmës për anëtarët e saj, që janë të prekur nga pandemia, deklaroi Le Pen.

Kjo dallon shumë nga pohimi i tekstit se “Le Pen është viktimë koronavirusit”.

Edhe pse bëhet fjalë për gabim në përkthim, lajmi është ende aktiv në ueb-portalin që e publikoi dhe ende përhapet nëpër rrjete sociale, duke vazhduar kështu të dezinformojë, megjithëse me gjasë bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm.

Deklaratat e bëra në tekste dhe në titujt e tyre duhet të jenë të sakta. Mu për këtë arsye, informacioni duhet të verifikohet nga disa burime. Në qoftë se Marin Le Pen do të ishte me të vërtetë viktimë e koronavirusit, këtë do ta kishin publikuar të gjitha media botërore. Por, nuk ka një lajm të tillë, sepse nuk është i vërtetë.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet transmetimit të informatave të këtilla, pasi që për çdo ditë dëgjojmë se aktorë, këngëtarë, sportistë, politikanë janë në mesin e të sëmurëve nga COVID-19, kështu që lajmi se “Le Pen është viktimë” mund të jetë bindës për shumë njerëz.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .