Përhapja e tezave të dyshimta për koronavirusin është jashtëzakonisht e papërgjegjshme

[Recension: Dr. SLAGJANA VELLKOV: KORONA ËSHTË FTOHJE E THJESHTË – ÇDO DY VJET NA MASHTROJNË ME GRIP ZIKI-MIKI, GRIPIN E DERRAVE DHE KUSH E DI ÇFARË GRIPI

Temat e personaliteteve si Sllagjana Vellkov, e cila është kundërshtare i njohurive të konfirmuara të mjekësisë siç janë përfitimet e vaksinimit, e po ashtu ka qenë nën hetime për shkak të përhapjes së panikut, nuk do të duhej të gjenë vend në një ueb-faqe e cila dëshiron të jetë serioze. Megjithëse në tekstin që e analizojmë, përveç tezave të saj, janë prezantuar edhe kontraverzat që kanë të bëjnë me të dhe disa reagime ndaj pretendimeve të saj, megjithatë në përqindje dominojnë mendimet e Vellkovit. Prandaj, teksti mund të përshkruhet si përhapje e dezinformatave dhe krijim i pasqyrës së rreme për seriozitetin e situatës me koronavirusin, të cilën tashmë ka Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e kategorizoi si pandemi.

Linku deri te artikulli origjinal: Dr. SLAGJANA VELLKOV: KORONA ËSHTË FTOHJE E THJESHTË – ÇDO DY VJET NA MASHTROJNË ME GRIP ZIKI-MIKI, GRIPIN E DERRAVE DHE KUSH E DI ÇFARË GRIPI

Data dhe koha e publikimit: –

Data e recensionit: 11.3.2020

 

 

Teksti e citon postimin e Slagjana Vellkovit në “Facebook”, e cila ditët e fundit ka shumë postime në profilin e saj personal për atë se në rastin e virusit të ri korona bëhet fjalë për një komplot kundër njerëzimit ose për një komplot të industrisë farmaceutike për qëllime përfitimi, si dhe se koronavirusi i ri nuk është është i rrezikshëm. Tezat e tilla më shpesh përhapen nëpër rrjetet sociale dhe në ueb-faqe të caktuara që tashmë janë identifikuar si burim dezinformimi, por transmetimi i tyre në media është absolutisht i papërgjegjshëm, pasi shkenca serioze ka thënë dhe vazhdon të thotë se ato janë të pasakta.

Në këtë artikull dominon pozicioni i Vellkovit, dhe ai është ilustruar plotësisht me fotografi të saj. Me artikullin e konceptuar në këtë mënyrë padyshim përhapen dezinformata dhe mbështeten qëndrime të pabazuara të një person, me të cilën janë të lidhura shumë kontraverza.

Sllagjana Vellkov është e njohur në Ballkan si përkrahëse e “mjekësisë” jo-tradicional, vegane dhe kundërshtare e vaksinimit, dhe deri më tani është përfshirë në hetime penale për përhapjen e panikut në lidhje me vaksinat. Teksti i paraqet spekulimet e saj se virusi i ri është krijuar nga kompanitë farmaceutike dhe se nuk ka asnjë rrezik prej tij, sepse bëhet fjalë “për ftohje të zakonshme”, e cila mund t’i prekë vetëm të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobët.

Duke i transmetuar fjalët e saj, teksti shkon në kundërshtim me autoritetet dhe institucionet e njohura, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur pandemi të koronavirusit të ri, dhe të cilat flasin për shkallë të lartë të ngjitjes dhe për komplikime serioze te pacientët e moshave të ndryshme.

Në një situatë kur madje edhe kreu i BE-së është mbledhur për të diskutuar se çfarë të ndërmarrë për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe si të reagohet, ndërsa OBSH-ja dhe autoritetet shëndetësore kombëtare anembanë botës paralajmërojnë intensivisht për vigjilencë, transmetimi i mendimit dhe i tezave joshkencore të një personi si Sllagjana Vellkov, të paktën, është veprim jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Veçanërisht kur merret parasysh se edhe vetë teksti thotë: “në Serbi madje u ngrit një iniciativë për të hetuar nëse ajo me të vërtetë e ka kryer fakultetin e mjekësisë.” Prandaj është edhe më befasues fakti që mendimi i saj është i vetmi që citohet qartë (dhe më shpesh) në këtë artikull.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.