#Përgjegjësi është qasja publike në fletat anketuese të funksionarëve

 

 

Vitin e kaluar në adresë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit kanë arritur 552 fleta anketuese pas zgjedhjes ose emërimit të funksionarëve në funksione, ndërsa në periudhë e njëjtë janë pranuar 404 fletëparaqitje për ndryshim të gjendjes pronësore.

Еkspertët thonë se qasja në fletat anketuese të funksionarëve të mëparshëm është e domosdoshme për shkak se vetëm në atë mënyrë publiku mund të bëjë krahasim se a ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar gjendja pronësore e funksionarit para dhe pas marrjes së funksionit nga ana e tij.

Megjithatë, Komisioni nuk e publikon fletën e fundit anketuese me arsyetimin se bëhet fjalë për “të dhëna personale, të mbrojtura me ligj”. I tillë ishte shembulli me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, fletën pronësore të të cilit KSHPK-ja e vlerësoi si private pas dorëheqjes nga funksioni i kryeministrit. Mu kjo fletë e fundit anketuese për pronën, duhet ta japë pasqyrën finale për atë se sa të pasur largohen funksionarët kur e lëshojnë funksionin.

Ligji për parandalimin e korrupsionit parasheh se çdo funksionar i zgjedhur apo i emëruar, është i obliguar të plotësojë fletë anketuese me pronën e familjes së tij në afat prej 30 ditësh nga marrja e funksionit, e pastaj edhe një fletë anketuese, 30 ditë pas përfundimit të funksionit. Me ligj është paraparë të paraqitet edhe çdo ndryshim i gjendjes pronësore që ka ndodhur në ndërkohë.

Këto dispozita ligjore janë bërë me qëllim që të shihet se sa është rritur në mënyrë joproporcionale prona te ndonjë funksionar në raport me rrogën buxhetore që e merr.

Vitet e fundit, as Drejtoria për të hyra publike e as Komisioni për antikorrupsion, nuk kanë hapur ndonjë rast për rritjen joproprocionale të pronës së ndonjë funksionari.

 

  1. Çdo funksionar i zgjedhur apo i emëruar është i obliguar të plotësojë fletë anketuese
  2. Komisioni nuk e publikon fletën e fundit anketuese të funksionarit me arsyetimin se bëhet fjalë për “të dhëna personale, të mbrojtura me ligj”.
  3. Vitin e kaluar në adresën e Komisionit për parandalimin e korrupsionit kаnë arritur 552 fleta anketuese

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.