#Përgjegjësi është mos të ketë rrugica të vdekjes!

 

 

Ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit pengohen të kalojnë nëpër rrugët e ngushta të disa nga lagjeve të Komunës se Çairit në Shkup, Tetovë si dhe Kumanovë në raste emergjente. Ankesat e banorëve që janë në rrezik janë të shumta pasi që janë dëmtuar personalisht në raste të ndryshme të fatkeqësive. Automjetet e kanë të pamundur të hyjnë në disa nga këto rrugë ndërsa kemi parë raste kur ka viktima dhe dëme materiale ku digjen deri në themel shtëpitë apo e tërë banesa.

“Po të ishte rruga më e gjerë ndoshta do të shpëtonim diçka nga shtëpia” me këto fjalë e nis tregimin e zonja e shtëpisë nga lagjja Dyqanxhik në komunën e Çairit në Shkup familja e së cilës ngeluri pa shtëpinë për një kohë të gjatë si pasojë e zjarrit të madh.

Zjarrfikësit atë kohë thanë se rruga e ngushtë pengoi ata që të intervenojnë me kohë dhe për këtë arsye shtëpia u dogj deri në themel dhe rrezikoi edhe shtëpitë në afërsi.

E keni parë sa ndërtesa janë ndërtuar? Keni parë diku parkingje? Kjo është arsyeja pse bllokohen rrugët dhe nuk ka vend as për të kalu automobili e lëre më kombit e urgjences apo kamioni i zjarrëfikësve, tha Blerim Tahiri, banor.

Komuna nuk merr masa, banorët ndërtojnë si të duan, një komshi i imi, ka shtuar edhe dy dhoma duke zaptuar kështu edhe rrugën e lagjës e cila na takon të gjithëve. Pse komuna nuk ia ndaloi ndërtimin? Kaosin po e ndërtojnë dy palët, edhe banorët edhe institucionet, tha Ramadan Bekteshi, banor.

E njëjta ndodh edhe në Tetovë, komandanti i njësisë së zjarrfiksave, Uka Aliti ka theksuar se kjo pamje është e zakonshme dhe çdo vonesë e tyre, varet jeta e njerëzve dhe dëmtime të mëdha materiale.

Rrugicat dhe sokakët kanë infrastrukturë të papërshtatshme të cilat në raste emergjente kur duhet të intervenohet shpejtë e pengojnë rrjedhën e lirë të komunikacionit. Problemin më shumë e rëndojnë edhe mungesa e parkingjeve përreth banesave dhe shtëpive që i detyron banorët t’i parkojnë makinat në rrugë.

Nga Komuna e Çairit thonë për Portalb se është problematike kjo çështje sepse banorët shtojnë ndërtime pa leje dhe kështu bllokojnë rrugët.

Është problematike kjo çështje se banorët shtojnë dhoma apo pjesë ndërtimi pa kërkuar leje dhe pa u miratuar e njejta nga komuna. Pas përfundimit të procesit per legalizim të ndërtimeve do të shqyrtohen kërkesat e banorëve dhe do të merren masa për të zgjidhur këtë çështje, thonë për Portalb nga sektori për urbanizëm, në këtë komunë.

Banorët pësojnë si rezultat i mos-funksionimit si dhe funksionimit selektiv të autoriteteve komunale për të sanksionuar ndërtimet ilegale që zënë pjesë të rrugëve. Aq më shumë, nuk ka investime në parkingje të reja të cilët do të mundësonin që veturat mos të jenë bllokues shtesë të veturave të emergjencës.
 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.