Për Pashkët nuk ka aborte, mirëpo ka sezon të hapur për gjueti të lexuesve naivë

22222-09876-098-crop-resize

 

[Recension: Për Pashkët gjinekologët nuk do të kryejnë aborte]

 

Senzacionalizëm me “bollëk”. Shkurtimisht kjo do të ishte syzheja e këtij teksti, i cili më së shumti shitet me anë të titullit. Është përdorur një situatë reale, absolutisht jo e vendit, të cilës me një titull joadekuat, nga aspekti i lokacionit, i është dhënë konotacione krejtësisht tjetër. Hutia primare, edhe pse nuk është e vetmja, është se ngjarja ndodh në Rumani, e jo në Maqedoni, siç mund të mendohet në shikim të parë.

22222Linku deri te artikulli origjinal: Për Pashkët gjinekologët nuk do të kryejnë aborte

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2015, 23:40

Data e recensionit: 09.04.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TITULLES SPINUES DHE FOTOGRAFI VENDORE PËR SITUATË RUMUNE

Kjo pako mediatike në tërësi ka një problem të vetëm, e ai është titulli. Mirëpo, nëse dikush do të mendonte se vetëm për shkak të kësaj vërejtjeje ky artikull nuk është dashur t’i nënshtrohet recensionit, do t’ia dëshmojmë të kundërtën. Në gazetari titulli kuptohet si “etiketë” e cila e shte produktin. Aq sa “etiketa” e mirë mund një rpodukt jo aq të mirë ta fusë te publiku, po aq një “etiketë” e keqe mund ta prishë një tekt korrekt. Në rastin konkret e kemi të dytën. Është i qartë shtrembërimi i situatës reale në këtë titull, për shkak se vërehen dy momente: i pari, se nuk është përcaktuar lokacioni i ngjarjes që shkakton huti te publiku se ndoshta kjo situatë vlen për shëndetësinë e vendit dhe i dyti se formulimi i titullit nuk është i saktë deri në fund. Të fillojmë me radhë – ngjarja ndodh në Rumani, gjë që theksohet qartë në brendi të tekstit, mirëpo, supozoj, nëse kjo do të ishte precizuar edhe në titull, atëherë nuk do të “tërhiqte” shumë klikime. Poashtu, fjalia është formuluar në atë mënyrë që paralajmëron se të gjithë “gjinekologët për Pashkë nuk do të kryejnë aborte”, që absolutisht nuk është e vërtetë, për shkak se bëhet fjalë për një grup prej 30 mjekësh nga spitali në Timishoarë, të cilët, për asye fetare, për shkak të festës së madhe krishtere, kanë vendosur të mos bëjnë aborte gjatë ditëve të festës.

 

SEZON I HAPUR PËR GJUAJTJE TË LEXUESVE NAIVË?!

Domethënë “truku i dyfishtë” plasohet nëpërmjet titullit – edhe ngjarja ndodh në Rumani, edhe nuk janë të gjithë mjekët. Duke u nisur prej vetes si lexues, sigurisht se shumë më tepër do të më interesonet informata se për Pashkët nuk do të ketë aborte në Maqedoni, se sa nëse ngjarja ndodh në Rumani. Këtu është edhe loja – fut një titull tërheqës dhe numëroi “klikimet” për prezantim para shpallësve komercialë, por edhe ata shtetërorë. Numri më i madh i “klikimeve” ndoshta sjell sponsorime më të mëdha, mirëpo jo gjithmonë edhe gazetari kredibile. Mu kjo ndodh me materialin konkret. Titull nga i cili do të ikte edhe ndonjë tabloid, i ilustruar me fotografi nga një fushatë vendore qeveritare kundër abortit dhe, xhanëm, një artikull korrekt. Jo!!! Kemi tekst – manipulim dhe kjo duhet të thuhet. Poashtu, nuk duhet harruar të përmendet se në vend tashmë krijohet një histori e keqe e keqpërdorimeve të titujve, me çdo çmim, për të arritur deri te numër më i madh i lexuesve, diçka si “sezon i hapur për gjuajtje të lexuesve naivë”. Lajmi është marrë në tërrësi, mirëpo jo edhe titulli, i cili në lajmin origjinal, gjithsesi, është korrekt.

Për shembuj se çka duhet të përmbajë dhe si duhet të duket një titull përsëri i përmendinm Reuters-in dhe Columbia Journalism School:

“Titujt duhet të jenë të mprehtë dhe informativë. Shfrytëzoni fjalë të shkurtëra dhe folje aktive. Më mirë është të përcillet një ide në mënyrë të pastër dhe të qartë, se sa të lidhen dy ide në mënyrë të çuditshme. Shpeshherë, lokacioni gjeografik është i domosdoshëm;

Titujt duhe të jenë të saktë, të kuptueshëm lehtë, tërheqës, dhe të përputhen me përmbajtjen e teksti.”

E tani krahasaoni se çka na është “shitur” shpejt e shpejt, e çka në fakt është dashur të transmetohet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.