Pensionistët edhe të dielën udhëtojnë pa pagesë

Pensionistët katër herë në javë udhëtojnë vetëm me letër njoftim. Foto: printscreen.

 

PROJEKT: TRANSPORT PUBLIK PA PAGESË PËR PENSIONISTËT PËR QYTETIN E SHKUPIT

VMRO DPMNE kujdeset për të moshuarit, qeveria në bashkëpunim me qytetin e Shkupit deri më tani ju ka siguruar transport pa pagesë nëpër komunikacionin publik të qytetit të Shkupit të martën, të premten dhe të shtunën. Përmes këtij projekti do të mundësohet edhe favori pa pagesë për transport të pensionistëve që të zgjerohet dhe të vlejë edhe për të dielën. Me këtë do të krijohen kushte për ndarje të barabartë të numrit të udhëtarëve (pensionist) i cili tani është përqendruar në ditët kur ai është pa pagesë për pensionistët. Në atë mënyrë do të krijohen kushte për rregullim të komunikacionit publik dhe do të përmirësohet jeta e pensionistëve. (Afati: 2014 – NË VAZHDIMSI) 

 

ARSYETIM:

Nga qershori i vitit 2014 pensionistët kanë transport publik pa pagesë edhe ditën e diel. Ky është një premtim i realizuar i VMRO-DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Vendi i mundësive të barabarta për të gjithë” (Jetesë të denjë për pensionistët faqe 191). 

Me 20 qershor mediumet transmetuan deklaratën nga Ndërmarrja Publike për Komunikacion prej ku informojnë se:

Këtë të diel, me 22.06.2014, pensionistët do të kenë edhe ditë të katërt pa pagesë për transport me autobusët e NPK-së.

Prej aty thonë se përkrah të martës, të premtes dhe të shtunës të drejtë për transport të lirë për ditën e diel do të kenë të gjithë qytetarët mbi 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra. Transportin pa pagesë do ta realizojnë duke e treguar letërnjoftimin. 

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.