Pensionet me të vërtetë rriten, por Fondi po bëhet i paqëndrueshëm
Deklaratë e Zoran Stavrevskit:
Ajo që më shumë i gëzon pensionistët është që me ne e dinë në çfar pozite janë.Ato me mund dhe ndershmëri i kanë fituar pensionet e tyre, kanë punuar tërë jetën dhe prandaj është e rëndësishme që t’i marrin në kohë pensionet dhe të ju rriten pensionet. Periudhën e kaluar pensioni mesatar në Maqedoni është rritur për 70 përqind, ndërsa pensioni më i ulët është rritur për 84 përqind. Kjo tregon që pensionistët mund të mbështeten tek ne
[Burim Kurir – Data: 20 mars 2016]
ARSYETIM:
Bëhet fjalë për deklaratë jo konsekuente të Ministrit të financave Zoran Stavrevski, e dhënë në tubimin që e organizoi partia në pushtet VMRO-DPMNE, më 20.03.2016 në të cilin u prezantua „LLOGARIDHËNIE ” për projektet që i ka realizuar në dhjet vitet e fundit.
E vërtetë është ajo që e thotë Stavrevski, që pensioni mesatar në periudhën dhjet vjeçare është rritur në shumë për 70 përqind, ndërsa pensioni më i ulët për 84 përqind. Kjo është bërë në atë mënyrë që duke e përdorur obligimin ligjor për të përshtatur pensionet me përqindjen e inflacionit, VMRO DPMNE më së paku një herë në vit i korrigjon pensionet, ose në mënyrë lineare, ose të shkallëzuar edhe atë me normë më të vogël se 5 përqind, Ndonjëherë, përpara, zgjedhjeve, ky korrigjim i pensioneve bëhet edhe në periudhë më të shkurtër se një vit.
Por ajo që nuk e thotë Stavrevski është që, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor , mes tjerash, edhe për shkak të këtyre politikave është në gjendje sa vinë e më të keqe. Secilin vit, duke filluar nga 2008, njëkohësisht me pagesën në kohë dhe me rritjen e pensioneve, paralelisht rriten edhe transferimet nga buxheti i shtetit, nëpërmjet Ministrisë për punë dhe politik sociale, drejt buxhetit të Fondit, që të mundet rregullisht t’i lëshoj pensionet.
Ky transferim i mjeteve tashmë i afrohet numrit prej 50 përqind të nevojave të përgjithshme të Fondit në nivel vjetor, të cilat kanë vlerë prej 800 milion euro. Vitin e kaluar, nga arka shtetërore janë mbushsur madje 43 përqind nga shuma totale e buxhetit të pensioneve. Ose në numra absolut, nëse në vitin 2008 deficiti ishte rreth 160 milion euro, në vitin 2014 ky deficit është 372 milion euro.
Për më tepër, për këtë Banka botërore ka paralajmëruar më herët, vlerësimi i së cilës ishte që Fondi në një periudhë afatmesme është i paqëndrueshëm.
Banka botërore ka paralajmëruar se në mungesë të reformave me siguri do të ndodh deficit i konsiderueshëm.
Sipas pritshmërisë, deri më 2030 deficiti do të mund të arrijë 10,5 nga GDP-ja, ndërsa borxhi pensional projektohet të jetë mbi 40 përqind, që do të paraqet ngarkesë për gjeneratat e ardhshme.
Nga kjo del që, deklarata e Stavrevskit është vetëm formalisht e saktë, por është jo konsekuente, sepse tregon një të vërtetë të përgjysmuar dhe është heshtur që rritjet е pensioneve janë tashmë në llogari të gjeneratave të ardhshme, të cilat sipas Bankës botërore tashmë në periudhë afatmesme do të ballafaqohen me problemin si të paguhen pensionet dhe të mos rrëzohet i tërë sistemi.
BURIME:
- (20.03.2016) – Kurir –Gruevski: Pensionistët në Maqedoni me pension mesatar më të lartë në regjion – [Qasur më 22.03.2016]
- (11.12.2015) – Faktor – A DO TË PLAS BALONA E PENSIONEVE: Rritet gropa në fondin FPIS! – [Qasur më 22.03.2016]
- (01.03.2016) – TV 21 – Бexheti: I arsyeshëm është sinjali i Bankës botërore për paqëndrueshmërinë e fondit pensional – [Qasur më 22.03.2016]
- (01.03.2016) – 24 Vesti – Raporti i Bankës botërore: Fondi shëndetësorë në periudhë afatmesme është i paqëndrueshëm – [Qasur më 22.03.2016]
- (29.03.2016) – Faktor – Paralajmërim nga Banka botërore: Sistemi pensional i Maqedonisë i paqëndrueshëm në periudhë afatmesme – [Qasur më 22.03.2016]
Vlerëszar nga: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari