Patrullat sociale në Gjorçe Petrov kanë filluar me punë

Faza e parë e projektit patrulla sociale ka filluar, në terren janë angazhuar vullnetarë - Gjorçe Petrov - Foto: skopje.gov.mk

 

Projekt: Hapje  e shërbimit për qytetarët – Shërbimi social për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale të rasteve sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Mbledhja e të dhënave për strukturën e popullsisë mbi baza të: arsimit, punësimit, statusit social, gjinisë, etj. 

(Programi për realizimin e mbrojtjes sociale në Komunën Gjorçe Petrov për vitin 2018, prej Gazetës zyrtare numër 19 të vitit 2017 faqe 72)

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski, se do të angazhohet patrullë e shërbimit social në Komunën e Gjorçe Petrov të dhënë në Programin për realizimin e mbrojtjes sociale (faqe 72)është duke u realizuar.

Se projekti ka filluar të realizohet njoftoi Numovski me 19 shkurt në profilin e tij zyrtar në Facebook ku sqaroi:

Patrulla e shërbyesve social në Komunën Gjorçe Petrov është një projekt i madh i cili do të realizohet në disa faza. Do të tentojmë të detektojmë sa më shumë familje të rrezikuara sociale dhe persona. Faza e parë ka filluar, gjegjësisht janë angazhuar vullnetar prej Fakultetit të Filozofisë- dega Çështje sociale të cilët janë në terren. 

Komuna në ueb-faqen e vet të njëjtën ditë publikoi edhe thirrje në të cilën thërret të gjithë personat të rrezikuar social ose familje nga Gjorçe Petrov të paraqiten në bashkësitë lokale ose në bashkësitë urbane.

Të gjithë personat e rrezikuar social ose familje nga Gjorçe Petrov, të cilët rrezikohen prej varfërisë, raste të përjashtuara sociale, analfabet, viktima të dhunës në familje ose të pastrehë, mund të vendosen në kontakt me telefon në bashkësi lokale ose urbane, që të ju dalim në ndihmë, thuhet në thirrje

Nga Komuna për “Vërtetmatësin”, deklaruan se projekti do të realizohet për dy vite dhe duhet të mundësohet që të formohet karta sociale e Komunës, që të zbulohen personat e rrezikuar social dhe të mësohet struktura tyre shoqërore. Kjo duhet që të shërbej për hapa të më’tejmë të cilët duhet të merren nga ana e qeverisjes lokale. Është planifikuar që të ju ndahet ndihmë sociale, por edhe kyçja e tyre në procesin e formësimit të tyre arsimor dhe punësim.

Vendosja e patrullave sociale si projekt i cili ka filluar që të realizohet është edhe në raportin e kryetarit Naumovski: “Projekte të filluara dhe të realizuara – nëntor 2017 – janar 2018”, ku mes tjerash thuhet se:

Në Komunën Gjorçe Petrov filloi të punojë patrulla, e cila pas të dhënave të mbledhura, në terren do të vizitojë këto persona dhe do të ju jep ndihmë përkatëse. 

Për projektin informuan edhe një pjesë e mediumeve. Ai është njoftuar edhe në intervistën e kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov për portalin “24 info” prej 1 marsi të vitit 2018.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të thuhet se projekti për “hapjen e patrullave sociale në Gjorçe Petrov” është duke u realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.