Patriotët, bisedimet e fshehta dhe vizita e Kocijas

Nimic i "tërthortë", Mijallkovi dhe "i trashi" kanë vendosur. Foto: MPJ e Greqisë

Çështja e emrit nuk ka qenë pjesë e bisedimeve të Kocijas dhe Popovskit. Është më se e qartë se procesi i bisedimeve, kryesisht nën udhëheqjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ende ec ngadalë. Por, janë mjaftë interesante disa bisedime të fshehta me palën greke të cilat i dëgjojmë në bisedat e përgjuara të publikuara nga LSDM, gjegjësisht “bomba” e 33-të.

 

 

Ministri për punë të jashtme i Greqisë, Nikos Kocijas, sot gjatë vizitës në Maqedoni dhe në Shkup ka pasur takime me kolegun maqedonas Nikolla Popovskin, por edhe me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Emil Dimitriev.

Shefat e dy diplomacive kanë biseduar për masat e ndërtimit të besimit, si dhe për linjë hekurudhore nga Manastiri deri në Lerin dhe për ndërtimin e gazsjellësit nga Selaniku deri në Maqedoni. Çështja e emrit, ashtu siç lajmëruan më herët, nuk ka qenë pjesë e bisedimeve të dy shefave të diplomacisë.

. Është e qartë se procesi i bisedimeve, nën udhëheqjen e Organizatës së Kombeve të bashkuara ec ngadalë. Por, janë interesante disa çështje të fshehta për bisedimet me palën greke të cilat i dëgjojmë në bisedat e përgjuara të cilat i publikoi LSDM-ja, më saktë në “bombën” e 33-të.

Në këtë set dëgjojmë për bisedat e fshehta të cilat Sasho Mijallkov në emër të VMRO DPMNE-së i udhëheq me përfaqësuesit grek, jashtë procesit zyrtarë të bisedimeve.Por dëgjojmë edhe për atë se ndërmjetësi Metju Nimic në periudhë të caktuar mundohet që t’i nxis bisedimet, të cilat kanë qenë në “gjumë”. Aty e kuptojmë në bisedën. siç thotë LSDM, shefit të atëhershëm të diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoski dhe bashkëbiseduesi Zoran Joleski,

ZJ: Unë desha të ju thërras…rreth asaj që u pam me Nimic. Kështu, më e rëndësi është se ai është pak i nxjerrë prej procesit, unë nuk kam probleme me të më???…jo sepse është nxjerrë jashtë por se ç’farë do të thonë të tjerët, shoh se e ka peng. Dhe tani thotë se me Vasilakis nuk ka qenë në kontakt afro tre muaj. Të premten e ka lajmëruar dhe ka kërkuar, edhe mua më tha që të caktojmë ndonjë mbledhje. 
AM: Po, po.
ZJ: Unë them se mu kujtua para tre ditëve dhe kryeministrit i’ja nisa një SMS, jo se nuk kam ç’farë ti them, njëherë nuk më lajmëroi, më pas mu lajmërua. 
АМ: Po, po
ZJ: Dhe kryeministri më tha…thuaj vetëm që të mos jetë se unë jam aty, që të mos ketë spekulime…

Se si zhvillohen bisedimet e fshehta në Maqedoni, në Greqi, se si mbahet reciprociteti, dëgjojmë në bisedën me Gruevskit dhe Milloshoskit. Biseduesit identifikohen me përshkrimet – njëri është grek i pastër, tjetri përzierje, njëri është më i trashë, njëri është “A”…

NG: E tani, sot erdhën ato…
АМ: Aha, aha.
NG: Një prej përfaqësuesve të tyre. 
АМ: Të tregohemi edhe ne si nikoqir. 
NG: Po. Erdhën sot. Ai më i trashi. Nuk e di nëse të kujtohet. 
АМ: Aha, Aha.
NG: Jo ai…
АМ: Po, po. Kam përshtypjen se e di kush është, ai që është grek i pastër, ky tjetri është pak i përzier. 
Ng: Po, po. Por, edhe ai është i në njejtit mendim me të. Edhe ai dëshiron që të kryhet puna. 
АМ: Po, po.
NG: Dhe ai vjen i përgatitur për nesër. Nesër shkon i joni atje. 
АМ: Aha
NG: Me atë që emri i fillon me A duhet të takohet…
АМ: Po, po, po, po.
NG: Dhe në përgatitje se kush çka është. Ky i joni i kish thënë se ne do të qëndrojmë në këto kllapa. 
АМ: Po, po.
NG: Ai i kish thënë, jo ju lutem, do të shembet gjithçka, kot është, nuk mundet, ky i nxë të gjitha. Që të gjithë qenë kundër. Vetëm ky me A ishte për, të gjithë kundër. 

Më pas në bisedë kyçet edhe Mijallkovi. Më pas të tre bisedojnë për zgjidhjen e emrit të ri në të cilin “Republika” dhe “Maqedonia” nëse nuk do të ndahen, do të ishte fitore për VMRO DPMNE-së.

NG: Mund që të të kyç në linkun për konferenca që të të dëgjojë edhe njeriu? 
АМ: Po, po, mundet.
NG: Tani të dëgjon. 
АМ: Andaj, mendoj…
NG: Kjo më duket shumë e ndërlikuar. 
АМ: E di, e di, por mund të jetë, të themi, të shitet edhe te ato, dhe të mos na dëmtojë shumë neve, gjegjësisht që të mos mund të dëmtojë atë komponentë Republika e Maqedonisë afër njëra-tjetrës. Do me thënë, qëllimi im është, ne, të themi, para fjalës Republikë, ne të shtojmë ndonjë referencë politike – e pavarur, sovrane, ndonjë, dhe ato të zgjedhin diçka që do të ngelet në kllapa. Do të ishte pak emër më i ndërlikuar nga ai që opinioni pret, por, për çdo rast, ai emri i pastër që do të shqiptohet, lexohet, përdoret, shkruhet, për ne nuk do të ishte i dëmshëm. Do të ketë referenca politike Republika e Pavarur e Maqedonisë, ose ndonjë tjetër, ndërsa për ato, tregimi do të ishte se vërtetë emri është ndryshuar, edhe pse gjeografikisht, ajo për të cilën ato insistojnë, do të qëndroj në kllapa, përsëri janë shtuar dy mbiemra dhe me të tregojmë qartë se kemi arritur diçka me mundin që japim, dhe nuk arritëm për 20 vite. 
SM:  Antonio, e di se çka është më e rëndësishme për ta?
АМ: Po.
SM:  Atyre ju konvenon emri i shkurtër. 
АМ: Nuk do të ketë emër të shkurtër. Ne do ju themi se në emrat zyrtar, mund që të jetë pjesë Marrëveshjes, se gjithkund Maqedonia do të shkoj me emrin e vetëm, zyrtar. Nuk do të ketë emër të shkurtër si Maqedonia ose nuk e di se ç’farë. 
SM: Për shembull, Republika e Pavarur. Si mund të jetë ndryshe? Republika Demokrate? 
АМ: E pavarur, demokrate, sovrane mund të jetë. Mendoj se këto tre, lartë-poshtë këto. 

. Dëgjojmë edhe “si keci dhjetës” do të ju vijë marrëveshja , pas zgjedhjes së çështjes së emrit të publikohet në Sarajevë, aty ku do të jetë Milloshoski.

АМ: Ok. Bën. Jam këtu për gjithçka. Ne do të vijmë në Sarajevë. Do me thënë ato nesër atë qëllim do të kenë, Jorgo do të bëjnë një triumf të vogël nëse ai, në Sarajevë, me 2-shin vjen këtu së bashku me Moratinosin, me të cilin do të dëgjohen dy ditë, më shpesh se sa dëgjohemi ne, dhe erdhi dhe tha, të thotë kështu dhe kështu, unë Jorgo Papandreu, përgjatë të gjithë vështirësive, ajo-kjo, jam deri në fyt me probleme, ju sjell një lajm të mirë – zgjodhëm problemin me Shkupin. Dhe Greqi me krenari lajmëron se atë të cilën e emëruam agjenda e Selanikut dhe tani e pagëzuam Agjenda 2014 për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE, unë jam lider i asaj dhe e çoj përpara. Nuk do të hamendësojnë që ta duartrokasin. Nga Spanja deri në Skandinavi. Ashtu që kjo për të do të jetë një plus i madh, nëse ka sukses. 
NG: Shiko, dhëntë Zoti ne ta zgjidhim këtë, së pari ty do të thërrasim që ti i parë atje të thuash. Hahaha
АМ: Haha. Dua të them se njeriu është i detyruar në një farë mënyre që të zgjidh këtë problem dhe se nevoja e tij e cila është po aq e madhe ose e ngjashme me tonën, duhet që nga ana jonë të paguhet me kërkesë për fleksibilitet më të madh. Do me thënë për atë nuk është punë e vogël, ashtu si ka qenë para 2,3, ose 4 viteve, nëse do të zgjidhet apo jo e gjithë kjo. Tani mendoj se edhe për ato kuponi fiskal dhe faktura ka filluar që të rritet. 
NG: Ok, faleminderit, tung. 
АМ: Dëgjohemi, tung. 

Për bisedimet e fshehta Gruevski informon edhe Silvana Bonevën, koordinatore e atëhershëm e grupit delegues të VMRO DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

NG: Ishte fundi i korrikut, fillimi i gushtit, kur përfaqësuesi i tyre dha një propozim, për atë pjesë ende nuk është i vendosur, sepse një pjesë të mirë të pyetjeve i kemi të zgjidhura, 
SB: Mmm.
NG: Ka edhe një pyetje, ai dha një propozim, i cili është diçka si kompromis, e kemi menduar disa ditë dhe e kemi pranuar. Dhe ai tani thotë, tani duhet që t’i bind të mitë
SM: Мmm.
NG: Unë ju pyetja juve që të shohë nëse pranoni, nëse e pranoni do t’i bind ata. Dhe haj bindi dhe prej atëherë nuk lajmërohet. 

Shumë herë në 8-9 vitet e fundit funksionarë të lartë shtetëror ose funksionar të lartë partiak të VMRO DMPNE-së dhe zëdhënësit e tyre kanë mohuar se zhvillohen bisedime të fshehta. “Bomba” nga e cila theksuam qartë tregojnë se bisedime të tilla janë zhvilluar, dhe më pas është biseduar për emrin e ri të Republikës së Maqedonisë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.