Pastruesit në Stacionin hekurudhor në Londër nuk janë fotografuar për të inskenuar një pandemi të rreme

Фото: Принтскрин видео

Ky postim është nxjerrë jashtë konteksti, pra duke mos deklaruar informacionet dhe me fshehjen e tyre të qëllimshme ose të paqëllimtë, në publik krijohet një pasqyrë krejtësisht e gabuar. Postimi dezinformon se pastruesit në stacionin e trenit në Britaninë e Madhe po bëjnë sikur po punojnë me qëllim që të shkaktojnë frikë dhe të bëjnë publicitet për një fushatë mediatike që ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët se ekziston një pandemi e Kovid-19. Nga kompania përgjegjëse për pastrimin e stacionit për Reuters thanë se punonjësit janë të detyruar të bëjnë fotografi në mënyrë që të vërtetohet se kanë përfunduar detyrën e tyre të punës, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, në të cilin është bashkëngjitur një video ku shihen disa njerëz që dezinfektojnë hapësirën publike, pra një stacion treni në Britaninë e Madhe. Sipas postimit, ata këtë e bëjnë vetëm para kamerës, pra bëjnë fotografi për t’u vënë re nga mediat, dhe jo sepse vërtet e dezinfektojnë dhe e pastrojnë hapësirën të veshur me skafandra. Postimi ka 17 shpërndarje dhe 65 reagime.

Pse jeni veshur kështu, vetëm për të pozuar për mediat? Ju nuk pastroni e nuk bëni asgjë, gjithçka që bëni janë fotografitë. Pse po e bëni këtë?, pyet personi që bëri regjistrimin viral me celularin e tij, e të cilin na e ka dërguar ne.

Personi i akuzon personat përgjegjës për pastrimin e stacionit të trenit se “shtiren” sikur po bëjnë ndonjë punë me qëllim që të shkaktojnë frikë dhe të bëjnë publicitet për një fushatë mediatike që ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët se ekziston një pandemi e Kovid-19.

Por, kjo nuk është e vërtetë. Nga kompania përgjegjëse për pastrimin e stacionit për Reuters thanë se punonjësit janë të detyruar të bëjnë fotografi kur të përfundojnë pastrimin dhe dezinfektimin e mjediseve të stacionit të trenit dhe atë me datë dhe kohën reale. Prandaj edhe bëjnë fotografi -në mënyrë që të vërtetohet se kanë përfunduar detyrën e tyre të punës.

Fotografia është bërë në Stacionin e Finsbury Park. Njëri nga punonjësit ka veshur veshje mbrojtëse personale, pra një skafandër, dhe duket sikur po pozon ndërkohë që personi i dytë po e fotografon.

Postimi, në fakt, për shkak të mungesës së kontekstit dhe informacionit, dezinformon se pastruesit bëjnë sikur po punojnë për të shkaktuar frikë, por që në fakt nuk po bëjnë asgjë.

Kompania “Churchil Group” përgjegjëse për pastrimin e stacionit për „Reuters“ ka deklaruar se punonjësit janë të detyruar të bëjnë fotografi kur të përfundojnë pastrimin dhe dezinfektimin e mjediseve të stacionit të trenit dhe atë me datë dhe kohën reale -në mënyrë që të vërtetohet se kanë përfunduar detyrën e tyre të punës.

Kjo u konfirmua edhe nga “Govia Timeslink Railway”, një kompani përgjegjëse për zonën ku është regjistruar kjo  video në stacionin e trenit.

Fotografitë me kohën dhe datën e pastrimit bëhen për të konfirmuar praninë dhe vendet e pastruara, tha një zëdhënës i Govia në një email për„Reuters“.

Sipas “Churchill Group”, fotografitë janë bërë më 13 korrik dhe dy punonjësit kanë përfunduar me pastrimin e zonës vetëm disa minuta para fotografimit.

E pastruam hapësirën ku shiten biletat dhe prisnim që të largohen udhëtarët që të mund të bënim fotot me detyrat e kryera, thanë ata për „Reuters“.

Nga këto fakte mund të konkludohet se ky postim është nxjerrë jashtë konteksti, pra duke mos deklaruar informacionet dhe me fshehjen e tyre të qëllimshme ose të paqëllimtë, në publik krijohet një pasqyrë krejtësisht e gabuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.