Pas problemeve me IPA, probleme edhe me IPARD?

Edhe shfrytëzimi i parave europiane në bujqësi është në pikëpyetje. Foto: Pixabay

Pas lajmërimit që  komisioni Evropian do t’i shkurtojë mjete prej IPA fondeve për shkak të mungesës së reformave, tani bëhet pyetja edhe për mënyrën se si janë harxhuar paratë edhe prej programit për bujqësi IPARD.

Shkruan Aneta Dodevska

 

Maqedonia, gjegjësisht pushteti, morën sinjal të qartë prej revizorëve evropian se është i nevojshëm një vullnet politik për zbatimin e reformave dhe zvogëlimin e parave evropiane përmes fondeve IPA është një prej atyre porosive. Në këtë mënyrë përfaqësuesi i delegacionit për BE e vërtetoi qëndrimin e komisionit Evropian, i cili ka arritur pas zvogëlimit të mjeteve prej IPARD. Në vend institucionet kanë qëndrime të ndryshme, thekson analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Prej policisë së financave deklaruan se është duke u zhvilluar hetimi për dy raste të mundshme për keqpërdorim të parave evropiane. Prokuroria publike pretendon se është duke bërë hetim paraprak, ndërsa drejtoria për mbështetje financiare në bujqësi thotë se nuk bëhet fjalë për hetim, por për ndalim të mundësisë së keqpërdorimit të pareve.

SHUMË PARA NË DISPOZICION, SHFRYTËZIM I DOBËT…

Sipas marrëveshjeve të shkruara mes qeverisë dhe Komisionit Europian, në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2011 Maqedonia në dispozicion ka pasur 45.700.000 euro, ndërsa shuma prej vitit në vit vazhdimisht rritet. Parat për sektorin e bujqësisë, sipas kushteve të financuesve, kryesisht, janë paraparë për “investime në sipërmarrje bujqësore me qëllim për strukturimin dhe ndërtimin e arritjeve të standardeve te BE-së, si dhe për investimet për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore në pajtueshmëri me standardet e BE-së”. Pas publikimit de Komisioni Evropian do të zvogëlojë mjete prej IPA fondeve për shkak të mungesës së reformave, tani bëhet pyetja për mënyrën se si janë harxhuar paratë edhe prej IPARD programit për bujqësi.

Në Maqedoni tani më vetëm se kryhen disa hetime për vepra penale “mashtrime për mjete nga fondet evropiane”. Janë detektuar parregullsi, të cilat përmes sistemit janë paraqitur deri te institucioneve përkatëse, dhe ashtu siç thashë, janë vërejtur edhe disa raste për mashtrime të mundshme dhe për ato vetëm se janë duke zhvilluar hetimet. Rastet për të cilat janë duke u bërë hetimet apo hetime paraprake kryesisht janë nën monitorim të Prokurorisë Publike, ndërsa janë të përfshira fabrikat dhe kombinatet bujqësore të cilat kanë sigurua pajisje të cilat nuk janë në pajtueshmëri me standardet europiane, gjegjësisht shfrytëzimin e mjeteve nga pika e pestë e paraparë me IPARD. Nga ana e policisë financiare lënda ka përfunduar, rastet janë në Prokurorinë Publike, që do të thotë se prokuroria është duke e kryer punën e saj, thotë për Portalb.mk drejtori për policinë Financiare Aleksander Trgaçevski.

Prokuroria Publike nuk dëshiron të jep detaje, me arsyetim se bëhet fjalë se bëhet fjalë për hetim paraprak, pro prej Drejtorisë monitoruese për mbështetjen financiare në bujqësi thanë se nuk ka pasur aspak keqpërdorim.

Drejtoria për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillime rurale zbuloi raste te dyshimta për mashtrim gjatë shfrytëzimit të mjeteve prej IPARD programit dhe ato janë përndjekur prej drejtorisë për polici financiare, si organ monitorues për zbatimin e hetimit, Pas zbulimit të rasteve, është ndaluar pagesa për të gjithë kontigjenet e këtij lloji të mekanizmit, në drejtim të mbrojtjes së interesave financiare të Unionit Europian dhe të Maqedonisë, deklaruan prej Agjencisë për pagesa.

PËR PESË VITE JANË NËNSHKRUAR 178 MARRËVESHJE

Në periudhën 2009-2013, sipas informatave nga Sekretariati për politikë evropiane, janë realizuar gjithsej 8 thirrje publike, që kanë rezultuar me nënshkrimin e 178 kontratave ndërmjet Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe shfrytëzuesve të fundit. Pyetja për mënyrën e shfrytëzimit të parave evropiane nga programi IPARD u parashtrua menjëherë pasi Komisioni Evropian njoftoi se Maqedonisë do t’i zvogëlohen mjetet nga fondet IPA për mbi 100 milionë euro.

Jo shumë vonë Komisioni Evropian i publikoi shqetësimet në lidhje me mosplanifikimin në sektorët kyçë, mospasjen e përcaktimit politik për reforma strukturore dhe për dispozitat e përgjithshme dhe për këtë arsye Komisioni vendosi ta zvogëlojë mbështetjen financiare për vitin 2016, si dhe të vazhdojë me të njëjtën edhe me një projekt tjetër. Gjykata evropiane e revizorëve para dy javësh e potencoi nevojën që autoritetet të tregojnë vullnet politik të vazhdojnë me reformat që të mundet ndihma evropiane të jetë më efikase, deklaroi për Portalb.mk përfaqësuesi i delegacionit të BE-së, Martin Klauke.

Sipas tij, duhet të përmirësohet dhe të vijë në shprehje vetëdija e personave që janë pjesë e administratës që ka për detyrë t’i ndjekë parregullsitë gjatë shfrytëzimit të parave evropiane dhe t’i zbulojë mashtrimet e mundshme. Një nga ato raste, të cilat tashmë janë hapur nga ana e hetuesve evropianë, është edhe “Aktori” – projekt që mbështetet me paratë e fondeve dhe financuesve të BE-së.

Hetuesit e OLAF-it kanë reaguar në disa raste të mëparshme kur ka pasur dyshim për mashtrim në rastet me menaxhimet e fondeve evropiane për programet arsimore evropiane dhe për mobilitet, si dhe me ndihmën për paraanëtarësim në projektet infrastrukturore (rasti Aktor). Si rezultat i hetimeve të tilla dhe të ngjashme, dy vjet u suspenduan paratë evropiane për Agjencinë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, deklaroi para do kohësh për Portalb.mk , Bojan Mariçiq, nga Qendra ndërkombëtare për arsim evropian.

Sipas qeverisë, zvogëlimi i mjeteve të IPA-s është pasojë e krizës politike, të cilën e shkakton LSDM-ja opozitare.

Maqedonisë nuk i janë miratuar mjetet për shkak të zhvillimeve të brendshme në Bashkimin Evropian dhe për shkak të krizës politike në vend. Qeveria do të gjejë mënyra për ta kompensuar mungesën e këtyre mjeteve që t’i realizojë projektet e parapara, deklaroi kryeministri teknik, Emil Dimitriev.

Shfrytëzimi i mjeteve nga programi IPA 1, për periudhën 2007-2013 ka qenë 61,8 për qind. Në fakt, sipas të dhënave nga qeveria, shuma e përgjithshme e parave të tërhequra ka kapur vlerën prej 614,7 milionë euro, me ç’rast janë nënshkruar 957 kontrata në vlerë prej 379,8 milionë eurosh. Deri në fund të vitit  2017 mbetet të shfrytëzohen edhe 97 milionë euro nga ky program, me ç’rast shfrytëzimi do të ishte ndërmjet 75% dhe 80%. Me programin IPA 2 për periudhën 2014-2020, në kuadër të të cilit ka tetë sektorë, nga gjithsej 664 milionë euro, që janë paraparë në dokumentin strategjik nacional të Republikës së Maqedonisë, deri tani janë programuar mjete që kapi vlerë prej 445,6 milionë euro.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.