Paratë e fasadave barok do të përdoren për fasada energjetike nëpër shkolla të mesme

Ndërtesa e "Pellagonisë", një prej 95 fasadave barok ndërtimi i të cilave është ndërprerë: Foto: Printscreen.

 

Para tre muajsh (02.11.2017) kryetari i Shkupit Petre Shillegov duke urdhëruar gojarisht ndaloi realizimin e fasadave barok nëpër Shkup, të cilat renovoheshin me urdhër të paraardhësit të tij Koce Tarajanovski.

Thash urdhër me gojë që të ndalohen të gjithë fasadat. Bëhet fjalë për 95 objekte. Për këtë qëllim janë paraparë 90 milion denarë, para të qytetarëve të cilat do të kursehen (Shillegov)

Me 27.11.2017 Shillegov premtoi se parat të cilat pararendësi i tij i ka planifikuar për fasada të stilit barok, do t’i përdorim për fasada me efikasitet energjetik në shkollat e mesme. 

[Burimi: SDK: Data, 02.11.2017]

 [Burimi: SDK: Data, 27.11.2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Shkupit Petre Shillegov do të ndalojë realizimin e fasadave barok dhe parat do të përdoren për fasada energjetike për shkollat e mesme (dhënë në nëntor të vitit të kaluar) është realizuar. 

Me 12 janar 2018 Kryetari i Komunës Petre Shillegov në konferencë për shtyp për gazetarët informoi se Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me shkollat e mesme të cilat janë nën fuqinë e tij, fillon projekt të madh investues për rikonstruktimin e fasadave dhe objekteve infrastrukturore.

Me rikonstruktimin e fasadave do të përfshijmë të gjithë shkollat e mesme të cilat kanë nevojë për këtë. Me këtë shkollat do të bëhen me fasada efikase energjetike, në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizim dhe për kursim të energjisë elektrike energjisë për ngrohje. Përkrah fasadave restruktive është paraparë rikonstruktimi i çativë dhe tavaneve, aty ku është e nevojshme. Lartësia e mjeteve për këtë qëllim, të parapara me buxhetin e Qytetit të Shkupit arrin 70 milion denarë. Këto mjete i siguruam me përdorimin e mjeteve të cilat ishin paraparë për Shkupin 2014 – (Shillegov)

Ai poashtu, tha se janë paraparë 20 milion shtesë për furnizimin e shkollave të Shkupit me mjete dhe për rregullimi e infrastrukturës së brendshme në pajtim me prioritete e çdo shkolle. 

Me 31 janar (2018) Qyteti i Shkupit edhe zyrtarisht ndaloi realizimin e fasadave barok. Në seancën e mbajtur atë ditë Këshilli i Shkupit mori vendim për shfuqizimin e Programit për rikonstruktimin e fasadave të objekteve prej qendrës së Shkupit, por edhe i miratoi vendimet për shfuqizimin e vendimit për “barok” fasadat e këtyre objekteve. Me vendimin e marrë nga ana e këshilltarëve të qytetit ka shpëtuar pamja arkitektonike e objekteve të rëndësishme në qytet. Objektet “Ibni Pajko” dhe “Metropoll”, të ndërtuar në vitet e 30 të shekullit të kaluar,që do të kenë fasadat burimore të punuara prej arkitektëve të tyre. Së bashku me to, është ndaluar edhe ndryshimi i fasadave të tjera nga projektit “Shkupi 2014”.

Pushteti i ri në qytet tash vonë informuan opinionin se planifikon mjetet financiare për “barokëzimin” e Shkupit të shkojnë për fasada të reja me efikasitet energjetik për shkollat e mesme në kryeqytet.

Këto ditë (03.02.2018) kryetari Petre Shillegov, në konferencë për shtyp prezantoi rezultate dhe aktivitet më të rëndësishme në 100 ditët e para të mandatit, dhe mes tjerash, tha se:

Është ndaluar ndërtimi i 95 fasadave, të cilat duhej që të merrnin pamje të re barok dhe me mjetet të cilat ishin paraparë për Shkupin 2014, filluan aktivitet intensive dhe përgatitjet për rikonstruktimin e të gjithë shkollave të mesme, që të njëjtat të kenë fasada me efikasitet energjetik, në pajtim me standardet bashkëkohore për racionalizimin dhe shpenzimin e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.