Paralajmërim për mashtrimet nga “këshilltarët financiarë” të rremë në rrjetet sociale
Këta persona reklamohen me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpeshherë duke premtuar fitime të larta dhe fitime të shpejta, kështu që arrijnë të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë investimi dhe pasi dëmtohen, vazhdojnë me një metodë tjetër mashtrimi, ku nxjerrin në rrjetet sociale një reklamë të sponsorizuar për një mënyrë për të rikuperuar fondet e humbura që gjithashtu vazhdon të mashtrojë viktimën
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë njofton qytetarët se është vërejtur një aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave.
Këta persona reklamohen me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpeshherë duke premtuar fitime të larta dhe fitime të shpejta, kështu që arrijnë të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë investimi dhe pasi dëmtohen, vazhdojnë me një metodë tjetër mashtrimi, ku nxjerrin në rrjetet sociale një reklamë të sponsorizuar për një mënyrë për të rikuperuar fondet e humbura që gjithashtu vazhdon të mashtrojë viktimën.
Pas kontaktit përmes rrjeteve sociale, mashtruesit komunikojnë me viktimat përmes telefonatave, duke përdorur numra VIP, të cilët zakonisht duken si numra lokalë, për të fituar besimin. Gjatë bisedës, ata i bindin viktimat që të instalojnë softuer të qasjes në distancë, me pretendimin se u nevojitet për t’i ndihmuar ata të krijojnë platformën e tregtimit.
Pasi fitojnë qasjee në distancë në kompjuterin ose pajisjen celulare të viktimës, mashtruesit hyjnë në bankingun elektronik dhe transferojnë fonde nga llogaritë bankare të viktimave. Në shumë raste, viktimat mbeten pa para para se të kuptojnë se janë mashtruar dhe dëmet janë të konsiderueshme.
Departamenti për Krime Kompjuterike këshillon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur komunikojnë me persona të panjohur të cilët ofrojnë këshilla financiare përmes internetit.
Asnjëherë mos instaloni softuer për qasje në distancë me kërkesë të të huajve dhe kini kujdes nga telefonatat nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
(Meta.mk)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari