Pançe Kralev: Bursa për magjistratura në gjuhën angleze në SHBA

I përgëzoj ekonomistët dhe magjistrat e rinj, dhe me këtë, Ministria e vërteton përkrahjen për Fakultetin Ekonomik në Prilep. Tashmë kemi edhe program të përbashkët me SHBA-të, për magjistratura në gjuhën angleze, për të cilat Ministria siguroi bursa. [Data: 24.04.2012 | Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Më 06.11.2011, Ministri për arsim dhe shkencë, Pançe Kralev dhe ambasadori i SHBA-ve në R.M. Poll Volers, nënshkruan memorandum për Programin Fulbrajt për këmbim akademik, nëpërmjet të të cilit do të mundësohet studimi i studentëve nga Maqedonia në universitetet amerikane, por edhe këmbim i hulumtuesve dhe i ligjeruesve nga SHBA-të, të cilët do të kenë mundësi të qëndrojnë në Maqedoni. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë për arsim dhe shkencë, nëpërmjet programit Fullbrajt, këtë vit 11 studentë do të shkojnë për studime në universitetet e SHBA-ve. Numri, siç informoi ministri, mund të rritet, varësisht nga mundësitë buxhetore. Për përkrahjen e këtij programi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndajë rreth 100 mijë dollarë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.