Pagë prej 100 mijë denarësh për mjekët specialist

Foto: Pritnscreen kolazh vlada.mk

Deri në vitin 2020 pagat e mjekëve specialist në shkallën e tretë mjekësore do të rriten dhe do arrijnë minimum 100.000 denarë, gjegjësisht 1.600 euro

[BURIMI: Programi zgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë në Maqedoni”, faqe 38 dhe faqe 226 , data: dhjetor  2016]  

 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se “pagat e doktorëve specialist në shkallën e tretë mjekësore do të rriten deri në vitin 2020 dhe do të arrijë minimum 100.000 denarë”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, i cili përmendet në dy vende në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 138 dhe faqe 226) është realizuar. 

Ministria e Shëndetësisë, Sindikata e pavarur e shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale dhe Sindikata e Qendrës klinike javën e kaluar arritën marrëveshje për ndryshimet dhe plotësimet në Marrëveshjen kolektive për veprimtari mjekësore. Kjo marrëveshje është nënshkruar disa ditë para fillimit të Qeverisë teknike dhe sipas kësaj, prej shkurtit të këtij viti (2020) rritet koeficienti i kompleksitetit, dhe me këtë edhe shtesa e pagës për kujdestari.

Ministria e Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë (08.01.2020) në konferencë për shtyp komunikoi se prej një shkurtit specialistët do të marrin pagë prej 100 mijë denarësh.

Tani në disa klinika, ku ka kompleksitet të madh, për shembull, klinikat kirurgjike, me kujdestarinë paga do të arrijë deri në 100 mijë denarë. Por, nga shkurti të gjithë pagat klinike do të jenë 100 mijë denarë, diku do të mund edhe të tejkalohet, ndërsa seriozisht do të afrohet mes 85 dhe 110 mijë denarë në varësi të kujdestarsë në spitalet komunale në vend, informoi ministri Filipçe

Siç u tha, përveç specialistëve, paga më të larta do të marre edhe kuadri mësimorë, mjekët komunal, motrat medicinale, bashkëpunëtorët shëndetësor dhe personeli ndihmës-teknik.

Në konferencë për shtyp Filipçe sqaroi se:

Me ndryshimet më të reja dhe plotësimet në marrëveshjen kolektive për veprimtari mjekësore është bërë një rritje e madh e koeficientit të kompleksitetit, me çka rritet edhe paga shtesë për kujdestari. Me këto ndryshime është përfshirë edhe personeli ndihmës-teknik. Me pagën e shkurtit rritjet e pagës janë si në vazhdim: kuadri mësimor merr 20 përqind rritje; mjekët specialit 25 përqind; mjekët komunal 15 përqind; motrave medicinale 10 përqind; bashkëpunëtorëve shëndetësorë 5 përqind; personelit ndihmës-teknik 5 përqind. 

Duhet të potencojë se me këtë rritje të koeficientit të kompleksitetit rriten edhe përqindjet e pagës së kujdestarisë. Në raport me atë se sa ishin në vitin 2018, tani në këtë moment janë të rritura prej 3 deri në 4 herë. Prej shkurtit do të rriten prej 4 deri në 5 herë. 

Duke pasur parasysh këtë premtim të LSDM-së për rritjen e pagave të mjekësve specialist në 100.000 denarë, e vlerësojmë si të realizuar. 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.