Pagat pothuajse nuk rriten me hapjen e vendeve të reja të punës

Nikolla Gruevski është i sigurtë në lidhjen e punësimeve me paga - faktet flasin ndryshe. Foto:skrinshot

 

 

Kryetari i VMRO DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, duke biseduar për vendet e reja të punës në Maqedoni deklaroi:

Në mënyrë indirekte, kësi lloje të reja të vendeve të punës gradualisht do të çojnë deri te presioni ndaj tregtisë së klasës punëtore në drejtim të rritjes së pagave të punëtorëve. Kjo do të ndodhë për shkak të asaj se sa më pak njerëz të papunësuar, aq më tepër do të rritet vlera e punës. Dhe e kundërta. Kur ka më shumë njerëz që me çdo kusht kërkojnë punë, vlera e punës bie. Kjo, përsëri, do të thotë rritje të fitimit dhe rritje të standardit jetësorë të vendbanimit… që do të thotë, rruga drejt pagave reale më të larta dhe standardit më të lartë jetësorë kalon nëpërmjet zvogëlimit të papunësisë, që në të njëjtën kohë duhet të ndiqet edhe me rritje të produktivitetit. dhe pikërisht kjo është duke ndodhur në këto vite.  

[Burimi: Telegraf- mega intervsta me Nikolla Gruevskin (pjesa 5) – Data 30, maj, 2016]

ARSYETIM: 

Nikolla Gruevski, kryetari i partisë qeveritare VMRO-DPMNE dhe kryeministër i mëparshëm që në atë post ka qenë 10 vitet e fundit deri më Janar të këtij viti, në mega intervistën për portalin ”Telegraf”,  pretendonte politikat e qeverisë për të hapur vende të reja pune ”gradualisht” do të vijë deri te rritja e pagave, gjë që është gjysmë e vërtetë. 

Gruevski duke biseduar për temën deklaroi se ka ardhur deri te ulja dramatike e papunësisë (Filluam me rreth 38 përqind papunësi, ndërsa e ulëm në 24,5 përqind. Nga 560 mijë të punësuar në total në shtet në 2006, arritëm në 710 mijë, ose me mbi 150 mijë vende të reja pune) që më pas të nxjerrë përfundimin se ”në mënyrë indirekte, vendet e reja pune të këtij lloji gradualisht do të çojnë drejtë shtypjes ndaj tregtisë së klasës punëtore në drejtim të rritjes së pagave të punëtorëve”. 

Por një tregues statistikor i bërë nga Ministria e Financave, duke marr për bazë të dhënat nga fondi Shtetërorë për statistika, tregon se pretendimi i Gruevskit është shumë i dyshimtë. Ja gjetjet nga Ministria e Financave:

 

 

Në fakt edhe një vështrim tjetër mbi të dhënat statistikore të Entit Shtetërorë për Statistika, atë nga të ardhurat e përgjithshme që i kanë familjet me vite, duke i përfshirë edhe fondet e realizuara nga marrëdhënia e rregullt e punës ose e përkohshmja, shfaqin atë se numrat ndryshojnë me ”shpejtësinë e kërmillit”, por ka edhe vite, si në 2014, në të cilën një pjesë e të ardhurave është zvogëluar, gjë që vërteton të vërtetën e pjesshme të deklaratës së Gruevskit.

Për shembull, në  vitin 2011, fondet në dispozicion në total kanë arrit deri në 323, 9 mijë denarë gjatë së cilës fondet në dispozicion nga marrëdhënia e rregullt e punës ka numëruar vlerë prej 195,4 mijë denarë. në të njëjtën kohë harxhimet shtëpiake mesatare kanë arritur rreth 352,2 mijë denarë, gjegjësisht rreth 2 mijë më shumë nga totali.

Më 2012, fondet shtëpiake në dispozicion kanë pas vlerën 328,4 mijë denarë, gjatë së cilës fondet nga marrëdhënia e rregullt e punës kanë qenë 206,6 mijë denarë. në të njëjtin vit, harxhimet shtëpiake mesatare kanë qenë 339 mijë denarë, që është mbi fondet totale në dispozicion.

Në vazhdim në  vitin 2013, në bazë të të njëjtës statistikë vjetore të Entit Shtetëror për Statistika, fondet shtëpiake në dispozicion kanë kap vlerën rreth 343 mijë denarë, gjatë së cilës fondet nga marrëdhënia e rregullt e punës kanë kap vlerë prej 207,4 mije denarë. Harxhimet totale shtëpiake në vitin 2013 kanë kap vlerë prej 313 mijë denarë, që do të thotë se qytetarët këtë vit kishin vendosur të kursejnë.

Në vitin 2014 fondet në dispozicion dhe të ardhurat nga marrëdhënia e rregullt e punës shënojnë rrënje. Ashtu që, fondet totale kanë qenë 336,3 denarë, derisa fondet mesatare të arritura nga marrëdhënia e rregullt e punës kapin vlerë prej 205,6 mijë denarë, rreth 2 mijë denarë më pak nga vitit paraprak 2013. në të njëjtën kohë, mesatarisht shtëpiakët kanë harxhuar më shumë nga totali i fondeve në dispozicion dhe ky harxhim kap vlerë prej 356 mijë denarë, gjegjësish rreth 20 mijë më tepër nga çka kanë pasur në dispozicion, gjatë vitit.

Këto të dhëna statistikore, tregojnë më pak dy gjëra rreth rritjes së pagave për të cilat flet Gruevski. Së pari, atë se ato janë përqindje minimale, se në ato procese ka edhe tendenca të kundërta, dhe se nikoqirët shfrytëzojnë më shumë mjete nga ato që i posedojnë. Që do të thotë se jetojnë me kredi ose me burime të tjera të padukshme të cilat hyjnë në ekonominë e zezë. Gjatë këtyre numrave të dhënë, po ashtu, duhet të merret parasysh se bëhet fjalë për procese dhe se tek mjetet e shfrytëzuara hyn edhe pjesa e kursimit nga mesatarja vjetore shtëpiake.

Se rritja e pagave, dhe së bashku me të nuk është patjetër që të ndërlidhen dhe fondet e përgjithshme të individëve dhe të shtëpiakëve me hapjen e vendeve të reja të punës, dhe me rritjen e pagave të disa ekzekutueseve të disa degëve që nuk janë të ndërlidhura direkt me hapjen e vendeve të reja të punës, flet edhe raporti statistikor i Fondit Shtetërorë për muajin Mars, në të cilin thuhet se paga bruto në Mars të vitit, gjegjësisht në Mars të vitit 2015, ka index 10,0 (domethënë rritje), gjatë të cilës rritja i detyrohet, para së gjithash, në disa sektorë, nga të cilat i pari është ”aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse”:

Rritja e këtillë i detyrohet, para së gjithash, rritjes mesatare të pagës mujore bruto në sektorin për punësim: ”aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse (16,5%), Informim dhe komunikim (13,1 %) dhe Ndërtimtari (12,8%).

Ose mundet, që të rri shihet i njëjti raport, vetëm për muajin Tetor të vitit 2015, në krahasim me Tetorin e 2014, në të cilin po ashtu thuhet se janë rritur pagat me index 103,1 gjatë të cilës rritja ju detyrohet sektorëve në vazhdim:

Rritje e këtillë i detyrohet, para së gjithash, rritjes mesatare të pagës mujore neto për të punësuarit në këto sektorë: Art, argëtim dhe rekreacion (11,9%), Minierë dhe Nxjerrjes së gurit (7,8%) dhe Veprimtarisë profesionale shkencore dhe teknike (7,6%).

Ashtu siç mund të shihet, rritja është bërë, para së gjithash në ”Art, argëtim dhe rekreacion”, që nuk asocon se është e ndërlidhur me hapjen e vendeve të reja të punës në këtë sektor në mënyrë direkt apo indirekte të qeverisë për punësim.

Për kontrollim të deklaratës së Gruevskit mund të vlejnë edhe të dhënat nga Zyra e të ardhurave publike për proceset e pagës bruto në vite në bazë të së cilës bëhen edhe kalkulimet për taksat ndaj shtetit. Nga kjo tabelë mund të shihet se paga mesatare bruto me të vërtetë është rritur nga 27,507 nga vitit 2009 në 31,644 mijë denarë në vitin 2015. Por, nëse merret parasysh se numri i administratorëve është për dhjetë mijë, dhe po ashtu nëse merret parasysh se me apo pa greva në shumë sektorë që në mënyrë direkte apo indirekte janë nën buxhetin e shtetit, janë rritur pagat njëherë në vit (shëndetësi, polici, ushtri, administrata shtetërore, arsim…), mund të shpjegohet kjo lëvizje prej 4 mijë denarësh bruto për periudhën 7 vjeçare. Pastaj është detyrim ligjorë që pagat ”shtetërore” (dhe pensionet) të jenë në pajtueshmëri me nivelin e inflacionit dhe të ndiqen harxhimet, a këto indikator, edhe pse në sasi minimale, përsëri, janë në sferën e rritjes, dhe nuk janë të ngadalësuara apo të ulur.

Për shkaka të asaj që është thënë më lartë, deklaratën e Gruevskit e vlerësojmë gjysmë të vërtetë, veçanërisht nëse kemi parasysh edhe atë çka flasin statistikat që përpilohen me parametra të tjerë, në varësi të zonave industriale, ku ka më shumë vende të reja të hapura pune, pagat mesatare janë më poshtë se të atyre në kompani private.

Shënim: Linket e theksuara nga FSHS, numrat e shënuar në tekst janë marr nga seksioni ” Të hyrat, harxhimet, Çmimet”.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.