Pagat e ministrave akoma janë larg syve të qytetarëve
Do të vendosim masa për çdo qytetarë i cili në kompjuterin e tij do të mund të shoh se sa është paga e çdo ministri
[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 231 , data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM, mes tjerash, premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të vendos masa me të cilat çdo qytetarë nga kompjuteri i tij do të mund të verifikojë pagën e çdo ministri. Premtimi i përmendur zgjedhor i LSDM dhënë në programit të tyre: “Plani për jetë në Maqedoni“, është pjesë edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 231) dhe deri më tani (05.11.2018) nuk është realizuar.
Plani i kryeministrit dhe ministrit nuk është publikuar. Informacioni për atë se sa janë të hyrat e tyre, qytetarët nuk do të mund i kenë në kompjuterin e tyre në një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë, siç është premtimi zgjedhor i socialdemokratëve. As në internet-faqen e Qeverisë, as në ueb-faqen e ministrive, nuk ka fushë të veçantë përmes të cilët mund të shihet paga e ministrave. Në menynë kryesore, një “vegël” e tillë nuk mund të gjendet me kërkimet në internet-faqen e këtyre institucioneve.
Në mars të këtij viti në konferencë për shtyp të Qeverisë u prezantua Vegla për llogaridhënie të shpenzimeve të bartësve të funksionit, ku mund të shihen informacionet për shpenzime zyrtare të kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, zëvendës ministrave, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, sekretarëve shtetëror të ministrive. Por, me këtë zgjidhje softuerike nuk ka mundësi të shihet se sa është paga e ministrave.
Përndryshe, pagat e ministrave janë rregulluar me Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, ku për ministrat është vërtetuar koeficienti prej 3,7, për kryeministrin 4,4, ndërsa si bazë për llogaritje merret paga mesatare e të punësuarve të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në dhjetor vitin e kaluar paga mesatare ka arritur vlerën prej 23.850 denarë, megjithatë nga Qeveria na sqaruan që nga viti 2009 si bazë për llogaritjen e pagës ë ministrave është merret mesatare 20% më e vogël nga paga mesatare, gjegjësisht në kushtet e tanishme- afërsisht 18.000 denarë. Kështu del që paga mesatare e ministrave më së paku është 88.245 denarë, ndërsa e kryeministrit 107.325 denarë.
1. Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë | 88.161,00 denarë; |
2. Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje ekonomike dhe për koordinim të sektorëve ekonomik | 80.206,00 denarë; |
3. Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme | 92.299,00 denarë; |
4. Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes | 79.150,00 denarë; |
5. Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje evropiane | 75.635,00 denarë; |
6. Hazbi Lika, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje të zbatimit të Marrëveshjes kornizë dhe sistemit politik | 76.340,00 denarë; |
7. Damjan Mançevski, ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë | 69.370,00 denarë; |
8. Robert Popovski, ministër pa portofol për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë | 71.970,00 denarë; |
9. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme | 71.644,00 denarë; |
10. Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ujësjellësit | 68.068,00 denarë; |
11. Mila Carovska, ministre e Punëve dhe Politikës Sociale | 67.743,00 denarë; |
12. Dragan Tevdorovski, ministër i Financave | 70.346,00 denarë; |
13. Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale | 66.442,00 denarë; |
14. Edmond Ademi, ministër pa portofol për diasporën | 68.719,00 denarë; |
15. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë | 68.393,00 denarë; |
16. Arbër Ademi, ministër për Arsim dhe Shkencë | 68.719,00 denarë; |
17. Sadulla Duraku, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor | 72.621,00 denarë; |
18. Aksel Ahmedovski, ministër pa portofol i caktuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë | 70.994,00 denarë; |
19. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë | 68.393,00 denarë; |
20. Zoran Shapuriq, ministër pa portofol për rregullore për përmirësimin e klimës investuese të ndërmarrjeve në vend | 77.825,00 denarë; |
21. Asaf Ademi, ministër i Kulturës | 66.117,00 denarë; |
22. Bardhyl Dauti, ministër pa portofol, i caktuar për investime të huaja | 69.695,00 denarë; |
23. Goran Sugareski, ministër për Transport dhe Lidhje | 71.644,00 denarë; |
24. Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë | 72.296,00 denarë; |
25. Adnan Qahil, ministër pa portofol i caktuar për investime të huaja | 74.898,00 denarë; |
26. Zorica Apostollska, ministre pa portofol për investime të huaja | 76.793,00 denarë. |
Lartësia e neto-pagës për tetorin e vitit 2018; Burimi: Qeveria
Por, ideja e premtimit nuk është që qytetarët vet të llogarisin se sa janë shumat e ministrave, por një informacion të tillë ta kutpojnë në një mënyrë më të thjeshtë, nëpërmjet një vegle softuerike të publikohet në vend të dukshëm dhe të bie në sy. Verifikimin, tani për tani nuk do të mund ta bëjnë me një të klikuar në internet.
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.231 [Пристапено на 05.11.2018]
- Влада на РМ – Алатка за отчетност за трошоците на носителите на јавни функции [Пристапено на 05.11.2018]
- Тајм.мк (21.03.2018): Алатка за отчетност: Владата соопшти дека во првите шест месеци потрошила двојно помалку од составот во 2014 [Пристапено на 05.11.2018]
- Макфакс(21.03.2018): Алатка за отчетност: Владата соопшти дека во првите шест месеци потрошила двојно помалку од составот во 2014 [Пристапено на 05.11.2018]
- МТСП – Законот за плата и другите надоместоци на пратениците во Собранието на Република Македонија и другите избрани и именувани лица во Републиката [Пристапено на 05.11.2018]
- [Пристапено на 05.11.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari