Pa bazë akuzohet se shteti shkakton zjarret për të zbatuar ndonjë agjendë të fshehtë

Фото: meta.mk

Postimi dukshëm ka për qëllim të përhapë teorinë e njohur të konspiracionit për Agjendën 30 të Kombeve të Bashkuara. Kjo Agjendë lidhet me shumë teori konspirative, për të cilat Vërtetmatës ka shkruar më herët. Një nga këto teori, të cilën përpiqet ta promovojë postimi, është se disa elita që drejtojnë botën do t’u marrin njerëzve tokat dhe do t’i vendosin në ato që quhen qytete inteligjente.

 

Po analizojmë një postimFacebook që thotë:

Shtetet po shkaktojnë qëllimisht zjarre në pyje sipas Agjendës 2030. Sipas zbulimit, po afrohet koha e krimeve të mëdha nga politikanët dhe pushtetarët; njerëzit do të përpiqen të fshihen prej tyre, do të ikin nga qytetet në pyje, por qëllimi është që të mos ketë ku të fshihen.

Postimi në mënyrë të pabazuar dhe pa asnjë provë ose argument pretendon se “shteti” shkakton qëllimisht zjarre në vend për të zbatuar një lloj Agjende 30. Të tilla akuza të përgjithshme, pa specifikuar qartë kush, pse dhe si shkakton zjarr, nuk qëndrojnë dhe përdoren vetëm për të manipuluar publikun dhe për të përhapur teori konspirative.

Si çdo verë, edhe këtë vit, Maqedonia përballet me zjarre në hapësira të hapura. Ministria e Punëve të Brendshme deri tani ka arrestuar disa persona të dyshuar për shkaktim të qëllimshëm të zjarreve.

Për shembull, Ministria e Punëve të Brendshme më 18 gusht informoi se gjatë periudhës 01.04.2025 deri më 18.08.2025, në lidhje me zjarret në hapësira të hapura, janë arrestuar gjithsej 39 persona, ndërsa janë ngritur 25 aktakuza pas ndërmarrjes së masave përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se nga 01.04.2025 deri më 18.08.2025, lidhur me zjarret në hapësira të hapura, janë arrestuar gjithsej 39 persona, ndërsa pas ndërmarrjes së masave janë ngritur 25 aktakuza penale. Shumica e zjarreve të ndodhura janë vërtetuar se janë shkaktuar nga faktor njerëzor, me motive të ndryshme, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për sqarimin e rasteve dhe për të hetuar nëse ato raste kanë ndonjë lidhje ndërmjet tyre. Gjithashtu, ju informojmë se nga 01.07.2025, pas vendosjes së ndalimit të lëvizjes në pyje, deri më 30.07.2025, pa leje të shkruar për lëvizje në pyll, janë kapur 22 persona. Kundër tyre do të ngriten kallëzime të përshtatshme sipas Ligjit për Pyjet. Në kuadër të parandalimit të hershëm të zjarreve, shërbimet policore përdorin dronë për monitorimin e zonave pyjore në të gjithë territorin e vendit. Me futjen e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në paralajmërimin e hershëm dhe lokalizimin e zjarreve të mundshme, si dhe në identifikimin e shkaqeve ose shkaktarëve të tyre, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

Nga kjo, nuk ka logjikë që shteti të shkaktojë zjarre dhe pastaj të arrestojë njerëzit dhe t’u ngrejë aktakuza penale. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, siç pretendon postimi, për të zbatuar një agjendë të caktuar, shteti nuk do t’i ndiqte shkaktarët.

Postimi dukshëm ka për qëllim të përhapë teorinë e njohur të konspiracionit për Agjendën 30 të Kombeve të Bashkuara. Kjo Agjendë lidhet me shumë teori konspirative, për të cilat Vërtetmatësi ka shkruar më herët. Një nga këto teori, të cilën përpiqet ta promovojë postimi, është se disa elita që drejtojnë botën do t’u marrin njerëzve tokat dhe do t’i vendosin në ato që quhen qytete inteligjente.

Këto pretendime të pavërteta në internet kanë filluar të përhapen jo vetëm në vend, por edhe në shtete të tjera dhe në gjuhë të ndryshme, pas një incidenti kur një tren doli nga shinat dhe shkaktoi zjarr më 3 shkurt në një qytet të Ohajos, SHBA, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Arsyeja e evakuimit ishte se në tren kishte kimikate, përfshirë edhe vinil klorid, i cili sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së është shumë i ndezshëm dhe kancerogjen, sidomos nëse thithet. Kur ky kimikat ndizet, ai shndërrohet në komponime të tjera toksike, përfshirë edhe hidrogjen klorid.

Megjithatë, ky incident në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me Agjendën 2030, dhe dokumenti i Agjendës 2030 nuk përmban ligje dhe asgjë nuk lejon qeveritë të konfiskojnë toka të ndotura ose të zhvendosin banorët në qytete inteligjente.

Në lidhje me këto pretendime, verifikuesit e fakteve të Reuters shkruajnë se Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të njohura gjithashtu si Agjenda 2030, përcaktojnë objektivat dhe targetet për të ndihmuar vendet të arrijnë zhvillim të qëndrueshëm, por nuk përmbajnë ligje nga asnjë lloj, përfshirë edhe asgjë lidhur me qytetet inteligjente.

Pretendimi se Agjenda 2030 do t’u lejojë qeverive të marrin tokat e ndotura dhe se do t’u lejohet të zhvendosin njerëzit në “qytete inteligjente” është i pavërtetë. Për më tepër, Kombeve të Bashkuara nuk u takon fuqia për të zbatuar ligje. Agjenda 2030 nuk përfshin ligje apo instrumente ligjore, as për tokat e ndotura dhe as për qytetet inteligjente. Ligjet i caktojnë shtetet sovrane dhe mekanizmat shumëpalësh në të cilat ato marrin pjesë, tha zëdhënësi i OKB-së për Reuters

Në vetë tekstin e Agjendës 2030 nuk përmendet askund termi “qytete inteligjente”.

Publikime të tjera të Kombeve të Bashkuara diskutojnë përdorimin e tokës, planifikimin dhe infrastrukturën urbane për të arritur objektivat e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Një shembull është raporti i vitit 2020 i publikuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën.

Për shkak të të gjitha fakteve të përmendura më sipër, postimin që po analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.