Orari i shkurtuar për administratën është kërkesë e sindikatës dhe e një pjese të opinionit shkencor

Фото: META

Pluhuri i madh që është ngritur mbi propozimin për orar pune më të shkurtë për administratën, mund të interpretohet si parazgjedhor, por arsyet për këtë janë kërkesa e sindikatave, si dhe e një pjese të komunitetit shkencor. Pa dyshim, orari i shkurtuar i punës, sipas përvojave të deritanishme në botë, sjellin rritje të efikasitetit dhe sigurisë në procesin e punës.

 

Shkruan: Teofill Bllazhevski

 

Kryeministri Zoran Zaev, në një ngjarje me një rast tjetër më 1 tetor 2021, u “bombardua” nga pyetjet e gazetarëve për temë “dytësore”, propozimi për të zvogëluar orarin e punës të punonjësve të administratës publike (AP) për katër orë ditën e premte.

Ky propozim gjendet në nenin 55 të projektligjit për administratën publike i cili është vendosur në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të ligjeve dhe rregulloreve (ENER).

Edhe pse procesi i konsultimit publik për të gjithë procesin e ndryshimeve në ligj ka filluar që nga nëntori 2020 në ENER, dhe edhe pse versioni i projektligjit të fundit u dorëzua më 17.09.2021, për shkak të propozimit “skandaloz” (për të cilin rol kanë edhe raportimet në media), i gjithë publiku u përqëndrua vetëm në orarin e punës të AP, e cila është planifikuar të zvogëlohet nga 40 orë në 36 orë, dhe ato katër orë më pak do të jenë në ditën e fundit të punës – të premten.

Kërkesë e DOGJSH-së

Edhe pse është e vërtetë që në vetë vlerësimin e ndikimit të rregullores, e cila është pjesë përbërëse e gjithë propozimit të ENER-s, kjo çështje nuk është prekur, as nuk është sqaruar, duket se (gjysmë) e vërteta është teza e mediave se kjo është dredhi parazgjedhore e partive në pushtet (para se gjithash, LSDM-së dhe BDI-së), për të paktën dy arsye.

E para dhe themelore është se zvogëlimi i orarit të punës u kërkua nga sindikata më e madhe e punonjësve në administratën publike – DOGJSH (Sindikata e Drejtorive të Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare). Përfaqësues i kësaj sindikate konfirmoi për mediat se ata e bënë këtë kërkesë në ligjin e ri, megjithëse ishte ndryshe dhe nuk kishte të bënte për 4 orë dhe vetëm të premten.

Kjo kërkesë është paralajmëruar që në vitin 2019 nga DOGJSH (ata donin të rregullohej në përgjithësi në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili gjithashtu është në proces ndryshimi) dhe i referohej uljes së orëve të punës në 7 orë, në vend të 8, çdo ditë pune:

Është koha që Maqedonia t’i bashkohet trendeve evropiane dhe në Ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, i cili është në fazën e përpunimit, të vendosen 7 orë pune çdo ditë, pra 35 orë në javë. Orari shtatë-orësh do të çojë në shpërndarje më të mirë të punës. Reduktimi i orëve të punës me 10.2 përqind të secilit punëtor teorikisht do të çojë në nevojën për të punësuar punëtorë shtesë. Nga aspekti social, ne e argumentojmë kërkesën tonë duke shtuar mundësitë për kujdesin dhe rekreacionin familjar (deklaratë nga kryetari i DOGJSH-së Pece Grujovski, burimi: Akademik.mk).

Shembuj pozitiv evropianë 

Arsyeja e dytë, lidhet me të parën, janë trendet në botë, ku kompani të ndryshme private dhe publike në vitet e fundit kanë testuar modele të efikasitetit të punës në varësi të orëve të punës, kështu që është arritur pothuajse konsensus se orët më të shkurtra të punës krijojnë efikasitet më të madh.

ueb-faqen Juridika, shoqata për edukim dhe kërkime juridiko-ekonomike nga Shkupi, mund të gjendet qëndrim dedikuar për punën me orar të shkurtuar – efikasitet më të lartë, në të cilin thuhet se përparësitë e gjetura në disa vende të Evropës, të cilat për shkak të rrezikut nga pandemia në vitin 2020 reduktuan orët e punës në përgjithësi, dhe u zbulua se efikasiteti jo vetëm që nuk u ul, por u rrit.

Përmendet gjithashtu se kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, tashmë ka propozuar ulje të përgjithshme të orëve të punës në atë vend, nga 8 në 6 orë pune. Përveç kësaj, Finlanda synon të vendosë 4 ditë pune në javë (më shumë mund të lexoni këtu).

Në tekstin e “Juridika” janë përmendur edhe qëndrimet e profesorit universitar Lazar Jovevski, i cili angazhohet për zvogëlimin e orëve të punës në RMV në përgjithësi, por gradualisht nga 1-2 orë në javë dhe jo në të gjithë sektorët menjëherë, por së pari në atë publik, për të arritur më pas në qëllimin përfundimtar, reduktim të përgjithshëm të orëve të punës në sektorin privat, me çka do të arrihej efikasitet më i madh:

Profesori thekson se këto ndryshime do të ndikojnë në kënaqësinë e punëtorëve, sepse për ta do të thotë të drejta më të mëdha dhe mundësi për t’iu kushtuar më shumë kohë aktiviteteve private. Punonjësit do t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në mënyrë më efektive, efikase, më të përkushtuar dhe më të fokusuar, sepse puna me orar të shkurtuar do të krijojë vullnet të mirë dhe motivim për produktivitet më të lartë. Kjo quhet reduktim efikas i orarit të punës, ndërsa përdoruesit përfundimtarë të shërbimeve të sektorit publik – janë qytetarët, pra të gjithë ne, do të ishim më të kënaqur me shërbimet më cilësore që do të merrnim. (Juridika.mk)

Jovevski në një paraqitje në televizion, flet më hollësisht për përvojat shkencore që rezultojnë nga angazhimi i tij për të reduktuar orët e punës, duke përmendur jo vetëm efikasitetin, por edhe aspektin e sigurisë në punë. (nga minuta 2 në video).

Kështu që, “pluhuri” i madh që u ngrit mbi propozimin për orar të shkurtuar për administratën, mund të interpretohen si elemente parazgjedhore, por arsyet për këtë janë kërkesa e sindikatave, si dhe e një pjesë të opinionit shkencor. Pa dyshim, orët më të shkurtra të punës, sipas përvojave të deritanishme në botë, sjellin rritje të efikasitetit dhe sigurisë në procesin e punës.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari