Opinioni duhet të informohet për harxhimin e parave “publike”
Nikolla Gruvski në fjalim kushtuar politikave të investimeve të huaja dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:
N.G.: …Publikimi i paralajmëruar llograrive zyrtare për ndihmesë shtetërore sido që të ta quajnë atë, në realitet do të rezultojë me shumë beteja të humbura për tërheqjen e kompanive të huaja që pretendohet të hapin vende të reja të punës në Maqedoni…
Nëse deri tash vonë kam pyetur veten nëse qeveria e re do të dijë të tërheq investitor të huaj, tani edhe më shumë pyes nëse në të vërtetë ata e duan atë..
[Burimi: VMRO-DPMNE, Ueb-faqja, data, 03.09.2017]
ARSYETIM:
Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe deputeti në Kuvendin e RM-së, në një fjalim të gjatë kushtuar investitorëve të huaj në vend, dha deklaratë ku vlerësoi transparencën e subvencioneve të cilët i kryen shteti në politikën e biznesit, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë.
Edhe përkrah të gjithë deklaratave dhe vlerësimeve rreth asaj kush ka ditur dhe kush ka pasur për qëllim të tërheq investitor të huaj, si dhe për atë se në të vërtetë janë rritësit kryesor të ekonomisë dhe të eksportit (sepse të mos harrohet se paralelisht rritet edhe importi), Gruevski thotë se vendimi i Qeverisë për deklasifikimin e të dhënave rreth asaj sa shteti ka mbledhur para në biznes me kompanitë e huaja të cilat kanë investuar në Maqedoni, do të ishte e dëmshme për të ardhmen e investimeve të huaja:
Është lajmëruar i llogarive zyrtare për ndihmesë shtetërore sido që të ta quajnë atë, në realitet do të rezultojë me shumë beteja të humbura në lidhje me tërheqjen e kompanive të huaja që të hapin vende të reja të punës në Maqedoni…
Gruevski gjatë kësaj nuk jep argumente më serioze, përveç se nuk ka parë që këtë ta kenë bërë vendet e rajonit…
Vendimi i Qeverisë së RM-së për heqjen e fshehtësisë të këtyre të dhënave është shumë i drejtë dhe në përputhje me parimin demokratik të shpenzimit të parave publike. Qytetarët, edhe me vendime me bazë ligjore vendase, Ligji për Qeverinë dhe Kushtetuta e RM-së, kanë të drejtë të dinë se ku shpenzohet secili denar të cilin ka në dispozicion shteti, me këtë, kuptohet edhe Qeveria, si “shpenzues” kryesor i parave të përbashkëta që qarkullojnë në buxhet.
Të rikujtojmë, se Qeveria e Gruevskit ka vendosur shkallë të ndryshme të konfidencialitetit të subvencioneve shtetërore për investitorët e huaj, ndërsa shpesh edhe me shkallën “sekret shtetëror”. Kjo ka qenë përgjigja deri te më shumë mediume, të cilat në pajtim me Ligjin për qasje deri të informacionet me karakter publik kanë kërkuar nga institucionet të dhëna për raste të caktuara.
Për fat të keq, jo vetëm ndaj mediumeve. Kjo shkallë e kinfidencialitetit ka vlejtur edhe për deputetit e Kuvendit të RM-së kur para tyre është gjendur ndonjë raport nga Qeveria për investimet e huaja ose kur është parashtruar pyetje nga deputetët për këtë temë. Kjo është absolutisht e ndaluar, sepse Qeveria për punën e saj përgjigjet para qytetarëve, të përfaqësuar nga të zgjedhurit e tyre në Kuvendin e RM-së.
Përkundër këtij argumenti kryesor përse të dhënat për subvencionet shtetërore në pjesën e investimeve të huaj duhet që të jenë transparente, një pjesë e ekspertëve ekonomik, po ashtu, premtuan për transparencën e këtyre të dhënave. Argumenti më kryesor për ata se rreth këtyre të dhënave mund të bëhet analizë precize dhe të vlerësohet politika ekonomike gjithëpërfshirëse e qeverisë në këtë pjesë.
Është shumë e rëndësishme, veçanërisht për vlerësimin e efekteve të politikës për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, për atë se ishin objekt i kritikës, megjithatë kritika shpesh ka qenë e sheshtë, edhe pozitive edhe negative, për shkak se nuk ka pasur informacione të nevojshme që të bëhet një vlerësim i tillë – thotë profesori Marjan Petreski në bisedën për 24 Vesti.
Të njëjtën e thotë edhe eksperti ekonomik Pavle Gacov, i cili edhe më tej shton se është dyshuese kur shpenzimi i parave publike fshihet, sepse rëndom motivet janë fitimprurëse.
Edhe pse pjesët tjera të fjalimit të gjatë të Gruevskit rreth investimeve të huaja janë të diskutueshme dhe mund të vlerësohen si pjesërisht të vërteta ose të pavërteta, kjo deklaratë me nevojë që subvencionet shtetërore për hapjen e investimeve të huaj të mbeten të fshehta, është e pavërtetë.
BURIME:
- (2015) Закон за Влада – [Проверено на 04.09.2017]
- ( 1991) Устав на РМ– [Проверено на 04.09.2017]
- (30.08.2017) 24 Вести – Декласификација на договорите за државна помош со странските инвеститори– [Проверено на 04.09.2017]
- (30.08.2017) Телма – Се симнува превезот на тајноста, сите ќе знааат колку државни пари добиле странските фирми – [Проверено на 04.09.2017]
- (01.09.2017) Фактор – Дали настаните од 27 април ги одвратија инвеститорите? – [Проверено на 04.09.2017]
- (02.09.2017) Либертас – Овој месец ќе се објават менијата за привлекување домашни и странски инвестиции– [Проверено на 04.09.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari