Omikron nuk i infekton vetëm të vaksinuarit

Фото: Pixabay

Nga raporti i Qendrës Amerikane për kontroll të sëmundjeve infektive, shihet se nga 43 pacientë, 34 kanë qenë të vaksinuar me dy doza. Kjo do të thotë se pjesa tjetër nuk kanë qenë të vaksinuar me dy doza, pra kanë qenë të pavaksinuar. Prandaj është e pavërtetë të thuhet se Omikron i prek VETËM të vaksinuarit. Rastet e konfimuara me Omikron janë persona të cilët kryesisht kanë udhëtuar dhe janë infektuar jashtë Shteteve të Bashkuara. E siç e dimë, për të udhëtuar një person duhet të jetë i vaksinuar me dy doza sepse kështu kërkohet nga numri më i madh i vendeve. Prandaj, të thuhet se Omikron prek vetëm të vaksinuarit është e gabuar edhe për shkak se mostra e shqyrtuar e përbërë nga 43 pacientë jo vetëm që është e vogël, por është e përbërë nga qytetarë të cilët e kanë pasur të domosdoshëm vaksinimin për shkak të nevojës për të udhëtuar, shkruan Vërtetmatës.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Omikron janë infektuar vetëm personat e vaksinuar, sidomos ato që janë vaksinuar me dozën e tretë. Për këtë thuhet se është „konfirmuar zyrtarisht“.

Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve publikoi një raport sipas të cilit nga 1 deri më 8 dhjetor të vitit 2021 në SHBA janë identifikuar 43 raste të personave të infektuar me llojin Omikron të koronavirusit. Nga këto raste nuk ka pasur përfundime fatale, ndërsa vetëm një nga të infektuarit ka përfunduar në spital.

Këto janë vetëm 43 rastet e para të cilat janë analizuar dhe paraqet një mostër jashtëzakonisht të vogël të personave tek të cilët është zbuluar ky lloj i ri i koronavirusit. Të thuhet se Omikron i prekvetëm të vaksinuarit është një pretendim i pavërtetë dhe këtë e  dëshmon edhe vetë raporti në të cilin thirret postimi të cilin po e recenzojmë.

Në raportin e Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, thuhet se nga 43 raste me Omikron në SHBA, 25 janë persona në moshë nga 18 deri në 39 vjet. Data më e hershme e detektimit të simptomave të Omikron është 15 nëntori, tek një person i cili ka pasur histori të udhëtimeve ndërkombëtare. 14 pacientë  (33 përqind nga 43 pacientë), kanë raportuar udhëtim ndërkombëtar 14 ditë para paraqitjes së simptomave të para pas të cilave kanë marrë rezultat pozitiv të testit. Nga këto raste me Kovid-19 që i atribuohen llojit Omikron, 34 janë tek persona që kanë pranuar dy doza të vaksinës, ndërsa 14 tek persona që kanë pranuar dozën e tretë përforcuese të vaksinës.  Gjashtë prej tyre më parë kanë qenë të infektuar me Kovid-19, pra janë reinfektuar me Omikron. Simptomat më të shpeshta kanë qenë kolla, plogështia, rrjedhje të hundëve. Një pacient i vaksinuar ka qenë i shtruar në spital për dy ditë, por asnjë nga të infektuarit nuk ka vdekur.  Hulumtimi i këtyre rasteve tregoi se këta persona janë infektuar si rezultat i udhëtimeve internacionale, udhëtimeve në vend, eventeve të mëdha publike dhe grumbullimeve në mjedise të mbyllura.

Nga ky raport del se 43 pacientë, 34 kanë qenë të vaksinuar me dy doza. Kjo do të thotë se pjesa tjetër nuk kanë qenë të vaksinuar me dy doza, pra kanë qenë të pavaksinuar. Prandaj është e pavërtetë të thuhet se Omikron i prek VETËM të vaksinuarit. Rastet e konfimuara me Omikron janë persona të cilët kryesisht kanë udhëtuar dhe janë infektuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Kjo është një tentativë për t’i frikësuar qytetarët që të mos vaksinohen, pa përmedur asnjë fakt të rëndësishëm, si për shembull që personat e vaksinuar me dy doza nuk kanë pasur simptoma të rënda falë dy vaksinave të pranuara!

Gjithashtu, rastet e konfimuara me Omikron janë persona të cilët kryesisht kanë udhëtuar dhe janë infektuar jashtë Shteteve të Bashkuara. E siç e dimë, për të udhëtuar një person duhet të jetë i vaksinuar me dy doza sepse kështu kërkohet nga numri më i madh i vendeve. Prandaj, të thuhet se Omikron prek vetëm të vaksinuarit është e gabuar edhe për shkak se mostra e shqyrtuar e përbërë nga 43 pacientë jo vetëm që është e vogël, por është e përbërë nga qytetarë të cilët e kanë pasur të domosdoshëm vaksinimin për shkak të nevojës për të udhëtuar! Nga ajo që ka zbuluar Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, është e qartë se vaksinimi nuk nënkupton mbrojtje të plotë nga infektimi me llojin Omikron, por se edhe të vaksinuarit mund të infektohen me atë lloj. Por, kjo nuk do të thotë aspak se Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve nuk e përkrah vaksinimin, as edhe se të pavaksinuarit janë të mbrojtur nga lloji Omikron.

Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në faqen e saj zyrtare thekson se pritet që vaksinat të mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes, hospitalizimi dhe vdekja si pasojë e llojit Omikron.

Megjithatë, reinfektimi, pra infektimi i njerëzve plotësisht të infektuar, ka gjasa të ndodhë. Me llojet e tjera, si lloji Delta, vaksinat u treguan efikase në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Paraqitja e llojit Omikron e thekson edhe më shumë  rëndësinë e vaksinave dhe të dozës përforcuese, shkruajnë nga CDC.

Ka shumë pak të dhëna për të konkluduar se Omikron i prek vetëm të vaksinuarit. Ka edhe të pavaksinuar, si për shembull rasti i  të infektuarve me Omikron në Majami.

E vërteta është se Omikron i infekton si të vaksinuarit ashtu edhe të pavaksinuarit, ndërsa vaksina mbron nga vdekja dhe nga hospitalizimi, si dhe nga format e rënda të sëmundjes.

Prandaj, pretendimin e bërë në postimin që po e recenzojnë se „Omikron i prek vetëm të vaksinuarit“ e vlerësojnë si të pavërtetë.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari