Kundërspin: Në MPB nuk ekziston sigurim personal “sipas nevojës”

­Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski nuk mund të amnistoj vetveten ose qeverinë  pas ikjes së dytë të personave të akuzuar ose të gjykuar në bazë të akuzave të PSP-së. Këtë e vërtetojnë burimet tona, por edhe ligjet dhe aktet nënligjore me të cilat u konsultuam

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë, Oliver Spasovski, dha deklaratën në vazhdim në të cilën ka të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

Spin:  24 orë sigurim personal që e ka (Nikolla Gruevski), është siguria të cilën e shfrytëzon në thirrjen e tij…Herë e fundit sigurimi i tij e ka lënë në shtëpi me 8 nëntor, diku rreth orës 23…Unë më tepër dua të theksoj se përgjegjësia është e atyre që nuk caktojnë masa arresti për personat që janë në rrezik për të ikur…

[Burimi: TV 21 – Spasovski nuk mendon për dorëheqje: Përgjegjësinë kërkojeni te gjykatësit– data:  13.11.2018]

 

Kundërspin:  Spasovskit, si ministër për herë të dytë i ndodh që t’i ik burr shtetas me profil të lartë lidhur me proceset që dalin nga PSP, edhe pse e ka plotësisht të qartë se duhet të mbajë përgjegjësi për ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ai tani këtë përgjegjësi e kërkon te gjykatësit, me çka dëshiron të heq fajin prej vetes, prej qeverisë ekzekutuese dhe refuzon të mbajë përgjegjësi.

Edhe pse është e saktë se masat për kujdes të personave të akuzuar janë te gjykatat dhe se gjykata punon prej të hënës deri të premten, nuk liron MPB-në prej përgjegjësisë, MPB punën 24/7, ndërsa “thirrje për sigurim personal” në MPB nuk ka, tregoi verifikimi jonë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe konsultimin të cilin e kemi bërë me funksionarët e lartë policor, edhe në policinë publik edhe në atë sekrete (ZSP dhe DSK pranë MPB-së), të cilët kërkuan të mbeten anonim.

Burimet tona vërtetojnë se është e papërgjegjshme që Spasovskit të pretendojë se ka sigurim në thirrje sipas nevojës.

Sigurimi i Gruevskit është me vendim të organit kompetent, të marr në bazë të ligjit për Qeveri, që i takon kryeministrit sepse sigurimi i tij është i rëndësisë së lartë. Siguria e tij është, në të vërtetë, punë për të cilën është përgjegjëse e gjithë Qeveria, e në veçanti MPB, për shkak se personat pranojnë urdhra dhe paga nga MPB, dhe jo nga Gruevski. Kush do të ishte fajtor ose përgjegjës nëse fizikisht Gruevskit do t’i ndodhte diçka prej datës tetë deri më sot – pyet një prej burimeve tona.

Këtë e dëshmoi edhe verifikimi i “Vërtetmatësit” në dokumentet e karakterit publik. Ligji i Qeverisë me plotësime prej vitit 2013 i mundëson Gruevskit si ish kryeministër 24 orë sigurim personal prej 6 personave, të cilët mund vet t’i zgjedh, por janë në njësinë e duhur të MPB-së, veturë dhe shofer, në kohëzgjatje për aq sa ka qenë kryeministër. E gjithë kjo është e paraparë në Nenin 14-a të Ligjit për Qeverinë, i cili është shtuar nga Qeveria e atëhershme dhe është miratuar në Kuvend në vitin 2013.

Në Ligjin për Polici Neni 127 thuhet se Qeveria do të sjell akte nënligjore siç është ushtrimi i sigurisë. Kjo është miratuar me Rregullore për sigurim të personave ose objekteve, llojet e masave dhe aktivitetet dhe shkalla e sigurisë, e miratuar prej Qeverisë në vitin 2014, në të cilën në mënyrë precize thuhet në Nenin 6 se sigurimi i takon edhe ish kryeministrit:

Nga ana e Ministritë së Punëve të Brendshme me masa të rregullta dhe aktivitete për siguri janë të siguruar:

– Presidenti i Republikës së Maqedonisë pas përfundimit të funksionit dhe anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë në pajtim me ligjin dhe

–  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilit i ndërpritet funksioni në pajtim me ligjin. 

 Neni 18 i kësaj Rregullore në paragrafin e parë thitë se “masat dhe aktivitet për sigurimin e personave dhe objekteve përbëhen nga ndërmarrja e:

Masave operative-preventive dhe aktiviteteve për sigurimin e personave, objekteve dhe hapësirave; 

Ndërsa, Neni 21 i Rregullores në mënyrë specifike shton që masat që merren janë:

Masat dhe aktivitetet për sigurim fizik përbëhen prej realizimit të sigurimit fizik direkt dhe personal dhe marrjes së masave të tjera fizike dhe aktiviteteve për shkak të rrezikut të sigurisë së personave dhe sigurisë së objekteve që sigurohen, përshirë këtu edhe sigurimin në komunikacion dhe shoqërues të personave dhe objekteve. 

Më parë këtë shërbim e kanë kryer persona të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në të ashtuquajturën drejtoria e 6. Prej Organogramit të strukturës së MPB-së, pa DSK-në prej vitit 2015, shihet se ky është një shërbim i madh, gjegjësisht Departament, i vendosur nën Forcat Policore Qendrore, me të cilat, udhëheq Drejtori i Zyrës për Sigurim Publik (ZSP) pranë MPB-së: Drejtorët e ZSP-së dhe DSK-së i emëron qeveria me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilën, bashkëpunojnë ngushtë në punët e përditshme.

Siç mund të shihet prej Rregullores, në asnjë moment nuk lihet mundësia “masat për sigurim të personave të përbëhen prej masave “kujdestar sipas nevojës” së personit i cili sigurohet. Përkundrazi, pa marr parasysh se çfarë rregulla ekzistojnë dhe çfarë vendime janë marrë prej drejtorit të ZSP-së ose ministrit, Rregullorja është e qartë, se sigurimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe personal dhe me ndërmarje të masave të tjera dhe aktiviteteve për mbrojtjen personit. 

Burimet tona sqarojnë se Gruevskit mund të kërkojë lokacion të caktuar që të mos jetë i shoqëruar prej personit i cili e siguron, por i gjithë sigurimi i tij për shkak të kryerjes së detyrës themelore për sigurim të Gruevskit, duhet në çdo moment të di se ku është ai, andaj siguruesit dhe shefi i tyre kanë plan se në çfarë mënyre do të kujdesen për sigurinë e tij përderisa fizikisht nuk janë përkrah tij në objektin kur qëndron.

Përkrah kësaj, burimet sigurojnë se në punën policore ekziston diçka që quhet “mbikëqyrje operative” dhe se një mbikëqyrje e tillë mund të miratohet edhe pa asnjë vendim në gjykatë, përderisa mbikëqyrja realizohet mbi personin ose objektin si një interes i sigurisë për shërbim (për ZSP ose DSK). Prej këtu vjen edhe habia. Jo vetëm për Gruevskin, për të cilin dihej se dhjetë ditë pritej caktimi i mundshëm i dënimit me burg, por edhe për Goran Grujovski, i cili tani ka azil në Greqi. Përse për këto persona nuk është realizuar një mbikëqyrje operative pyesin burimet tona, të cilët potencojnë se ajo mbikëqyrje operative nuk paraqet ndjekje të komunikimeve me çka është i nevojshëm miratimi i prokurorit ose gjykatësit dhe se me të mund të ngrihet pasuria në të dy rastet.

Prej këtu mund të shihet se edhe ndonjë faj ka edhe te gjykata, e cila që prej mbrëmjes së ditës së premte ka mundur të kërkojë urdhër arresti prej MPB-së, por, gjithsesi, MPB nuk është pa faj për të dy këto arratisje të personave me profil të lartë prej rasteve të PSP-së, na sigurojnë burimet tona.

Për shkak të fakteve të shtruara më lartë dhe argumenteve, mund të vlerësohet se deklarata e Spasovskit është një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.