Oliver Andonov
Dr. Oliver Andonov
Data dhe vendi i lindjes: 27.02.1971 në Shkup
http://www.mvr.gov.mk/profilepage/minister
Arsimimi:
Ka lindur me 27.02.1971 në Shkup, ndërsa ka jetuar në Kriva Pallank ku ka kryer edhe shkollën fillore. Pas mbarimit të shkollës fillore është regjistruar në Shkollën e Mesme Ushtarake në Sarajevë. Gjatë shkollimit në periudhën e viteve 1985-1989 ka banuar në Sarajevë dhe në Zadar.
Shkollimin e mesëm e ka përfunduar me 1989 ne Shkollën e Mesme Ushtarake në ushtrinë këmbësore në Sarajevë për topografik-gjeodezi, si rreshter artilerie dhe me 15.07.1989 merr pjesë në shërbimin aktiv ushtarak në APJ.
Ka diplomuar në Institutin për mbrojtje në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 1999, me titull profesor i diplomuar në mbrojtje, me diferencë pedagogjike të kryer dhe kualifikim akademik për profesor në lëndët që kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen, paqen dhe sigurinë, me notë mesatare 7,74.
Ka kryer masterin në studimet multidisiplinare në mbrojtje, siguri dhe paqe dhe zhvillim në drejtimin për paqe dhe zhvillim në vitin 2007 me temën: “Mobilizimi etnopolitik dhe konfliktet në Republikën e Maqedonisë”, me notë mesatare 9,25.
Ka doktoruar në Institutin për siguri, mbrojtje dhe paqe në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në vitin 2010 me temën: “Modeli i paralajmërimit të hershëm të Bashkimit Evropian dhe ndikimi i tij mbi sigurinë politike në Republikën e Maqedonisë” ku merr dhe titullin doktor në paqe dhe zhvillim për studime multidisiplinare nga fusha e sigurisë, për analiza dhe llogaritje të rreziqeve dhe kërcënimeve mbi sigurinë, krijimin e modeleve për paralajmërim të hershëm dhe krijim të procesit të sjelljes së vendimeve politike të krijuara mbi vlerësime afatshkurtër, me afat të mesëm dhe afatgjatë dhe analiza të indikatorëve përkatës, si dhe studimi i konflikteve dhe nivelit të zgjedhjes dhe parandalimit.
Përvoja e punës:
Ka punuar në më shumë vende pune në strukturat e sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Më herët në periudhën e përfundimit të Shkollim të Mesëm Ushtarak prej 1989 deri në vitin 1992 ka punuar në më shumë garnizone si rreshter artilerie në departamentin e Beogradit, si dhe në detyrën e komandantit në njësitë e zbulimit.
Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 2004, ka punuar në shumë komanda dhe shtabe në ARM në garnizonet Kumanovë dhe Shkup. Prej vitit 1992 deri në vitin 1998 punon si komandant në njësinë e artilerisë. Ka mesi i periudhës së vitit 1998 deri kah mesi i vitit 1999 ka qenë komandat i njësisë për zbulim në 1. Korpusin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa ka mesi i vitit 1999 deri në fund të vitit 2001 ka qenë Komandat i çetës Komandën e 1. Korpus dhe Komandant i rrethit. Gjatë kësaj periudhe, ka kryer shumë aktivitete të zbulimit në kufi te Serbisë dhe Kosovës, ndërsa në vitin 2001 ka marr pjesë aktivisht në luftë duke komanduar njësinë e tij si oficer për mobilizim dhe rezervistë në luftë në departamentin G-5 në Komandën në Kumanovë. Në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2004 ka punuar si komandant i togës së kadetëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” dhe profesor në lëndët luftarake profesionale: Metodika e rregullores gjatë detyrës, Metodika e stërvitjes dhe artilerisë sipas përgatitjes topografike-gjeodezike.
Prej vitit 2004 deri në fund të vitit 2009, ka punuar në shumë detyra në MPB në policinë kufitare në RC Jug, PS Mavrokva Noga, PS Sopot dhe në policinë kriminalistike në departamentin e tregtisë së drogës dhe armatimit në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup dhe Kumanovë.
Në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2009 përkrah punës në policinë e kriminalistikës Oliver Andonov punon si asistent në lëndën Zgjedhje e konflikteve në Fakultetin për Siguri në Shkup në Universitetin “Shën Kliment Ohdridski” në Manastir.
Oliver Andonov në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2012 ka qenë asistent në lëndën Zgjedhja e konflikteve dhe trajnim në gjuajtje, si dhe mësues nën lëndën Taktika e detektivit në kushte verore, në Universitetin Evropian – në Shkup në Fakultetin për Detektivë dhe kriminalistikë.
Në shtator të vitit 2001 merr titullin Docent në Fakultetin e sigurisë dhe kontrollin financiar në Universitetin MIT në Shkup dhe profesor në lëndët Bazat e zhvillimit të kriminalistikës, Metodika në kriminalistikë dhe Metodika e hetimit të krimit financiar.
Në të njëjtin universitet në shkurt të vitit 2013 zgjidhet edhe docent në Etiologjinë e rrezikut në grupin e lëndëve të fushës së etiologjisë gjatë të cilave shërben edhe si profesor në lëndët: politika e sigurisë, studimet e sigurisë, paqja, konfliktet dhe zhvillimi, si dhe në “zgjidhjen e konflikteve” dhe ” hetimet themelore në kriminalistikë”. Përvoja akademike e Dr. Oliver Andonov në fushën e punës mësimore-shkencore si mësues në lëndët profesionale ushtarake në akademinë ushtarake, asistent në akademinë policore, asistent në Universitetin Evropian dhe mësues në Universitetin MIT rrumbullakohet në 9 vite.
Nga viti akademik 2012/2012 deri me 01.04.2016 është udhëheqës i bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe Zyrës Erasmus në Universitetin MIT në kornizë të së cilës ka arritur të realizojë 4 marrëveshje bilaterale për mobilizim studentor ku përfshihet organizimi dhe realizimi. Në korniza të shkëmbimit Erasmus dhe bashkëpunimit ndërkombëtar Dr. Andonov ka ligjëruar në universitete botërore me theks të veçantë në temat lidhur me politikën rajonale dhe rreziqet e kërcënimet mbi sigurinë e Maqedonisë dhe rajonit.
Pas thirrjes së Universitetit ndërkombëtar “Liberta” të Dubrovnikut, Dr. Andonov është profesor- vizitues i Fakultetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në lëndën “Siguria ndërkombëtare, paqja dhe konflikti” në semestrin veror në vitin akademik 2015-2016 me 50 orë në total.
Nga maji i vitit 2016 Dr. Andonov është ligjërues me titull Docent në katedrën për siguri në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” në lëndët “Mbrojtja civile, Mbrojtja civile dhe sektori i Inteligjencës dhe Sigurisë”
Përkrah angazhimit profesional, si profesionist merr pjesë në punën e shumë forumeve profesionale në fushën e sigurisë.
Në korniza të studimeve master dhe doktoraturës, Dr. Andonov ka përgatitur dy hetime në terren në fushën e mobilizimit etnopolitik dhe mendim të ekspertit si dhe analizë krahasuese në lidhje me parandalimin e konfliktit dhe paralajmërimit të mëhershëm në Republikën e Maqedonisë dhe në procesin e arritjes së marrjes së vendimeve, me theks të veçantë në konsideratën e kapacitetit administrativ në strukturat e sigurisë në shtet dhe roli i tyre në procesin e marrjes së vendimeve.
Si udhëheqës ose bashkëpunues në shumë projekte kërkimore-shkencore në suaza të Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe, si dhe në Fakultetin për Siguri në Universitetin MIT për nevojat e përgatitjes së punëve shkencore-kërkimore dhe për nevojat e Këshillit Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë. Në periudhën prej vitit 2010 deri më tani ka të publikuar më shumë se tetë punime në revista të jashtme dhe të vendit, gjegjësisht për ngjarje në vend dhe ngjarje ndërkombëtare, shtatëmbëdhjetë punime shkencore në revista ndërkombëtare dhe katër punime në revista ndërkombëtare, si dhe një monografi dhe dy tekste shkollore për arsim të lartë në të cilat njëri veçanërisht lidhet me punën e policisë të titulluar si “Zbardhjet Bazike në Kriminalistikë dhe Analiza”, i cila është rezultat i aktivitetit të tij shkencor-kërkimor.
Fushat shkencore me interes për Andonov kanë qenë, studime të sigurisë, krijimi i politikave dhe marrja e vendimeve, siguria ndërkombëtare, studim dhe hulumtim i konflikteve dhe niveli zbardhjes së konflikteve, ndërmjetësimit në bisedime dhe në proces konflikti, rreziqe dhe kërcënime mbi sigurinë, teoritë e paqes, ballafaqimi me fatkeqësitë dhe katastrofat, si dhe parandalimi nga rreziqet dhe kërcënimet mbi sigurinë duke e mbështet në ngritjen e kapacitetit civil dhe ushtarak në Republikën e Maqedonisë, mbrojtja, shpëtimi dhe realizimi i interesave nacionale nëpërmjet llogaritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve dhe zbulimi kriminalistik, analizës dhe përdorimi i tyre pragmatik. Për nevojat e punëve shkencore individuale ka të përgatitur hetime të pavarura në Republikën e Maqedonisë dhe rajon të cilat janë të publikuar në suaza të punimeve kërkimore-hetimore prej ku njëra pjesë është e publikuar në revistat prestigjioze ndërkombëtare.
Ka marr pjesë në shumë seminare profesionale dhe shkencore dhe fitues i shumë mirënjohjeve dhe certifikatave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Si ligjërues, ka qenë pjesëmarrës i rregullt në Rajonin Euro-Atlantik në kamp në Malin e Zi ku ka edhe seminarin e vet për studentët e më shumë shteteve në Evropë, lidhur me politikat aktuale dhe gjendjen e sigurisë në rajon, veçanërisht në lidhje me raportet e Republikën e Maqedonisë me Greqinë.
Momentalisht punon në studimet akademike në Universitetin e “Shën Kliment Ohridskit” në Sofje me temën “Interesat nacionale në gjeopolitikën e nyjës Ballkanike”, në aspektin teorik të interesave nacionale në shtete e Ballkanit, ndikimi i faktorëve global mbi Ballkanin dhe pjesa hulumtuese në definimin i mospërputhjeve të vazhdueshme dhe interesave vitale nacionale të shtetit dhe ndikimi i politikës së sigurisë evropiane dhe prizma e interesave evropiane vitale në rajon.
Po ashtu, pjesëmarrës në projektin ndërkombëtar në organizimin e Komisionit Sllovak Atlantik në pjesën e projektit hulumtues si “Radikalizmi fetar në Ballkan dhe ndikimi i tij mbi vendet e Evropës Qendrore”, në bashkëpunim me partner nga Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Oliver Andonov punon në vazhdimësi dhe në kërkime shkencore në lidhje me përparimin e sigurisë në komunikacionin rrugor si pjesë e aktiviteteve të ekipit në Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Si rezultat i arsimimit të deri tanishëm dhe të vazhdueshëm Oliver Andonov flet serbisht, bullgarisht dhe anglisht, shërbehet me kompjuter në word, excel, power point etj.
BURIME
Biografia e Oliver Andonov si ministër i Punëve të Brendshme, e vendosur me 1 dhe 2 shtator të vitit 2016 në ueb-faqen e MPB (klikoni në fotografinë në të majtë)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari