Ohri ende pa tregun e ri që u premtua– themelet do të vendosen me vonesë

Ohër, 3 prill 2017, treg të mbyllur nuk ka. Foto: FB faqja e NP së Tregut të qytetit.

 

Projekt:  Ndërtimi i tregut të gjelbër të mbyllur në vend të tregut të vjetër

Përshkrim: Përfundimisht, do të tejkalojmë problemin me kushtet e papërshtatshme të tregut të qytetit, i cili nuk i ngjanë Ohrit si qendër turistike. Tregu i sapondërtuar do të plotësojë të gjitha kushtet higjenik dhe teknike dhe do te mundësojë shitjen e prodhimeve të sigurta bujqësore dhe ushqimore. (Mjetet: 50.000.000,00 denarë Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Afati 2013-2016)

 

ARSYETIM:

Ky premtim i përfshirë në programin e  VMRO-DPMNE-së dhe kandidatit të atëhershëm, dhe kryetarit të tanishëm  Nikolla Bakraçeski për zgjedhjet lokale të vitit 2013 (faqe 36)  deri më tani (20.04.2017) nuk është realizuar.

Tregu i gjelbër në Ohër është mjaftë i frekuentuar, veçanërisht në periudhën e verës, kur qyteti është stërmbushur me vizitorë nga vendi dhe bota dhe për këtë kandidati i atëhershëm për kryetar jo rastësisht e ka ofruar si projekt të ardhshëm, nëse zgjidhet. Në premtim është dhënë edhe afati për përfundim, dhe ai është fundi i vitit 2016.

Vërtetmatësi” në fillim të 2016 ka kryer verifikim të premtimit dhe atëherë është vlerësuar se projekti është duke u realizuar. Vlerësimi është dhënë mbi baza të asaj se disa aktivitete kanë filluar, para së gjithash procedura e tenderit në të cilën është zgjedhur partneri për realizim përmes partneritetit publiko-privat në vitin 2015 dhe procedura për nxjerrjen e lejes për aktivitete ndërtimore në vitin 2016. Edhe pse, kryetari i tanishëm, atëherë u shpreh se është i bindur që ndërtimi do të fillojë në maj-qershor të vitit të kaluar (2016), por kjo nuk ndodhi.

Kontrolli i deritanishëm vërtetoi se qyteti nuk ka treg të gjelbër bashkëkohor të mbyllur në afatin e dhënë, prej vitit 2013 deri në fund të vitit 2016. Deri ne fillim te prillit (03.04.2017), është kryer dislokimi i tezgave të tregut të gjelbër të tanishëm, ndërsa me 18 prill, ka filluar edhe gërmimi i asfaltit, që të mund të gërmohet garazhi nëntokësor dhe të mund që të sulmohen themelet e tregut të ardhshëm. Kjo vërtetohet edhe nga vet ndërmarrja publike, e cila këto informacione i ka plasuar edhe në faqen e  tyre në Facebook.

Prej këtu, edhe pse kanë filluar aktivitete ndërtimore (me 18.04.2017), premtimin e vlerësojmë si të parealizuar, sepse, ka kaluar afati dhe çka është më e rëndësishme, mandati i kryetarit te Ohrit është pranë fundit, gjegjësisht duhet që të përfundojë në muajin e ardhshëm – maj 2017.

 

BURIME:

 

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.