Ofendimet drejtuar punonjësve shëndetësor nuk duhet të përsëriten në titull!

 

 

Shkruan: Vane Trajkov

Në titullin e informacionit të publikuar në portalin Republika, pas incidentit të mbrëmshëm para SPQ ,,8 Shtatori’’ që thotë ,,Duhej ta kishin vrarë, OBSH-ja ju paguan për çdo të vdekur: Komente të pabesueshme në rrjetet sociale’’ përsëriten ofendime të shpalosura dhe gjuhë e urrejtjes ndaj punonjësve shëndetësor. Edhe pse në informacion përcillet kumtesë nga MPB-ja dhe deklaratë e ministrit të shëndetësisë i cili e dënon këtë akt, përcillen edhe komente ofenduese nga rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë, pa patur kujdes se çfarë mund të shkaktojë efekti i shtuar i titullit dhe pjesës hyrëse të informacionit. Të gjitha ofendimet dhe thirrjet për vrasje kishin mundur të ,,evitohen” ose në mënyrë përshkruese të sqarohet se bëhet fjalë për thirrje degraduese, poshtëruese me gjuhë të urrejtjes ndaj punonjësve shëndetësor. Përveç kësaj, në mënyrë selektive janë veçuar vetëm komentet e kësaj natyre.

Në këtë informacion të publikuar mungon tërësisht verifikimi i vërtetshmërisë të komenteve të postuara që janë kopjuar dhe janë vendosur në titull. Sidomos komenti për mund;sinë që OBSH-ja të paguajë për çdo pacient të vdekur, për çka nuk ka kurrëfarë konfirmimi zyrtar nga ndonjë institucion në vend apo i huaj, por ka vetëm spekulime, të cilat kur inkorporohen në një informacion zyrtar marrin një masovitet më të madh dhe arrijnë tek një numër më i madh i qytetarëve. Gjithmonë, për një titull të shkruar, gazetari duhet të sigurojë argumente dhe fakte, dhe jo të mbështetet në deklarata të kota ose komente, e aq më pak nga rrjetet sociale ku për çdo ditë publikohen lajme të pasakta. Detyra themelore e gazetarit është të sigurojë informacion të saktë për qytetarët pa tituj senzacional.

Informacioni bazohet në statusin në Facebook të Asociacionit të specializantëve dhe mjekëve të rinj që postuan komente pas incidentit të mbrëmshëm, me ç’rast bëhet apel: ,,Të dashur kolegë, mos lejoni kurrë që për shkak të mutacioneve të këtilla të harroni se sa i fisëm dhe altruist është profesioni Juaj dhe gjithmonë të veproni me dashuri dhe dëshirë për të ndihmuar’’.

Informacioni i publikuar bie ndesh me Коdin etik të gazetarëve para së gjithash me nenet 8, 10, 15 ku alarmohet për titujt senzacional ose për tekstet që mund të nxisin dhunë, sidomos në gjendje pandemie. Gazetari, paralelisht duhet të përkujdeset edhe për kulturën e të shprehurit dhe etikën kur publikon ndonjë informacion të caktuar, por edhe të ketë kujdes për interesin publik dhe efektet e mundshme në komunitet nga publikimi i informacioneve me tituj të bazuar në komente të paverifikuara nëpër rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe kanë elemente të gjuhës së urrejtjes.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .