Nxënësit në Miravci me sallë të re sportive

Foto: Qeveria e RM-së.

Projekt:  Ndërtimi i sallës sportive në SHF “Kliment Ohridski”. Me qëllim të avancimit të zhvillimit të drejtë dhe avancimit të frymës sportive dhe garuese te të rinjtë, si pjesë e projektit “145 salla sporti”, në bashkëpunim me qeverinë qendrore do të ndërtojmë sallë sportive në SHF “Kliment Ohridski” në Miravci. (Afati i realizimit: 2013-2015)

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Kliment Ohridski” në Miravci është një premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov. Projekit është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Gjevgjeli më të mirë” (faqe 22). Gurthemeli i sallës së re sportive në shkollën fillore “Klimetn Ohridski” në Miravci, është vendosur me 22.03.2013. Salla, siç lajmëruan nga Qeveria, është pjesë e projektit qeveritar për ndërtimin dhe pajisjen e 145 sallave sportive.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se salla do të ndërtohet me 24 milion denarë, të siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe Bankës për Zhvillim pranë Këshillit Evropian. Do të këtë në dispozicion zhveshtore, dushe, tualete, hapësira për vendosjen e rekuizitave, si dhe hapësirave të veçanta për mësimdhënësit.  

Me 25.07.2014, në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Gjervgjelisë u publikua informacioni se kanë filluar punët ndërtimore për sallën e re sportive në shkollën fillore “Kliment Ohridski”.

Salla shkollore sportive në Miravci do ketë në dispozicion zhveshtore, dushe, tualete, hapësira për vendosjen e rekuizitave sportive, si dhe hapësira të veçanta për mësimdhënësit. 

Me 23.02.2015, portali Republika informoi se është vendosur bazamenti prej betoni mbi të cilin do të ndërtohet salla sportive.

Objekti do të jetë i hapur edhe për aktivitete jashtë mësimore, gjegjësisht për mbajtjen e garave, si dhe për rekreacion nga ama e banorëve. 

Me 01.12.2015 portali gvglive.mk publikoi se salla sportive në f. Miravci është në fazën përfundimtare.

Salla e re sportive në Miravci është në fazën përfundimtare. Së shpejti nxënësit e SHFK “Klimnet Ohridski”, si dhe sportistët e tjerë, të këtij vendbanimi mund të ta shfrytëzojnë këtë objekt të ri sportiv. 

Salla solemnisht u lëshua në përdorim me 12.02.2016

Sot në orën 13:00 në mënyrë solemnet do të lëshohet në përdorim salla e re sportive në Miravci e cila gjendet në oborrin e SHFK “Klimnet Ohridski”. Salla sportive është pjesë e projektit ndërtimi i 145 sallave sportive në vend, informoi gvglive.mk 

Me 30.10.2016, vetëqeverisja lokale në Gjevgjeli i ka prezantuar para kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, projektet në Gjevgjeli të cilët kanë përfunduar dhe ata të cilët janë duke u realizuar. Siç publikoi Nova Makedonija, Gruvski gjatë qëndrimit në Gjevgjeli ka vizituar edhe sallën e re sportive të sapondërtuar në SHF “Kliment Ohridski” në Miravci. Salla sportive në Miravci si projekt përfundimtar, përmendet edhe në publikimin e ueb-faqes zyrtare të Komunës me 31.03.2017, në të cilin thuhet së janë përmirësuar kushtet për mësimdhënie në të gjithë shkollat e Gjevgjelisë.

Edhe përkrah kësaj, nxënësit në SHFK “Kliment Ohridski” në Miravci u bën me sallë të re sportive, të ndërtuar me mjete nga programi i Qeverisë së RM-së. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të thuhet se premtimi i kryetarit të Gjevgjelisë, Ivan Frangov, për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Kliment Ohridski” në Miravci është realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.