Nuk u ndërtua rrjeti i kanalizimit fekal në f. Zdunjë, Gostivar

ARSYETIM: Para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta kishte vizituar fshatin Zdunjë dhe para banorëve të këtij fshati kishte premtuar ndërtimin e kanalizimit fekal, që sipas tij, ishte pjesë e programiт zgjedhor të BDI-së. Gjithashtu, ky projekt ishte premtuar dhe në Platformën Promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014. Deri më tani (20.01.2017), ky premtim është i parealizuar. 

“Në fshatin Zdunjë do të ndërtojmë kanalizimin për ujërat e zeza që është ndër kërkesat kryesore të këtij fshati”. (burimi: fax.al, 21.03.2013)

Sipas programit zgjedhor të BDI-së, si afat i fundit për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Zdunjë, ishte dhënë viti 2014. Megjithatë punimet as që kishin filluar deri në atë afat.

met

Dy vite më vonë, gjegjësisht në shtator të vitit 2016, kishin filluar punimet për ndërtimin rrjetit të  kanalizimit fekal. Për të ndjekur punimet nga afër, më 04.10.2016 në terren doli kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Projekti në fjalë, sipas tij, kap vlerën prej 18 milion denarë.

“Besoj që shume shpejtë do të zgjidhet ky problem. Investimi do të jetë 18 milion denarë”. (burimi: TV2 Gostivar, 04.10.2016)

Tenderin për kryerjen e punimeve e kishte fituar NP ‘Komunalec’. Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Memedali Xhaferi kishte potencuar se behej fjalë për 4154 m kanalizim.

“NP ‘Komunalec’ i kryen punët për ndërtimin e kanalizimit fekal në fsh. Zdunjë. Gjatësia komplet e kanalizimit është 4154m. Është paraparë 116 puseta të vendohen nëpër fshat. Ekzekutues dhe mbikëqyrës i këtij projekti është ndërmarrja ‘Pllanin'”. (burimi: TV2 Gostivar, 04.10.2016)

Ndërkaq problemet me kanalizimin vazhdojnë edhe në vitin 2017. Në një prononcim për Vërtetmatësin, nga Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit njoftuan se punimet në ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Zdunjë kanë ngecur për shkak të kushteve klimatike.

“Projekti financohet me 80% të mjeteve nga buxheti i Komunës dhe 20% nga buxheti i Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec”. Punët i realizon Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” sipas dinamikës së paraparë,  por për momentin janë shtyrë për shkak të kushteve të vështirësuara dimërore”. (burimi: Vërtetmatësi, 20.01.2017)

zdunje,

Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Zdunjë, Gostivar kishin filluar që në vitin 2013, ndërsa nuk arritën të përfundohen as edhe në vitin 2017. Nga ajo që kemi arritur të vlerësojmë, mundë të përfundojmë që premtimi për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Zdunje, Gostivar deri më tani (20.01.2017) është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.