Nuk pritet shpërbërja e Maqedonisë dhe as krijimi i Shqipërisë Etnike

Edhe pse në Maqedoninë e Veriut janë të ndaluara tashmë dy burimet kryesore të dezinformatave ruse “Russia Today” dhe “Sputnik”, disa nga narrativat me anë të së cilave rusia ndër-vite ka tentuar të ndikojë dhe t’i fus në retorikën e medieve të Ballkanit Perëndimor ende qarkullojnë, një ndër ato është edhe ajo e Shqipërisë Etinike”, shkruan Portalb.mk. 

Një portal në „Fejsbuk” ka publikuar një lajm ku pretendohet që është dhënë ideja për shpërbërjen e Maqedonisë së Veriut dhe krijimit të asaj që sipas tyre quhet Shqipëri Etnike.

“Tani pas deklaratave të Zoran Zaevit, nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se t’i fiIIojmë negociatat me shqiptarët për ndarjen e Maqedonisë së Vardarit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Të gjithë që shkruajnë për Maqedoninë e dijnë që ajo do të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, por të gjithë shtiren sikur nuk janë të njohur me probIemin dhe presin dikush tjetër ta zgjidhë” shkruan në mes të tjerash në këtë artikull.

Agresioni rus në Ukrainë vazhdon tash disa muaj dhe për këtë, Rusia është shumë e interesuar që nëpërmjet propagandës të nxisë tensione në shtetet tjera me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes, sidomos në ato shtete ku ajo ka interes – që, padyshim janë edhe ato të Ballkanit Perëndimor por jo vetëm.

Për këtë, tre muaj më herët Bashkimi Evropian mori vendim për të ndaluar transmetimin e medieve ruse si „Russia Today” (RT) dhe „Sputnik” të cilat sipas të gjitha analizave, kanë qenë burim kryesor i dezinformatave ruse dhe shpërndarjes së ideve destruktive në rajon.

Në deklaratën e Këshillit Evropian thuhet se “Rusia po kryen një fushatë sistematike dezinformuese ndërkombëtare, duke shtrembëruar faktet për vendet fqinje dhe duke u përpjekur të krijojë destabilitet në këto vende”.

Shumica e lajmeve të cilat kanë potencial të prishin qetësinë që e ka Ballkani Perëndimor apo ngacmojnë herë pas here tension – qoftë në Bosnje, Serbi e jo vetëm, kanë të bëjnë kryesisht me tentativa të dëshpëruara ruse, gjithmonë duke shfrytëzuar disa medie të financuara nga ata, apo, të pavetëdijshme që shpërndajnë informacione të rreme apo tendencioze, me autor propagandistët rus.

Shqipëria Etnike”, një nga naracionet ruse për ndikim në Ballkanin Perëndimor

Një studim i titulluar “Narrativat ruse ndaj Ballkanit Perëndimor” i publikuar nga Qendra e NATO-s për Komunikime Strategjike (STRATCOM) identifikon disa narrativa rus në mediat e Ballkanit Perëndimor. Hulumtimi bazohet në raportet e mediave në vitin 2018 duke cituar edicionin serb të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve “Sputnik”.

Siç e kemi theksuar më lartë, faqja e internetit “Sputnik” e sponsorizuar drejtpërdrejt nga Kremlini, që tashmë është ndaluar, është e njohur si një nga kanalet kryesore të ndikimit rus në hapësirat mediatike në Ballkanin Perëndimor.

  • Lexoni raportin duke klikuar KËTU.

Në mes të tjerash aty u identifikuan narrativat më të shpeshta që i jep mediumi, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe atë: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbinë. Gjithashtu edhe për Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO-n.

Edhe pse ky hulumtim nga ana e Qendrës së NATO-s për Komunikime Strategjike (STRATCOM) është bërë disa vite më herët, gjegjësisht në vitin 2018, sot e kësaj dite vërehet se të njëjtat narrativa janë ende aktuale dhe shumë të pranishme në hapësirën mediatike. Një prej tyre është edhe në lajmin që e recensojmë.

Hulumtuesit kanë konstatuar se lajmet që përmbajnë idenë e “krjimit të Shqipërisë Etnike” përbëjnë një nga narrativat që është gjetur në disa publikime të Sputnik, sidomos në Maqedoninë e Veriut, kjo për të përforcuar përshtypjen e pasigurisë dhe paqes së brishtë apo jo-stabilitetit.

Me anë të këtij narrativi përveç që është tentuar të paraqitet një pasqyrë jo-reale, propaganduesit rus me çdo kusht kanë dashur të nxisin tensione mes popujve në Ballkanin Perëndimor.

Përveç kësaj, meqenëse tre shtetet për të cilat flitet me anë të këtij narrativi janë anëtere me të drejta të plota në NATO, propaganduesit rus kanë tentuar që lexusit t’i bindin se megjithatë NATO nuk është e aftë për të mbrojtur kufijtë e shteteve anëtare të saj dhe se nuk duhet t’i kenë shpresat te ajo.

Ky “lajm” i ka të gjitha elementet e propagandës

Propaganda do të thotë informacioni ose pako informatash që nuk janë objektive dhe përdoren që të ndikojnë në mendimin ose sjelljen e njerëzve për përmbushjen e një agjende (politike, korporative, etj.). Propaganda zakonisht përdor një mesazh emocional dhe jo racional. Ekzistojnë shumë lloje dhe nëntipe të propagandës, por është e zakonshme të ndahen në politike, fetare dhe komerciale.

Andaj, me shpërndarjen e idesë së “Shqipërisë Etnike”, padyshim që vendosen në funksion emocionet e njerëzve sepse personat të cilët merren me propagandë, në këtë rast propaganduesit rus njohin se ku qëndron frika, zemërimi apo shpresa e target-grupit të tyre dhe godasin pikërisht aty. Kështu, i “bllokojnë” ata për të menduar racionalisht dhe rrjedhimisht pamundësojnë pranimin e këtyre informacioneve në formë kritike.

Një nga teknikat e propagandës është gjithashtu edhe thirrja në autoritet, gjegjësisht, citimi i ndonjë personi me autoritet për të përkrahur idenë e tyre dhe për t’i dhënë peshë asaj. Në këtë lajm është përmendur emri i isht-kryeministrit Zoran Zaev dhe i njëjti është keq-cituar, gjegjësisht, Zoran Zaev asnjëherë nuk ka përkrahur idenë e Shqipërisë Etnike.

Teknika tjetër e propagandës që është përdorur në këtë lajm është që i njëjti është servuar sikur kjo ide përkrahet nga masa, në ndërkohë që nuk paraqitet asnjë studim që e vërteton këtë. Propaganduesit shpesh herë insinuojnë se shumica e njerëzve përkrahin idenë të cilën ata e shtyjnë përpara.

Ndryshe, disa nga narrativat tjera që përdoren nga ana e propaganduesve rus për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor janë si vijon: “Ballkani Perëndimor është jostabil”, “Bashkimi Evropoan është hegjemonist”, “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të dobëta, të paaftë dhe të korruptuar”, “BE/NATO janë të dobëta dhe nuk janë të bashkuara” si dhe “NATO është agresive dhe provokuese.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.