Nuk ka subvencione prej 9.000 denarësh për të papunësuarit

Në Planin për rritje ekonomike nuk është përfshirë premtimi zgjedhor i LSDM-së për subvencionimin e vendeve të reja të punës të personave më të moshuar. Foto: Printscreen

 

  • Në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të punësohen persona të papunë deri 50 vjet, do të ju ndahet mbështetje me vlerë prej 9.000 denarë për pagën mujore bruto të paguar, në periudhën prej 12 muajsh, nëse bruto paga është më e lartë se paga mujore mesatare në vitin paraprak. Ndërmarrja është e detyruar që të mbështes personin deri në 12 muaj pas tejkalimit të periudhës mbështetëse…
  • Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat do të punësojnë persona të papunë mbi 50 vjeç ose persona të grupeve të margjinalizuara (marrës të ndihmës sociale, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër, viktima të dhunës familjare, persona invalid dhe prindër me fëmijë me pengesa në zhvillim), do të ju ndahet mbështetje me vlerë prej 9.000 denarëve për pagën mujore bruto të paguar, në periudhë prej 18 muajsh, nëse bruto paga është më e lartë se paga bruto mesatare e vitit paraprak. Ndërmarrja është e detyruar që të mbaj në punë personin edhe 12 muaj pas skadimit të periudhës për mbështetje…

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (208 – 209); Afati për realizim:gjashtë muaj]

 

ARSYETIM:

 Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi subvencione prej 9.000 denarësh për pagat mujore bruto të paguara në periudhë prej 12 muajsh për kompanitë të cilat punësojnë persona deri në moshën 50 vjeçare, ndërsa ato kompani të cilat do të punësojnë persona më të vjetër se 50 vjeç, ndihma shtetërore prej 9.000 denarëve për dhënien e pagës bruto, në periudhë prej 18 muajsh. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, i dhënë në programin zgjedhor: Pani për jetë në Maqedoni”, në kapitullin “Reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 208 dhe 209) deri më tani (09.02.2018) tetë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re, nuk është realizuar. 

Në fund të vitit të kaluar (27.12.2017) kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i prezantoi masat prej Planit për rritje ekonomike, të cilat i miratoi Qeveria, dhe të cilat janë themel i tre shtyllave. Me masat prej shtyllës së parë mundësohet mbështetja për krijimin e vendeve të reja të punës, me ç’rast parashikohet “për çdo vend pune të ri të krijuar për të cilin kompanitë di të paguajnë neto-pagë 50 përqind më të lartë se paga minimale të vërtetuar me ligj, Qeveria do të sigurojë mbështetje prej 20 përqind të lartësisë së pagës”. 

stolb 1

Masa shtylla e parë e Planit për rritje ekonomike

Nuk kemi interes të subvencionojmë punësime me paga minimale. Që të zvogëlohet konkurrenca jo lojale të 70 përqind të mjeteve janë të përcaktuara për punësime të personave të cilët dalin prej banke, për persona të cilët janë më tepër se tre muaj të papunësuar, për persona të cilët drejtpërdrejt do t’i marrin prej administrate, si dhe për persona të cilët kanë mbetur pa punë, për shkakun se kompania në të cilën kanë punuar ka falimentuar ose është duke i zhdukuru shpreh Angjushev.

Atëherë, poashtu u kumtua se kjo masë për rritje e punësimit i cili zgjatë pesë vite, me çka kompanitë të cilat në vitin 2017 kanë pasur punësime të këtilla do të mund të konkurrojnë për ndihmë deri në prill të vitit 2018, ndërsa ata të cilat do të punësojnë realizojnë punësme të reja në vitin 2018, ndihmë do të mund të kërkojnë deri në prill të vitit 2019.

novi rab.mesta

Masa shtylla e parë e Planit për rritje ekonomike

Sipas masës sëparaparë në shtyllën e partë nga “Plani për rritje ekonomike”, del se në çdo kompani do të ketë punësime të reja dhe do të ju jep neto-pagë prej 300 eurosh, shteti do të ndihmojë në kthim të mjeteve me vlerë prej 60 eurosh. Por, në “Planin për rritje ekonomike” aspak nuk përmendet se do të jepen subvencione prej 9.000 denarësh për pagën e mujore bruto të dhënë për kompanitë të cilat do të punësojnë persona të papunësuar me vlerë deri dhe mbi 50 vjeç, në periudhë prej 12 ose 18 muajsh. Ashtu që këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si jo të realizuar. 

 BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.