Nuk ka rrezik për Çavkovin as për për nënshkrimet e paautorizuaar, as si ministër jo kushtetues
Митко Чавков, ем беше е неовластен потписник на документите во МВР, ем беше неуставен министер што го потврди Собранието на РМ. Тој, сепак, со огромна доза на веројатност, нема да понесе какви било последици поради ова, пред сè, поради контрадикторноста на законите и констелациите што владеат во Уставниот суд
Mitko Çavkov, edhe ishte nënshkrues i paautorizuar në dokumentet e MPB-së, edhe ministër jo kushtetues gjë të cilën e vërtetoi Kuvendi i RM-së. Por, ai përsëri, ka shumë gjasa, që nuk do të ketë asnjë pasojë për këtë, para së gjithash, për shkak të kontradiktave ligjore në Gjykatën Kushtetuese
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Është vërtetuar informacioni se ministri gati i zëvendësuar për punë të brendshme, Mitko Çavkov, por edhe ministri një ditor, Oliver Andonov, nuk kanë mbledhur nënshkrime në Regjistrin qendror, aty ku dërgohen të dhënat e MPB si për person juridik, nuk do të ketë pasoja juridike në lidhje me dokumentet e nënshkruara.
Këtë për “Vërtetmatësin” e vërtetuan dy ekspert juridik, Dr. Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinskit për të drejtat njerëzore në RM dhe Prof. Dr. Dimitar Galev nga fakulteti juridik Justiniani i Parë pranë Universitetit Sh. Kirili dhe Metodij në Shkup.
Ministri është propozuar nga Qeveria, Kuvendi i zgjodhi dhe më pas lexoi betimin. Nga ai moment, ai konsiderohet ministër. Nuk mundet Regjistri qendror të ketë më shumë rëndësi se Kuvendi – deklaroi shkurt Stojanovski.
Profesor Galev, thotë, “se ekziston kontradiktë e madhe dhe përplasje të ligjeve të cilët e rregullojnë këtë materie“, duke na i treguar ligjet rreth Regjistrit qendror, atë të qeverisë, për organizimin e organeve administrative, për buxhetin, etj, duke potencuar se “se të gjithë shumë shpesh janë ndërruar dhe të plotësuar, me çka përforcohet kontradikta për disa vendime“. Si për shembull na potencoi nenin nga Ligji për Regjistrin qendror me paragraf “mjaftë të paqartë”
Neni 22 nga Ligji për Regjistrin qendror potencon faktin se të gjithë të dhënat të fituara nga ky institucion kanë pasur vetëm veprim informues (!?)
Informacione me gojë dhe të shkruara për të drejtat e përbëra dhe përmbajtje të tjera të shkruara në regjistrin themelor dhe Regjistrin Qendror. Informacion i shkruar i dhënë nga Regjistri qendror ka vetëm veprim informues.
Profesori e potencoi edhe Nenin 7 nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sistemin me një sportel dhe për udhëheqje të regjistrit të tregtisë dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, me të cilin hiqet përgjegjësia nga ky institucion për vërtetësinë e të dhënave:
Në nenin 39 paragarfi (1) pika e 2 ndërrohet dhe thotë: “(2) janë plotësuar kushtet për nënshkrim të ligjeve të caktuara;”. Pas paragarfit (1) shtohen dy paragrafe (2) dhe (3), të cilët thonë kështu: “(2) Përgjatë nënshkrimit regjistruesi: 1) nuk hulumton procedurën ligjore dhe vërtetësinë e përmbajtjes së shembujve (dokumente dhe prova) që paraqiten përgjatë nënshkrimit në regjistra; 2) nuk hulumton procedurën ligjore për të cilën janë marrë dhe 3) nuk hulumtohen nëse të dhënat të cilët nënshkruhen në regjistër janë të vërteta ose në përputhshmëri me ligjin. (3) Për vërtetësinë dhe legjitimitetin e procedurave dhe të dhënave nga paragrafi (2) përgjigjet personi, gjegjësisht persona të caktuar me ligj.”
Përndryshe, sipas Ligjit për Regjistrin qendror, neni 23, “për saktësinë e të dhënave përgjigjet ai i cili i ka shkruar, sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës civile“, që do të thotë se, edhe nëse ngrihet ndonjë lëndë, bëhet fjalë për shkelje.
MPB DHE RQ “LAJNË PARA”
Të rikujtojmë, informacionin e publikoi portali “Libertas”, ndërsa e emetuan më shumë mediume. Në tekstin e shoqëruar me foto në të cilin shihet se gjatë tërë kohës nënshkrues i autorizuar dhe agjent në MPB ka qenë Oliver Spasovski, që nga koha kur ka qenë “ministër teknik” për herë të parë, në titull sugjerohet teza se me siguri të gjithë vendimet që cilat i ka nënshkruar kanë qenë të paligjshme.
Portali NTV, ka kërkuar përgjegjësi nga MBP, për çka ka marrë përgjigje se ata nuk mund t’i interpretojnë ligjet:
Ligjet i sjell dhe zbaton Kuvendi ndërsa ne nuk jemi të autorizuar t’i interpretojmë të njejtit. Përderisa në Regjistrin qendror figuron një gjendje e tillë duhet t’i pyetni ato se përse është ashtu – u përgjigjën nga MPB për portalin
Nga RQ përsëri, vërtetuan se te ato janë deponuar të dhënat, por për çdo ndryshim duhet t’i lajmëroj depozituesi dhe ashtu në të vërtetë qëndron në ligje të cilët rregullojnë punën në RQ.
Në Regjistrin qendror punojmë përmes aplikimit për regjistrim, aty ku është bërë ndryshimi ka afat të caktuar në të cilin duhet të parashtrohet aplikimi për te ne…Një parashtrim i tillë nuk ka arritur te ne dhe për atë arsye nuk është vepruar…, deklaruan nga RQ për NTV.
ÇAVKOVI JO LEGJITIM – NUK KA PASOJA
Nga ajo që është shënuar më lartë shihet se përshtjellimi dhe kontradiktat e ligjeve mund të krijojnë probleme, dhe pikërisht për atë mosndëshkimi. Por, nëse ajo është ashtu në lidhje me nënshkrimin e paprekur, në rastin e kushtetushmërisë së emërimit të Çavkov për ministër që në maj të vitit 2015, nuk ka dyshime. Çavkov ishte ministër jo legjitim. Konstatimin e vërtetuan edhe nga Komiteti i Helsinskit, ndërsa përgjatë emërtimi ka reaguar edhe profesoresha Mirjana Najçevska, ekspert i të drejtave njerëzore.
Vet emërimi i tij paraqet shkelje me dhunë të rendit kushtetues. Çdo urdhër i tij është kundër ligjit dhe kundër kushtetutës – deklaroi atëherë Najçevska
Konstatimin i tyre bazohet sipas rregullit kushtetues në nenin 97 në Kushtetutën e RM-së, i cili është i prerpë:
Organet e administratës shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe policisë i udhëheqin persona civilë, të cilët drejtpërsëdrejti para zgjedhjes në ato funksione kanë qenë civilë së paku tre vjet.
Atëherë nga Helsinski dolën me deklaratën në vazhdim:
Në pajtim me Nenin 97 nga Kushtetuta e RM-së, me organet e administratës shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe policisë udhëheqin persona civil, të cilët drejtpërsëdrejti para zgjedhjeve në ato funksione kanë qenë së paku tre vjet. Organet e administratës shtetërore në fushën e policisë është MPB, ndërsa personi udhëheqës është ministri për Punë të Brendshme. Sipas asaj, që të zgjidhet si ministër, Çavkovi patjetër duhej të jetë person civil më së voni deri në prill të 2012. Duke pasur parasysh se deri në maj të 2013 ai ka qenë shef i policisë, del se Çavkov nuk e plotëson kushtin e paraparë në Nenin 97 nga Kushtetuta e RM-së.
Dhe me të vërtetë, biografia e Çavkovit saktësisht zbulon de ai që në fillimet e karrierës punon në departamente të ndryshme të Policisë, e cila përsëri konsiderohet si pjesë uniformuese e MPB dhe pjesë e Departamentit për Siguri Publike. Sipas asaj, është më se e qartë se jo tre vite, por Çakvov nuk ka qenë jashtë “uniformës” as tre ditë.
Më shumë se dhjetë vite ekzistonte një situatë e tillë në Maqedoni. Ministër për punë të brendshme u emërua Siljan Avramovski, i cili prej atëherë edhe sot është pjesë e MPB, vetëm në pjesën e “policisë sekrete” ose Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. Komiteti i Helsinskit për të drejta njerëzore në RM, atëherë parashtroi iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese, i cili përsëri me “vendimin e Solomonit” u shpall jokompetent.
Për fat të keq, me Vendimin K.Nr 127/2004, Gjykata Kushtetuese u shpall jokompetente që të vendos për këtë pyetje, duke përcaktuar se është e drejtë e Kuvendit që të zgjedh ministrat e Qeverisë dhe se vendimi është zgjedhje sipas karakterit dhe përmbajtjes paraqet akt individual, me të cilin nuk rregullohen sjelljet mes një numri të pacaktuar të subjekteve në mënyrë të përgjithshme dhe i njëjti nuk është rregullore – deklaruan vjet nga Helsinski.
Duke vlerësuar se Çavkov do të jetë ministër për shkurt kohë, as nga Helsinski, as dikush tjetër nuk ndërmori iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese, ashtu si për Siljan Avramovskin
Nga Pyetja se a është vonë që të parashtrohet, nga Komiteti i Helsinskit na u përgjigjën:
Gjykata Kushtetuese në kësi raste di të përgjigjet me refuzim të rishikimit të iniciativës, me arsyetim se vendimi konkret për emërimin e atij funksionari nuk është nën forcën juridike dhe se nuk prodhon pasoja juridike.
Gjykata Kushtetuese, kuptohet se ka të drejtë dhe vet që të ngre iniciativë të tillë, por kjo zor se pritet për shkak të gjithë plejadës së sjelljeve politike në shtet dhe vet përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, shumica e të gjykatësve shumë herë akuzohen nga opinioni për punë jo profesionale dhe marrje të vendimeve në baza politike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari