Nuk ka pasur zjarr në postën e Kosovës

Internet-gazeta “Insajder” publikoi informacione se ndërtesa e postës së Kosovë është në zjarr. Lajmi u shoqërua edhe me video, për të cilën “Insajder” shkroi se është dërguar nga qytetarët. Ky informacion u shpërnda edhe nga mediumet e tjera si: “Reporter”, “Portali zyrtar”, “Gazetar ekspres”, “Periskopi”, që më vonë të fshihet nga të gjithë, përveç portalit “Reporteri.net”.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, BIRN Kosovë verifikoi këtë informacion të dyshimt dhe konstatoi se bëhet fjalë për lajm të rrem. Më saktë, policia e Kosovës për BIRN komunikoi se nuk ka marr ndonjë informacion të tillë për zjarr në ndërtesën e “Telekomit” kosovar në lagjen Dardania në Prishtinë. Gazeta e BIRN, po ashtu, ka verifikuar në vendngjarje se nuk ka zjarr, as polici ose zjarrfikësit.

Pas disa minutash, lajmin për zjarr e demantoi edhe vet drejtori ekzekutiv i “Telekom Kosovë”, Bedri Istrefi. Më saktë siç u sqarua, nuk është bërë fjalë për zjarr, por për reflektor i cili ka ndriçuar në borë dhe shi. Me këto fakte BIRN lajmin e vlerësoi si të rrejshëm. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.