Nuk ka karantinë dyjavore në Maqedoninë e Veriut
Me vendimet e fundit të institucioneve kompetente nuk parashikohet një karantinë dy-javore nga ora 19:00 deri në 5:00 të mëngjesit, dhe as ndonjë masë tjetër për të parandaluar daljen qytetarëve nga shtëpia. Kjo është një gënjeshtër e pastër dhe, çka është edhe më e frikshme, përhapet nga një zyrtar publik – drejtori i kopshtit zoologjik të Shkupit
Shkruan: Olivera Vojnovska
Drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, Gjorgi Galetanovski këto ditë na publik plasioi të pavërtetën e mëposhtme në lidhje me masat e reja për mbrojtjen kundër virusit korona:
Kjo është fëmijë. Karantin nga 19 deri në 5, për dy javë, asgjë e tmerrshme, do të kalojë menjëherë.
[Burimi: Profil në Facebook i Drejtorit të ZOO-Shkup, Gjorgi Galetanovski; Lexo.mk , data:30.10.2020]
ARSYETIM:
Ky pretendim i drejtorit të ZOO-Shkup, Gjorgi Galetanovski, i publikuar në profilin e tij në Facebook, është plotësisht i pasaktë. Me këtë qëndrim, ai vetëm përhap panik dhe keqinformon që, gjoja, futet një masë e re kufizuese në vend – karantinë 10-orëshe për një periudhë prej 14 ditësh.
Në momentin kur është shkruar postimi (30.10.2020) në vend, por edhe kudo në botë, ka një rritje të numrit të pacientëve me Covid-19, kështu që autoritetet shëndetësore kanë propozuar masa të reja më të rrepta për t’u marrë me epideminë. Në mbrëmjen e 28 tetorit, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive dhe ato mund të shihen në faqen e veçantë për virusin korona në ueb-faqen e internetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i publikoi edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook.
Këto masa, ndër të tjera, parashihet mbajta e detyruar e maskës në ambient të hapur, vetizolimit të detyrueshëm për ata që janë duke pritur testimin për virusin korona dhe ndalohet grupimi në hapësira publike (parqe, vende publike apo ndonjë zonë në natyrë) në kohë të caktuara të ditës. Për mos mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme, parashikohet një gjobë prej 20 eurosh, ndërsa për shkelësit e nenit të Ligjit që rregullon vetë-izolimin, parashikohet një gjobë prej 50 eurosh, ndërsa ata që do të grupohen jashtë do të paguajnë një gjobë prej 500 eurosh.
Në masat, të cilat kanë hyrë në fuqi, nuk përmendet karantina ose orë policore- siç ishte rasti në pranverë në valën e parë të pandemisë. Në fakt, autoritetet shëndetësore të vendit, përfshirë Ministrin e Shëndetësisë, kanë treguar vazhdimisht se qëllimi i masave nuk është për të kufizuar lëvizjen e lirë, por grupimi si burimi kryesor i transmetimit të koronavirusit.
Koha kur është publikuar statusi i Galetanovskit në Facebook (31.10.2020), të gjithë operatorët ekonomikë, si dhe objektet hotelierike, punonin deri në orën 23:00 – sipas Vendimit të Qeverisë të datës 21.10.2020.
Me 3 nëntor, Qeveria miratoi një Vendim mbi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili shkurton orët e punës në objektet e hotelierisë deri në orën 9 të mbrëmjes, me përjashtim të shpërndarjes dhe shitjes së ushqimit në sportel. Ky vendim vlen edhe për objektet hotelierike në pikat e karburantit dhe përjashtohen objektet hotelierike në aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër dhe restorantet e hotelit për mysafirët që janë akomoduar në hotele. Në seancën e qeverisë, u mor një vendim për të ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësirën publike pas orës 21:00.
Siç mund të shihet me vendimin e fundit të qeverisë , i cili u bë disa ditë pas shpalljes së postit, nuk parashihet karantinë ose ndonjë masë tjetër për të parandaluar largimin e qytetarëve nga shtëpia. Pra, është e qartë se njoftimi i Galetanovskit është plotësisht i pavërtetë dhe, çka është edhe më keqe, ai përhapet nga një zyrtar publik – drejtori i kopshtit zoologjik të Shkupit.
Le të përmendim se edhe nën vetë njoftimin e Galetanovskit i cili tërhoqi shumë vëmendje – ka 108 reagime dhe 46 komente, disa nga personalitetet sugjerojnë që ai të mos dezinformojë dhe të mos përhapë panik:
„Drejtor shihni punën tuaj për të cilën jeni zgjedhur, nuk jeni mjek as kompetent për informim!“
„Shpërndani panik panevojë!“
„I keni frikësuar njerëzit, menjëherë bëjnë panik“
Sidoqoftë, pavarësisht indikacioneve të tilla, drejtori i Kopshtit Zoologjik, vazhdon të argumentojë me të njëjtin ton, replikon se ka kishte të drejtë për mendimin e tij dhe shton:
„. Me qëllim të mirë ngrej vetëdijen. Nëse kjo nuk shkakton panik atëherë gënjeni veten.“
Për më tepër, ky pretendim i pavërtetë i Galetanovskit se “ një karantinë dy-javore është duke u futur nga ora 7 deri në 5 të mëngjesit” , e vendosur përmes rrjeteve sociale, është transmetuar në një tekst në një portal, dhe më pas është shpërndarë në Facebook. Ky postim është edhe më i popullarizuar se origjinali dhe në kohën e shkrimit të vlerësimit ka 389 pëlqime, 96 komente dhe 16 shpërndarje. Ka komente me ton ofendues dhe gjuhë të urrejtjes:
Çfarë **** ka lindur politikanë të tillë… krejt është e planifikuar…nuk ka as virus as asgjë…kur nuk do të japin ndidhmë do të shkruani në ditë 30 të sëmurë… shfryni në ajër… a do të ketë njëherë një **** që do të lind politikan që e don popullin, shtetin të shkojë vetëm përpara.
T’i vë Zoti nën tokë të gjithë që dëshirojnë karantinë, që komentojnë për karantin, bagëti e sëmurë.
Përndryshe, në fillim të pandemisë ne patëm orë policore në disa raste, kur u deklarua gjendje krize vetëm për Dibrën dhe Qendrën Zupa. Më 13 mars, për shkak të numrit të madh të njerëzve të infektuar dhe mundësisë së përhapjes së virusit, këto komuna u vendosën praktikisht në një karantinë njëmujore , me një prani të shtuar të shërbimeve të urgjencës dhe angazhimit të ushtrisë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari