Nuk ka bulevard në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina”
Në bashkëpunim me qytetin e Shkupit do të rindërtohet dhe zgjerohet rruga “Bosnja dhe Hercegovina” me çka parashihet edhe bulevardi modern me katër linja në komunikacion prej bulevardit “Kristijan Todorovski Karposh” deri te rruga “Qemal Sejfullai”. (Afati: 2015-2016).
ARSYETIM
Në pjesën “Transport dhe infrastruktura rrugore” në programin e tij zgjedhor me të cilin e kërkoi besimin e qytetarëve në Komunën e Butelit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Petre Latinovski, kandidat i VMRO DPMNE-së, në faqen 45 premtoi zgjerim dhe rindërtim të rrugës Bosnja dhe Hercegovina me fillim nga bulevardi “Kristijan Todorosvski – Karposh” deri te rruga “Qemal Sejfullai”.
Premtimin e njëjtë e dha edhe Koce Trajanovski, kandidat i VMRO DPMNE-së s kandidat komune në qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në programin e tij zgjedhor në faqen 27 në pjesën “Urbanizim, bulevarde, ura”.
PROJEKT: PËRPUNIM I PROJEKTIT PËR ZGJERIM DHE RINDËRTIM TË “BOSNJA DHE HERCEGOVINA”
Përshkrim i projektit: qyteti i Shkupi do të rindërtojë dhe zgjeroj rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” me çka parashihet bulevard modern me katër linja komunikacioni nga bulevardi “Kristijan Todorovski Karposh” deri te rruga “Qemal Sejfullai”. (Afati: 2015-2016)
Afatin që e kanë dhënë është viti 2016, por duke i parë faktet që deri në fund të vitit 2016 kanë mbetur vetëm dy muaj, ndërsa punët nuk kanë filluar fare, gjegjësisht edhe po të fillojnë tani nuk do të mund ta realizojnë deri në skadim të afatit. Për këtë shkak këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.
Më saktë, në këtë pjesë të rrugës Bosnja dhe Hercegovina, ashtu siç mund edhe të shihet në terren nuk janë ndërmarr aktivitete për rindërtim dhe zgjerim. Kjo në fakt është edhe pjesa e udhëkryqit kur përfundon bulevardi, i cili më pas kalon afër kioskave që më parë kanë qenë zyra të Komunës së Çairit, më pas kah Komuna e Butelit dhe përfundon deri te udhëkryqi Qemal Sejfullai, gjegjësisht udhëkryq përmes së cilit shkohet kah unaza në hyrje të lagjes Butel. Bëhet fjalë për rrugën me dy linja komunikacioni, ndërsa shtegu është i gjatë 200 deri në 300 metra.
Kërkimet në ueb-faqen e Komunës së Butelit dhe në ueb-faqen e qytetit të Shkupit, si dhe regjistrimi i ndonjë aktiviteti për rindërtim dhe zgjerim të kësaj rruge nuk dhanë rezultate. Informata dhe planet për një përfshirje të tillë nuk mund të gjenden as edhe me kërkimet në gjeneruesve të lajmeve Time dhe Grid.
Sipas të dhënave që ne pamë, pasi nuk janë ndërmarrë aktivitete për realizim të këtij premtimi – rindërtim dhe zgjerim i rrugës Bosnja dhe Hercegovina dhe shndërrimit të saj në bulevard, atëherë ky premtim i Petre Latinovskit dhe Koce Trajanvoskit cilësohet si i parealizuar.
BURIME
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Бутел“, (Транспорт и патна инфраструктура, стр.45) [Пристапено на 31.10.2016]
- (2013) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Коце Трајановски Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје! (Урбанизам, булевари, мостови, стр. 27) [Пристапено на 31.10.2016]
- Веб-сајт на општина Бутел – Пребарување за „улица Босна и Херцеговина“ [Пристапено на 31.10.2016]
- Веб-сајт на Град Скопје – Пребарување за „улица Босна и Херцеговина“ [Пристапено на 31.10.2016]
- Тајм.мк – Пребарување за „улица Босна и Херцеговина“ [Пристапено на 31.10.2016]
- Грид.мк – Пребарување за „улица Босна и Херцеговина“ [Пристапено на 31.10.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari