Nuk ka asnjë provë që pasqyra e gjakut përkeqësohet pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19

Në këtë postim pretendohet se vaksinat kundër Covid-19 përkeqësojnë pasqyrën e gjakut të njerëzve dhe se kjo u konfirmua nga një mjek i cili krahasoi pasqyrën e gjakut të pacientëve para dhe pas marrjes së vaksinës. Sidoqoftë, nuk është specifikuar se për cilën vaksinë bëhet fjalë konkretisht. Për më tepër, mjeku i cili hasi në të dhëna të tilla “tronditëse” nuk ka emër dhe mbiemër, nuk ka deklaratë të tij, nuk është e qartë se ku ka punuar ai mjek dhe sa pacientë ka ekzaminuar. Nuk ka informacion mbi moshën dhe gjininë e personave nga të cilët ata dyshohet se kanë marrë gjak, nëse kanë pasur ndonjë sëmundje të mëparshme dhe me cilat vaksina janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, ky postim ka kaq shumë informacion të panjohur dhe nuk ofron asnjë provë.

 

 

PostimiFacebook, pa ndonjë provë shkencore ose fakt, i bind njerëzit se nëse vaksinohen kundër Covid-19, ata do të kenë pasqyrë të përkeqësuar të gjakut. Ky është një nga seritë e postimeve në rrjetin social Facebook që janë pjesë e fushatës anti-vaksinë.

SHOKUESE!

Personat që kanë marrë “V” kanë pasqyrë të përkeqësuar të gjakut! Një mjek krahasoi pasqyrën e gjakut të pacientëve para dhe pas marrjes së “K-19 V”. Foto e parë është e njerëzve të shëndetshëm që kanë marrë “V”, me çka shihet foto normale e qelizave. Imazhet e mëposhtme tregojnë nano-grimca të shumta në qarkullimin e gjakut menjëherë pas marrjes së K-19-V. Mjekja shpjegon se trupi nuk do të jetë kurrë në gjendje të heqë qafe ato dhe ato nanopjesëza do të hyjnë në çdo qelizë të trupit! Kjo do të thotë – njeriu që mori “V” nuk do të jetë më i njëjti. Ajo që është më e frikshme është se jetëgjatësia e atyre që morën “V” (e cila nuk është ajo që promovohet) pritet të jetë 2 vjet!”, thuhet në postim.

Ajo që është interesante në lidhje me postimin është se ai i referohet një teksti të botuar në faqen e internetit beforeitsnews.com, i cili është në listën e faqeve të internetit që përhapin lajme të rreme dhe propagandë, sipas usnews.com. Kjo faqe në internet nuk ka gjurmë, dhe në pjesën “rreth nesh” thotë se është një platformë në të cilën çdokush mund të postojë tekst, nëse ka një histori interesante dhe nëse regjistrohet.

Postimi pretendon se vaksinat kundër Covid-19 përkeqësojnë pasqyrën e gjakut të njerëzve dhe se kjo u vërtetua nga një mjek i cili krahasoi pasqyrën e gjakut të pacientëve para dhe pas marrjes së vaksinës. Në postim, së pari, nuk është theksuar dhe specifikuar se për cilën vaksinë bëhet fjalë konkretisht. Për më tepër, nëse hapni lidhjen nga teksti burimor, do të vini re se mjeku që hasi në të dhëna të tilla “tronditëse” nuk ka emër, nuk ka asnjë deklaratë, nuk është e qartë se ku ka punuar ai mjek, sa pacientë ka ekzaminuar, pa të dhëna mbi moshën dhe gjininë e saj janë personat nga të cilët ai dyshohet se ka marrë gjak, a kanë pasur ndonjë sëmundje të mëparshme dhe me cilat vaksina janë vaksinuar. Me një fjalë, ky postim ka kaq shumë informacion të panjohur dhe nuk ofron asnjë provë. E gjithë kjo sugjeron që ky mund të jetë një post i trilluar.

Se ky postim nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, tregon fakti se ai pretendon se në rezultatet e gjakut, janë parë “trupa të huaj me njolla të bardha, pra nano-grimca”. Por nuk është e vërtetë që nanogrimcat mund të shihen në gjak. “Nano” do të thotë pjesa e miliardtë e diçkaje. Nanogrimcat janë materiale të vogla me madhësi nga 1 deri në 100 nanometra. Një nanometër është njësi e gjatësisë në një sistem metrik të barabartë me një të miliardtën e një metri (0.000000001 m).

Nanogrimcat ekzistojnë në botën natyrore, por gjithashtu mund të krijohen si rezultat i aktiviteteve njerëzore. Për shkak të madhësisë së tyre submikroskopike, ato kanë veti unike të materialit dhe nanogrimcat e prodhuara mund të gjejnë zbatim praktik në fusha të ndryshme, përfshirë mjekësinë, inxhinierinë. Madhësia submikroskopike do të thotë se ato janë shumë të vogla për tu parë edhe nën mikroskop. Kjo do të thotë se ato nuk mund të zbulohen duke bërë analiza gjaku që mund të bëhen nga një teknik laboratori.

Postimi më pas pretendon se “jetëgjatësia e atyre që morën vaksinën pritet të jetë 2 vjet!“. Sipas kësaj, të gjithë ata që kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, do të vdesin për dy vjet! Dhe pas këtij pretendimi nuk ka asnjë bazë shkencore.

Në përgjithësi, është e qartë që postimi nuk ka për qëllim të ofrojë prova dhe fakte, por për të përhapur fushatë anti-vaksinimi.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.