Nuk ka asnjë lloj kaosi në kufirin greko-maqedonas
[Recension: Kaos në kufirin greko-maqedonas, emigrantët përpiqen të depërtojnë (FOTO)]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është kontradiktor, ka titull të gabuar dhe synon të përhapë panik.
Linku deri te artikulli origjinal: Kaosi në kufirin Greko-Maqedoni, migrantët përpiqen të depërtojnë (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 2.3.2020
Data e recensionit: 4.3.2020
Recenzues: Ana Anastasovska
Ky artikull ka titull bombastik dhe të gabuar, i cili në shikim të parë do të shkaktojë shqetësim te lexuesit, duke pasur parasysh situatën e ndjeshme me emigrantët. Titulli njofton se ka kaos në kufirin greko-maqedonas dhe se emigrantët janë përpjekur me forcë të depërtojnë, e për ta mbështetur këtë konstatim janë ofruar edhe fotografi.
Por, kur hapet teksti, shihet se titulli nuk është mbështetur me prova për pretendimet e bëra. I gjithë artikulli u referohet “burimeve anonime të “Kurir”-it nga MPB-ja“. Pastaj, nën fotografi, në tekst nuk thuhet asgjë, as prej ku është marrë, e as kur dhe ku është bërë.
Nëse e kërkoni në internet do të shihni se bëhet fjalë për fotografi të bërë në kufirin greko-turk, jo në kufirin greko-maqedonas.
Teksti manipulon edhe me faktet.
Një numër i madh i forcave speciale tashmë janë vendosur në vendkalimin kufitar me Greqinë, dhe nuk përjashtohet mundësia që situata të eskalojë.
Manipulimi konsiston në mos specifikimin se cilat forca speciale dhe në cilin vendkalim kufitar janë dërguar, a janë dërguar forca speciale të Maqedonisë në kufirin greko-maqedonas, apo janë dërguar forca speciale në kufirin greko-turk.
Po ashtu thuhet se policët grekë kanë përdorur “bomba shoku” sepse emigrantët kanë tentuar ta shpërthejnë kordonin.
Siç mund të shihnin nga disa media media greke, policët e tyre përdorin edhe “bomba shoku”, sepse emigrantët kanë tentuar ta shpërthejnë kordonin.
Dhe përsëri nuk është e specifikuar, në cilin kufi. E duke pasur parasysh titullin: “Kaos në kufirin maqedono-grek”, ky informacion jo i plotë tregon se bëhet fjalë për kufirin maqedono-grek.
Por, në fjalinë e fundit, artikulli e kundërshton veten. Megjithëse titulli pretendon se ka kaos, tani thuhet se situata është nën kontroll.
Deri më tani informacionet tona nga Ministria e Brendshme thonë se situata është nën kontroll, por fluksi i madh i emigrantëve mund të çojë në incidente të padëshiruara.
Presidenti Stevo Pendarovski, më 03.03.2020 i vizitoi ushtarët në Gjevgjeli dhe në qendrën e tranzitit “Vinojug”, ku deklaroi se situata në kufirin Maqedoni-Greqi është stabile.
Situata në kufirin jugor është stabile, do të reagojmë në mënyrë parandaluese dhe sipas të gjithë skenarëve të mundshëm, nuk ka asnjë rritje të numrit të emigrantëve, përveç asaj që është e zakonshme për këtë kohë të vitit, e as nuk ka indikacione për ndonjë valë të re që do të vinte drejt territorit tonë – tha Pendarovski.
Është e qartë se ky artikull përhap lajme të rreme dhe se ka për qëllim të shkaktojë panik në mesin e lexuesve, gjë që është jashtëzakonisht joprofesionale për një medie. Detyra e mediave nuk është të përhapin panik, por të raportojnë profesionalisht, veçanërisht për tema të këtilla të ndjeshme.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari