Nuk ka aplikacion “Ec nëpër Maqedoni”

Projekt: Ec nëpër Maqedoni. Do të punohet aplikacioni “Ec nëpër Maqedoni” i cili do të përdoret për zgjedhje të lokacioneve më rekreative. Në aplikacion do të tregohen parqet nacionale, bukurit natyrore në komunat e Maqedonisë, si dhe rrugët më të mira për ecje dhe lokacionet me të mira për pushim. Ky aplikacion do të mundësoj që qytetarët që e duan rekreacionin të vizitojnë përmbajtjen dhe atraksionet që gjinden në afërsi. Do të mund të fitohen informacione për fushat dhe vendet më të afërta për ushqim, vende për pushim dhe relaksim, fotografi nga lokacionet dhe komente nga vizitor të tjerë. Qytetarët do të mund vetë të fusin informacione, të lënë komente dhe vlerësime. Institucione kompetente: Ministria e informatikës dhe administratës dhe Agjencia e Turizmit(Buxhet: 600.000 denar Afati: 2015) 

 

 ARSYETIM:

Premtimi për realizimin e aplikacionit “Ec nëpër Maqedoni” është i përfshirë në programin e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2014-2018 (faqe 108)

 

Nëse kërkon nëpër internet kërkuesit, këtë aplikacioni nuk e gjeni askund. Duke marrë parasysh faktin që kompetentët për krijim të këtij aplikacioni janë Ministria e Informatikë dhe Agjencia për turizëm, mund të parashikohet që në qoftë së është punuar një aplikacion i tillë, i njëjti duhet të publikohet në ueb faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve.

Në faqen e Ministrisë së informatikës  nuk mund të gjendet një aplikacion i tillë. Gjithashtu as në faqen e Agjencisë së turizmit. Aplikacionet e realizuara zakonisht vendosen anash në ueb faqe dhe ndër to shkruan për cilin sistem operativ janë. Në faqen e MSHI ka vetëm një aplikacion për Android,Kujdes radari

Duke pas parasysh gjithë këtë, si dhe afatin për realizimin e këtij projekti -2015, mund të thuhet që ky premtim zgjedhor nuk është realizuar.

Burime:

Vlerësuar nga: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.