Nuk janë vendosur kolektorët diellor nëpër shkolla në Gjorçe Petrov
Овој проект е ветен во Изборната програма на ВМРО-ДПМНЕ за Ѓорче Петров (2013 – 2017) на кандидатот за градоначалник Сокол Митревски во одделот „ОБРАЗОВАНИЕ И НАУКА“.
Projekt: Vendosja e kolektorëve diellor për kursim të energjisë në shkollat fillore: “Gjorçe Petrov”, “Mirçe Acev”, “Dimitar Pop Gjorgjiev – Berovski”, “Strasho Pinxhur”, “Tihomir Milloshevski” dhe “Joakim Kërçovski” (në bashkëpunim me qeverinë dhe Ministrinë për Arsim dhe Shkencë) Afati: dhjetor i vitit 2016
ARSYETIM:
Ky projekt është premtuar në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për Gjorçe Petrovin (2013-2017)nga kandidati për kryetar komune Sokol Mitrevki në pjesën “ARSIM DHE SHKENCË”. Nga verifikimi që është bërë në faqen e Komunës së Gjorçe Petrovit dhe shkollave të përmendura është gjetur vetëm një informacion se SHF “Mirçe Acev” punon për një projekt të këtillë në bashkëpunim me programin Erasmus.
Projekt përmes programit Erasmurs mes komunave Gjorçe Petro dhe Razgoll, Bullgari. Në këtë projekt me titull DO&LEARN janë përfshirë shkollat “Mirçe Acev” nga Maqedonia dhe Shën “Paisii Hilendarski” nga Bullgaria dhe do të realizohet në 24 muajt e ardhshëm prej tetorit të vitit 2016 deri në tetor të vitit 2018. Për nevojat e projektit do të përpunohen dy kolektorë diellor përmes të cilëve nxënësit e paraleleve të VII dhe të VIII nën mentorimin e mësimdhënësve do të realizojnë aktivitete përmes të cilëve do të prodhohet energji si qëllim përfundimtar dhe kjo do të bëhet pjesë e orëve mësimore dhe të programeve të mësimdhënësve të kyçur në projekt. Komuna e Gjorçe Petrovit dhe Komuna Razllog do të përpunojnë strategji për bashkëpunim të ndërmjetëm në më shumë fusha (arsim, sport, kulturë dhe të tjera)
Nuk ka informacione në mediume se kolektorët diellorë janë vendosur nëpër shkolla në Gjorçe Petrov, sipas kësaj nga shqyrtimi në internet faqet e Komunës së Gjorçe Petrovit, dhe shkollave fillore në të cilët është caktuar se do të vendosen kolektorët diellor mund të përfundohet se premtimi i Sokol Mitrevskit është i parealizuar.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за Ѓорче Петров (2013 – 2017) на кандидатот за градоначалник Сокол Митревски, (Пристапено 22.08.2017)
- Интернет страна на ОУ „Ѓорче Петров“, (Пристапено 22.08.2017)
- Интернет страна на ОУ „Мирче Ацев“, (Пристапено 22.08.2017)
- Интернет страна на ОУ „Димитар Поп Ѓорѓиев – Беровски“, (Пристапено 22.08.2017)
- Фејсбук страна на ОУ„Страшо Пинџур“ (Пристапено 22.08.2017)
- Интернет страна на ОУ „Тихомир Милошевски“ (Пристапено 22.08.2017)
- и интернет страна на ОУ „Јоаким Крчовски“, (Пристапено 22.08.2017)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari