Nuk janë krijuar kushte ligjore që Prokurori Publik të zgjidhet me propozim të opozitës

Foto: jorm.gov.mk/

Dy vite pas ardhjes në Qeveri, do të krijojmë kushte që Prokurori Publik në Republikën e Maqedonisë të zgjidhet me propozim të opozitës. 

[BURIMI: Programi zgjedhor i LSDM „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 31 dhe faqe 258 , data: dhjetor 2016]  

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare zgjedhore (dhjetor 2016), se në dy vitet e para pas ardhjes në Qeveri do të krijohen kushte që “Prokurori Publik të zgjidhet me propozim të opozitës”, deri më tani (24.06.2019) nuk është realizuar. 

Ky premtim i socialdemokratëve ndodhet në dy vende në programin e tyre zgjedhor (2016): “Plani për jetë në Maqedoni“. Së pari në fillimin e pjesës “Drejtësi e qasshme për të gjithë” (faqe 31), dhe më pas në suaza të “Plani 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 258). 

Premtimn e njëjtë e dha edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në kongresin e partisë në dhjetor të vitit 2015 (në atë kohë LSDM ishte në opozitë):

Në dy vitet e para të qeverisjes, do të krijojmë kushte ligjore që Prokurori Publik në Republikën e Maqedonisë të zgjidhet me propozim të opozitës. 

Një mënyrë të tillë të zgjedhjes së prokurorit shtetëror, LSDM e premtoi edhe gjatë fushatës parazgjedhore gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Kështu, për shembull, nënkryetarja e Kuvendit, deputetja Frosina Remenski, në një tribunë partiake në atë periudhë propozoi:

Lidhja socialdemokrate ka qëllim të mirë në atë që të lirojë Prokurorin Publik nga ndikimet. Në atë drejtim propozojmë edhe masë e cila do të mundësojë këto pritshmëri që i propozojmë, dhe se Prokurori Publik të zgjidhjet me propozim të opozitës. Me këtë, asnjë ministër pavarësisht se i cilës Qeveri është, të mos ketë të drejtë të bëj ndonjë punë të paligjshme ose keqpërdorim të caktuar, pikërisht për shkak të një pavarësie politike të Prokurorit Publik. 

Që do të thotë, sipas afatit të projektuar për realizim, “modeli” i premtuar i zgjedhje së prokurorit publik duhej që instalohej deri në fund të muajit të kaluar, duke pasur parasysh se Qeverie e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deri më tani (24.06.2019) kjo nuk ndodhi. 

Një zgjidhje e tillë (zgjedhje e prokurorit publik me propozim të opozitës) nuk parashihet edhe me Ligjin e ri për prokurorë publik, i cili faktikisht është bllokuar në negociatat mes qeverisë dhe opozitës, dhe i cili është kusht i rëndësishëm për fillimin e negociatave me BE-në, si një garanci e llojit të vet se do të mundësojë të drejtën, drejtësinë dhe dënimin e krimit në shtetin tonë. Përveç dallimeve me opozitës për statusin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe vlefshmërinë e “bombave”, për qeverinë është e papranueshëm edhe kërkesa e VMRO-DPMNE-së që prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës.

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit të liderëve me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, (13.03.2019) ishte decid se nuk pranojnë kërkesën për zgjedhjen e prokurorit publik me propozim të opozitës, për atë se, sipas tij, “një opozitë e till nuk mund propozojë prokuror publik”. 

Një opozitë e tillë, e cila nuk ka mbajtur qëndrime të tilla në vendin e vet, nuk duhet të mbajë qëndrime, me një marrëdhënie të tillë siç është, ne absolutisht nuk pranojmë që të jetë propozues i Prokurorit Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Zaev. 

Disa ditë më pas (18.03.2019) edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e pyetur se cilët janë shanset që prokurori publik të zgjidhet nga opozita, nuk la hapësirë për shpresë se kjo do të ndodhë. Deskoska, duke u thirrur në standarde evropiane, u përgjigj:

Propozimet që i kemi për mënyrën e zgjedhjes, për kriteret, tregojnë se duhet të kemi procedura në të cilat partitë politike nuk duhet të përzihen. Këto janë standarde evropiane dhe ne zotohemi për implementimin e standardeve evropiane me qëllim që ligji të vlerësohet pozitiv nga Komisioni Evropian dhe të na mundësohet hapja e negociatave. 

Duke pasur parasysh se afati për realizimin e premtimit ka skaduar (31.05.2019), dhe akoma “nuk janë krijuar kushtet që kuadri ligjor i Prokurorit Publik të zgjidhet me propozim të opozitës”, këtë premtim zgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.