Nuk është realizuar premtimi për fillimin e bisedimeve me BE-në deri në fund të vitit 2017

Për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është e patjetërsueshme që të kalohet pengesa më e madhe - çështja e emrit. Foto: Printscreen META

Fillimi negociatave për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2017;

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (175); ]

 

ARSYETIM:

 Gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të cilët u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 LSDM premtoi: “Fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2017”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin zgjedhor të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni“, në pjesën “ENERGJI E RE PËR INTEGRIMET EVROPIANE” (faqe 175), deri më tani (02.02.2018) nuk është realizuar. 

Për hir të së vërtetës, Qeveria e re e udhëhequr prej LSDM u formua gjashtë muaj pas zgjedhjeve ( u zgjodh para mesnatës së 31 majit të vitit 2017). Por, edhe sikur të ndodhte më herët (të themi në janar – shkurt 2017), afati i dhënë në programin zgjedhor të socialdemokratëve për fillimin e negociatave me BE deri në fund të vitit 2017, realisht ishte tejet ambicioz. Kjo çështje është lidhur me realizimin e proceseve reformuese dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit, gjë që faktikisht është pengesa më e madhe e cila duhet që të “kapërcehet”. Në muajt e fundit ka lëvizje në procesin negocues. Të dy anët tregojnë përgatitje dhe interesim, por akoma nuk ka zgjidhje për mosmarrëveshjen prej dy dekadash e gjysmë, për shkak të të cilit Greqia ka ndaluar hyrjen e vendit në organizatat ndërkombëtare, dhe parandalon që të jepen parashikime të sakta duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Përndryshe, në fund të vitit 2017, koha për fillimin e bisedimeve me BE-në, përmendet edhe në Programin e Qeverisë në pjesën “Republika e Maqedonisë – anëtare në NATO dhe në Unionin Evropian” (faqe 12), vetëm se këtu shfrytëzohet një formulim më i kujdesshëm në të cilin thuhet:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të fillojë aktivitet serioz dhe të fuqishëm ndërkombëtar me qëllim që Maqedonia të fitojë mundësinë për të filluar negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2017. 

Por, në deklaratat të cilat lideri i LSDM-së Zoran Zaev i dha prej kur u bë kryeministër, si vit në të cilin pritet që të startojnë bisedimet e Maqedonisë për BE ai thekson vitin 2018.

Ashtu që, për shembull, Zaev menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë (gjatë vizitës në Bullgari (21.06.2017), ku prej Sofjes zyrtare mori mbështetjen në rrugën drejt BE-së), deklaroi se pret

marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE në vitin 2018. 

Me gjashtë nëntor të vitit 2017 në forumin ekonomik vienez, Zaevi tha se pret deri në qershor të vitit 2018 Maqedonia të merr datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Strategjia për zgjerimin e BE-së e cila do të njoftohet prej kryetarit Junker në shkurt të vitit 2018 dhe Samiti në Ballkanit Perëndimor në Sofje, maj 2018 janë kruciale për sigurimin e të ardhmes evropiane për Maqedoninë. Presim një udhërrëfim të qartë në qasjen ndaj proceseve në Maqedoni. Asnjë prej vendeve nuk duhet që të lihet anësh. Hapi i parë kryesor duhet të jetë datë për fillimin e bisedimeve deri në qershor të vitit 2018 mbi bazë të rezultateve të cilat i kemi arritur në procesin reformues përmes zbatimit të planit reformues 3-6-9. Evropa është më e fortë ekonomikisht dhe politikisht. Të gjithë së bashku të shfrytëzojmë këtë moment

Diplomatët e huaj, poashtu, në deklaratat të cilat i dhanë në periudhën e kaluar ngjallin optimizëm se fillimi i bisedimeve me BE-në do të mundë të ndodh këtë vit (2018).

Në fund të vitit të kaluar (20.12.2017) ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili ishte prezent në hapjen e ekspozitës “Union më të afërt” me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, u shpreh se ka shpresë që në vitin 2018 mund të fillojnë bisedimet me BE-në,

Me 24.12.2017 ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Gareth, në intervistën për Radio Evropa e Lirë, i pyetur nëse është i arsyetuar optimizmi i kryeministrit Zaev, që, Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në deri në qershor të vitit 2018, thotë:

Po, absolutisht. Mendoj se keni një mur shumë të madh të cilin duhet ta kaloni që të arrini aty deri kah mesi i vitit të ardhshëm. Ka shumë për tu bërë në planin 3-6-9, si dhe në shtetin e izoluar, gjithsesi se duhet të adresohet edhe çështja e emrit. Kjo janë çështje të cilat tërësisht dhe drejt për së drejti nuk janë nën kontrollin e Qeverisë në Maqedoni, ashtu që mund të bëni sa të mundeni, por plotësisht është e drejtë të jeni optimist. E dini se nëse nuk synoni për më lartë  atëherë nuk do të arrini gjëra të mëdha. 

Këto ditë (30.01.2018) kryetari i Parlamentit Evropian Tajani vlerësoi se ka mundësi që Republika e Maqedonisë të zgjidh çështjen e emrit dhe të fillojë së shpejti negociatat për anëtarësimin në BE.

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka arritur zhvillim të dukshëm dhe unë jam optimist në lidhje me dy çështjet edhe për çështjen e emrit edhe për mundësinë që së shpejti ti hap dyert e bisedimeve, thotë Tajani i pyetur nëse ky vit është vit i mirë që vendi të zgjidh çështjen e emri dhe së përfundimisht të fillojë negociatat. 

Bisedimet për emrin, përsëri u zhvilluan me dinamizëm, veçanërisht në dy-tre muajt e fundit. Me 24 janar të vitit 2018 kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras u takuan në Davos, Zvicër, në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik. Ndërmjetësi i KB Metju Nimic këto ditë kishte takime në Athinë – me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocijas dhe me Jorgos Kumucakos, përgjegjës për politikën e jashtme në partinë opozitare greke “Demokracia e Re”, dhe më pas edhe në Shkup me tërë majën politike-shtetërore.

Pas përfundimit të vizitës në Maqedoni, Nimic porositi“Ka dallim në qëndrimet e të dy vendeve, por unë jam opitimist”.

Kryeministri Zaev, dje (02.02.2018) në deklaratën për “TV Novën bullgare u shpreh se pret që deri kah mesi i vitit të zgjidhet mormarrëveshja e katër në këtë shekull me Greqinë, me çka do të hapet edhe rruga drejt integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Përgjatë ditës së djeshme, përsëri, “Plusinfo” publikoi draft-versionin e Strategjisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas të cilit, “Maqedonia do të hap bisedimet me BE-në në vitin 2019”:

Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropiane me vende prej Ballkanit Perëndimor përfshin gjashtë (Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën), ndërsa për të gjashtë vendet kyç do të jetë viti 2019. Vala e re e zgjerimit do të ndodh në vitin 2025, por është shumë e vështirë që në atë valë të jetë edhe Maqedonia. Strategjia sipas pritshmërive, di të duhet të prezantohet para Parlamentit Evropian në Strasburg të martën, me 6 shkurt. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi:Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.