Nuk është përfunduar tërësisht objekti i ri i Komunës së Sarajit
Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Sarajit, (Saraj)
Vlera: 46 milion denarë
Afati i realizimit: 2014-2015
ARSYETIM: Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Sarajit u premtua nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në Platformën zgjedhore të vitit 2014, faqe 266. Si afat të fundit për përfundimin e punimeve në Platformë është dhënë viti 2015. Deri më tani (17.01.2017) ky premtim është i parealizuar.
Me rastin e 19 vjetorit ditës së Komunës së Sarajit, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani inspektuan punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Sarajit. Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati premtoi që objekti do të jetë gati nga muaji maj i vitit të ardhshëm (maj 2016).
“Objekti i Komunës ka qenë i nevojshëm, por tani gjetëm hapësirë më të mirë financiare dhe u përcaktuam që të bëhet objekti i ri. Investimi është i pastër i Komunës së Sarajit, ku vlera e përgjithshme është 16 milion denarë, ndërsa hapësira është rreth 800 metra katrorë. Me këtë investim do të mbyllet faza e parë, pastaj do të vazhdohet edhe me fazën e dytë, ku po i njëjti objekt do të ngritet edhe një kat”. (burimi: ilirianews, 13.12.2015)
Përkundër premtimit të Kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Murat se objekti do të jetë gati në maj të vitit 2016, kjo gjë nuk ndodhi. Deri më 31.10.2016 u arrit të finalizohen vetëm punimet ndërtimore të fazës së parë. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me funksionarët e tij, ishte në përurim dhe theksoi se objekti i Komunës së Sarajit në të ardhëm do të jetë i kompletuar, por edhe me objekt shtesë.
“Objekti i komunës sigurisht në të ardhmen do të jetë i kompletuar edhe me objekte shtesë, me të gjitha nevojat e qytetarëve të komunës së Sarajit”. (burimi: Zhurnal, TV Shenja 31.10.2016)
Ndërsa, Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati, u shpreh se ndërtimi i objektit të komunës së Sarajit, ishte më se i nevojshëm.
“Faza e parë e objektit të Komunës përfundoi me sukses dhe nga sot, administrate komunale është e vendosur në objektin e rijë dhe do të mundë që në mënyrë sa më efikase t’ju përgjigjet kërkesave të qytetarëve”.(burimi: Zhurnal, TV Shenja 31.10.2016)
Faza e parë e projektit u përfundua pas një vonese të vogël, megjithatë nga BDI u premtua edhe faza e dytë dhe tretë e projektit.
Në Platformën zgjedhore të BDI-së, afati i fundit i përfundimit të projektit është përcaktuar viti 2015. Deri më tani (17.01.2017) afati për përfundimin e tërësishëm të objektit ka skaduar, ka përfunduar vetëm faza e parë e projektit. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, këtë premtim e vlerësojmë si i parealizuar.
BURIME:
- Platoforma Zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, faqe 266/212;
- |13.12.2015| Komuna e Sarajit shënon 19 vjetorin, inaugurohet objekti i ri (Ilirianews, shikuar më 19.12.2016);
- |31.10.2016|Përurohet objekti i ri i Komunës së Sarajit (TV Shenja, shikuar më 19.12.2016);
- |31.10.2016|Komuna e Sarajit me objekt të ri (Zhurnal, shikuar më 19.12.2016);
Vlerësoi: Rabie Abazi
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari