Nuk është nxjerrë çip nga personi i vaksinuar në Rusi

Фото: Принтскрин видео

Në videomaterialin e shpërndarë në Facebook, nuk ka asnjë moment dhe asnjë kuadër që konfirmon se nxirret çip nga shpatulla e një personi i vaksinuar/. Doza e vaksinës është më e vogël se një mililitër, e cila nuk mjafton për të futur mikroçip, edhe nëse dikush dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Përbërësit e vaksinave janë të njohura dhe informacion publik dhe asnjë vaksinë nuk përmban mikroçip

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin pretendohet se është nxjerrë çip nga një person i vaksinuar në Rusi.

15.11.2021 Rusi, sapo nxorëm çip nga një mik i vaksinuar, thuhet në postimin që po e recensojmë.

Në videon grafike shihet shpatulla e një burri që hapet me një objekt të mprehtë, ndërsa nga vendi rrjedh gjak. Më pas, në mënyrë tërësisht sanitare të pasigurt, preket zona dhe fshihet gjaku me maskë mbrojtëse KN95. Ndërkohë, me një objekt të mprehtë, një burrë i dytë tenton të heqë diçka nga supi, por nuk ka asnjë mënyrë për të konfirmuar se çfarë është dhe nëse bëhet fjalë për person të vaksinuar. Gjithashtu, në asnjë moment të videos nuk është regjistruar heqja e ndonjë objekti nga supi, aq më pak heqja e ndonjë çipi. Në minutën e parë dhe 32 sekonda, shihet se video është prerë pikërisht në momentin vendimtar kur duhet parë nëse është hequr ndonjë objekt nga supi.

Në fund të videos, në tavolinë është incizuar një objekt i panjohur, megjithatë nuk dihet se cili është objekti dhe nëse ka qenë në të vërtetë në shpatull. Nuk ka asnjë provë për këtë. Në video-materialin, nuk ka asnjë moment dhe asnjë kuadër që konfirmon se nxirret çip nga shpatulla e personit të vaksinuar.

 

Doza e vaksinës është shumë e vogël për mikroçip

Vërtetmatësi” ka shkruar tashmë se vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë asnjë çip.

Prova e parë për këtë është doza e vaksinës. Ajo është më pak se një mililitër! Doza standarde e Pfizer përmban 0,3 mililitra. Ky vëllim nuk është i mjaftueshëm për të futur mikroçip, edhe nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë. Kjo u konfirmua edhe nga kontrolluesit e fakteve nga Australia që u morën me këtë çështje.

Dimensioni i brendshëm i gjilpërës është 0.3 milimetra. Çipi duhet të jetë më e vogël se kjo, që të mos bllokoht. Nuk mendoj se është e mundur, veçanërisht pasi duhet të vendoset edhe ndonjë transmetues. Që mikroçipi të jetë në gjendje të kalojë përmes kësaj gjilpëre vaksinimi, duhet të jetë më i vogël se dhjetë të mijtët e milimetrit, shkruajnë kontrolluesit e fakteve nga Australia.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë mundësi të futet material teknologjik në përbërjen e vaksinës. Doktor Wilbur Çen, ekspert i sëmundjeve infektive në Qendrën për Zhvillimin e Vaksinave dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Maryland, për “Politifact” tha se ideja për një vaksine që përmban teknologjinë RDIF është absurde.

Edhe versioni më i vogël i mikroçipëve është shumë i madh për të kaluar përmes një gjilpërës së vaksinës. Mikroçipet që përdoren zakonisht për të gjetur kafshët shtëpiake janë sa një kokërr orizi. Asnjë nga gjilpërat e përdorura për vaksinim nuk ka diametër aq të madh sa të lejojë që një çip i vetëm, qoftë edhe sa një kokërr orizi, të futet në trup, thotë dr Wilbur Çen.

Vaksinat nuk kanë mikroçipe në to, por për fat të keq, teoritë e konspiracionit në lidhje me mikroçipet në vaksina kanë detyruar në fakt autoritetet të mohojnë zyrtarisht një dezinformim të tillë, madje prestigjiozja “New York Times” botoi një artikull me titull “Nuk ka çipe në vaksina”.

Ministria e Shëndetësisë e Australisë, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, thotë se nuk ka çipe në vaksina.

Në sekondën e 18-të të kësaj video, disa mjekë i përgjigjen pyetjes nëse vaksina kundër Covid-19 përmban mikroçip dhe të gjithë i thonë jo kësaj pyetjeje.

Të gjithë përbërësit e vaksinës janë të disponueshëm publikisht si pjesë e procesit të miratimit që duhet të marrin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, kështu që kompanitë nuk mund të habiten me atë që përmbajnë vaksinat e tyre, thotë dr Xhosh Lesko në video (sekonda 18 nga video).

Nga sekonda e 37 e videos, një ekspert tjetër, gjithashtu thekson se vaksinat nuk kanë çipe.

Përveç faktit që vaksinat krijohen nga njerëz që janë në partneritet me institucione akademike, shkencëtarë që ia kanë kushtuar jetën ndihmës së njerëzve dhe nuk kanë interes tjetër përveç kësaj, ka edhe organe të jashtme që kontrollojnë se çfarë ka në vaksina. Anëtarët e tyre janë njerëz nga bashkësia, njerëz që nuk punojnë në kompanitë e prodhimit dhe që sërish nuk kanë interesa. Pra, ka shumë mekanizma kontrolli për t’u siguruar që nuk ka mikroçipe ose ndonjë gjë të rrezikshme për njerëzit, thotë dr Mati Hlatshvayo Davis, mjek i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Uashingtonit (sekonda 37 në video).

Në këtë link, në faqen zyrtare të vaksinimit në Maqedoninë e Veriut, janë vendosur udhëzimet për përdorimin e vaksinave, ku përfshihet edhe përbërja e secilës vaksinë. Përbërësit e vaksinës janë të njohur dhe informacion publik dhe asnjë vaksinë nuk përmban mikroçip.

 

“ApiXhekt” mendon për “mikroçip opsional” në shiringë

Konspiracioni për mikroçipet në vaksinë filloi kur kompania “ApiXhekt” e Shteteve të Bashkuara njoftoi se po mendon për “mikroçip opsional”, por ai do të ishte në etiketën e shiringës dhe nuk do të injektohej gjatë imunizimit. Është e rëndësishme të thuhet se ky mikroçip aktualisht është i destinuar vetëm për SHBA-në, e jo për Maqedoninë dhe qëllimi i tij, siç ka konfirmuar për Reuters zëdhënësi i kompanisë, Steve Hoffman, është si më poshtë:

  1. Për t’i mundësuar punonjësit të kujdesit shëndetësor të verifikojë që vaksina dhe shiringa nuk janë të skaduara dhe jo të falsifikuara.
  2. Për të konfirmuar që vaksina në shiringë është përdorur.

Punonjësi shëndetësor do të përdorte aplikacion të telefonit celular për të parë këtë informacion ose për ta futur në sistem. E gjithë kjo do të bëhet pa asnjë ndërhyrje në të dhënat personale të pacientit. Informacioni në këtë aplikacion do t’i referohet vetëm dozave dhe shiringave, pra vaksinës dhe jo personit.

Siç mund të shihet në këtë link, kjo teknologji është krejtësisht opsionale dhe qeveria amerikane as që ka vendosur nëse dëshiron ta përdorë apo jo! Kompania “ApiXhekt” nuk i prodhon vaksinat, por vetëm i mbush në shiringat e saj, në mënyrë që ato të jenë të disponueshme për përdorim. Çipi nuk do të mbledhë të dhëna personale ose të dhëna se kush e ka marrë dozën, por do të lejojë punonjësin shëndetësor të dijë se kur ka skaduar doza dhe nëse është e falsifikuar.

Prandaj, për të gjitha argumentet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është nxjerrë çip nga shpatulla e personit të vaksinuar kundër Covid, siç pretendohet rrejshëm në postimin që po e recensojmë. Në periudhën e kaluar, narrativat kundër vaksinimit kanë shkuar aq larg, saqë përdoruesit e rrjeteve sociale pretendonin në mënyrë të rreme se lugët dhe sendet e tjera metalike u ngjiten mbi supe për shkak të efektit magnetizues të “çipit”. Por edhe kjo nuk është e vërtetë, ndërsa këtë gënjeshtër e kemi demaskuar në këtë link.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari