Nuk është ndërtuar ura në lumin Babuna në Bogomill

Ura romake në lumin Babuna Foto: Wikipedia

Ndërtimi i urës në lumin Babuna në f. Bogomilla për shkak të mbrojtjes së urës së vjetër Romake, përmes të cilës momentalisht zhvillohet komunikacioni në këtë pjesë të komunës. (Burimi i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Afati: 2013)

 

ARSYETIM:

Premtimi i ndërtimit të urës në lumin Babuna në f. Bogomill, me çka do të mbrohet edhe ura e vjetër romake përmes së cilës zhvillohet edhe komunikacionin i kësaj pjese të komunës, është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës Çashka, Goranço Panovski. Ky premtim është pjesë e përmbajtjes së programit parazgjedhor të zgjedhjeve lokale në vitin 2013, “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Çashkë më të mirë”. Drejtori i NP për rrugët shtetërore Aleksandar Stojanov, duke prezantuar programin sipas të cilit do të punojë ndërmarrja publike në vitin 2017, me 16 shkurt të këtij viti potencon edhe projektin për ndërtimin e urës së re të lumit Babuna në f. Bogomilla, Komuna Çashka.

Banorët e këtij vendbanimi, vite më parë kanë apeluar se ura e cila sipas ndërtimit hynë në kategorinë e urave të fshatit është në gjendje të keqe, transmetoi portali Lisica. 

Premtimi për këtë urë është i shënuar në programin e VMRO-DPMNE për zgjedhjet parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetorin e vitit të kaluar, si projekt i cili do të realizohet në vazhdimësi, gjegjësisht në periudhën 2017-2019. Në pjesën kushtuar projekteve për ndërtim dhe rekonstruktim të urave thuhet:

Ura nr. 2 në rrugën rajonale P2336 në L. Babuna në hyrje të f. Bogomill, komuna e Çashkës, në vend të urës ekzistuese të dëmtuar me gjatësi prej 30 metrave dhe gjerësi prej 8,5 m. Buxheti: vlera e llogaritur 293.000 euro. Afati: 2017-2019. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë mund të konstatohet se premtimi i kryetarit të Çashkës, Goranço Panovski, se deri në fund të vitit 2013 do të ndërtohet ura e re në lumin Babuna në fshatin Bogomill, është i parealizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.