Nuk është ndërtuar tregu i peshkut në Dojran

Tregui i peshkut në Dojran prioritet vetëm në letër Foto: printscreen

Projekt: Mbështetje për ndërtimin e “Tregut të peshkut” 

 Në komunën e Dojranit do të ndërtohet tregu i peshkut mes Dojranit të vjetër dhe të ri, në breg, në afërsi të punktit për dalje të peshkatarëve nga liqenit. Me ndërtimin e pazarit në mënyrë të organizuar do të të zhvillohet shitblerja e peshkut të freskët, në kushte të përshtatshme higjienike dhe teknike. Në këtë mënyrë turistëve do t’ju mundësohet blerja e peshkut të freskët të Dojranit (krap, peshku i ujit, korani etj.) si dhe do të rritet popullariteti i Dojranit.

ARSYETIM:

 Projekti “Mbështetje për ndërtimin e tregut të peshkut” u lajmërua në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për Komunën e Dojranit (në pjesën për zhvillim ekonomik lokal, faqe 19), në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku kandidat ishte kryetari aktual Borçe Stamov. Projekti për ndërtimin e tregut të peshkut është i kyçur në listën e projekteve me prioritet në kuadër të programit zgjedhor, me afat realizimi në periudhën 2013-2015. Deri më tani (30.06.2016), ky premtim konsiderohet i parealizuar.

Kërkimet elektronike nuk dhanë rezultate se janë ndërmarrë aktivitete për ndërtimin e pazarit të peshkut në Dojran. Në ueb-faqen e Komunës së Dojranit, po ashtu, nuk ka informata për fillimin e këtij projekti. Kontrolluam edhe nëse sistemi elektronik për prokurim në kuadër të zyrës për prokurim publik nëse ka publikuar lajmërime për fillimin e projektit, ose të paktën, ka bërë zgjedhjen e kompanisë ndërtuese të tregut të peshkut në Dojran, por as aty nuk ka informacione të disponueshme. U lajmëruam edhe në Qendrën turistike informuese të Komunës së Dojranit që të informohemi se a ka Dojrani treg të peshkut ku turistët do të mund të blejnë peshk të freskët, ashtu siç është thënë në premtimin parazgjedhor. Përgjigje të cilën morëm është që në Dojran një treg i tillë nuk ekziston.

Duke pasur parasysh të gjithë këto fakte mund të përfundojmë se premtimi: “Mbështetje për ndërtimin e pazarit të peshkut” është i parealizuar.

LINQET:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.