Nuk është ndërtuar shkolla fillore në Visbegovë
Ndërtimi i shkollës së re fillore në Vizbegovë
Vendbanimin Vizbegovë ka nevojë të madhe për një shkollë fillore, e cila do të ishte e teta me radhë në territorin e Komunës. Në shkollën e re fillore do të shkollohen rreth 50 nxënës nga vendbanimet si Vizbegovë dhe Shuto Orizarë. PDU e re me të cilin është paraparë ndërtimi i kësaj shkolle tani më veç se është bërë dhe pritet realizimi i tij,gjegjësisht fillimi i rindërtimit në muajin prill. (Afati: qershor 2015)
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski në programin e tij zgjedhor (2013-2017)”Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mirë” (Arsim dhe shkencë faqe 19), premtoi ndërtim të shkollës së re fillore në Vizbegovë. Në Programin,me të cilin Latinovski në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kërkoi besimin e qytetarëve dhe fitoi mandatin e tretë si kryetarëi Komunës së Butelit, është shtuar se ky projekt duhet të realizohet deri në qershor të vitit 2015. Por, edhe pse afati për realizim i dhënë në programin e Latinovskit ka skaduar, deri më tani (24.08.2016) në Vizbegovë nuk është ndërtuar shkolla e re fillore, ashtu që ky premtim zgjedhorë është i parealizuar. Në fillim të vitit 2015 kryetari Latinovski ndërtimin e shkollës fillore në Vizbegovë e konsideroi si një prej katër investimeve kapitale si bum arsimorë në Komunën e Butelit. Në 29 janar të vitit 2015 Latinovski lajmëroi se në vjeshtë (2015) do të fillojë ndërtimi i shkollës. Sipas informatave të transmetuara në mediume:
Në seancën e Këshillit të komunës i cili u mbajtë mbrëmë (28.01.2015) këshilltarët sollën vendim për fillimin e ndërtimit të shkollës së re fillore në Vizbegovë. Kryetari shpreson që themeli për këtë shkollë do të hidhet në 1 shtatorë (2015)
Me 22.07.2015 z. Latinovski përgjatë vizitës së shkollës së re fillore “Zhivko Brajkovski”, ndërtimi i të cilës ishte në fazën përfundimtare, mes tjerash deklaroi
që në vitin e ardhshëm (2016) do të fillohet me ndërtim të shkollës në Vizbegovë, gjë që varet prej zgjedhjes së probleme ligjore në lidhje me tokën në të cilën duhet të ndërtohet shkolla.
Përsëri, kërkimet elektronike nuk dhanë informacione se deri më tani (24.08.2016) është filluar me ndërtimin e shkollën në Vizbegovë, as nuk ka informacione të disponueshme për ndonjë aktivitet ndërtimor lidhur me këtë projekt. Në ueb-faqen e Komunës së Butelit, nuk ka regjistrime se ndërtohet ose ka filluar ndërtimi i shkollës fillore të përmendur. Kërkimet çojnë deri te informacioni i vetëm i titulluar “PROJEKT PËR JETË MË TË MIRË TË QYTETARËVE”, të publikuar me 13 qershor 2016, në të cilin vetëm përmendet se dokumentacionet janë në përfundim e sipër.
Kur jemi te projektet për të ritë dhe arsimin, kompletimi i dokumenteve është në fazën përfundimtare për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbegovë.
Duke pasur parasysh gjithë këtë mund te arrihet në përfundim se premtimi: “Ndërtimi i shkollës së re fillore në Vizbegovë”, është i parealizuar.
BURIMET:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Бутел“ (стр.19) [Пристапено: 24.08.2016]
- Вести (29.01.2015): Сите училишта во Бутел ќе добијат нов лик [Пристапено: 24.08.2016]
- Вечер (29.01.2015): Четири капитални инвестиции за образовен бум во Бутел [Пристапено: 24.08.2016]
- Официјална веб страна на општина Бутел (22.07.2015) СТАВРЕСКИ, РИСТОВСКИ И ЛАТИНОВСКИ ВО ОБИКОЛКА НА ЗАВРШНАТА ФАЗА ОД ИЗГРАДБАТА НА ОУ ЖИВКО БРАЈКОВСКИ [Пристапено: 24.08.2016]
- Официјална веб страна на општина Бутел [Пристапено: 24.08.2016]
- Официјална веб страна на општина Бутел (13.06.2016) ПРОЕКТИ ЗА ПОДОБАР ЖИВОТ НА ГРАЃАНИТЕ [Пристапено: 24.08.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari