Nuk është ndërtuar parkimi montazh mes rrugëve “Vasil Gjorgov” dhe “Kozara”
Ndërtimi i vend-parkimit montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për zgjedhjet lokale të vitit 2013, premtoi “Ndërtimin e vend-parkimit montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara”. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor “E ardhmja tani! Është koha! Andrej Zhernovski për Qendrën” (faqe 8), deri më tani (04.05.2917) – dhjetë ditë para skadimit të mandatit të Zhernovskit, është i parealizuar.
Në kapitullin “Politika efikase e parkimit në shërbim të qytetarëve të Qendrës” nga programi zgjedhor i Zhernovskit, (faqe 8), mes tjerash, është shtuar edhe arsyetimi:
Për shkak të nevojave të mëdha do të ndërtohen dy vend-parkime me kapacitet të madh…
Ky lokacioni i theksuar është “mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara” duke mos specifikuar se ku saktë gjendet, pasi është më se e njohur se rruga “Kozara” pret rrugën “Vasil Gjorgov” në shumë vende.
Vërtetimi i “Vërtetmatësit” tregoi që deri tani në fund të mandatit nuk ka filluar ndërtimi i parkimit montazh të premtuar.
Deri në ditën kur është shkruar ky tekst (04.05.2017), nuk ka informacione të qasshme se është realizuar ose është në fazë të realizmit të këtij premtimi. Kërkimi deri në themel në përmbajtjet e internetit, si dhe përmbajtja e ueb-faqes zyrtare së Komunës Qendër, nuk dhanë asnjë shkrim ose informacion lidhur me ndërtimin e premtuar të “parkimit të ri montazh në Kapishtec, mes rrugëve Vasil Gjorgov dhe Kozara”.
BURIME:
- Иднината сега! Време е! Изборна програма на Андреј Жерновски за Центар – 2013 (Ефикасна паркинг политика во служба на граѓаните – стр.8) [Пристапено на: 04.05.2017]
- Веб- страница на Општина Центар : [Пристапено на: 04.05.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovksa
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari