Nuk është ndërtuar garazh nëntokësor në Strugë

Фото: Принтскрин видео struga.gov.mk

Premtim: Ndërtimi i një parkingu nëntokësor në Sheshin e Strugës përmes partneritetit publiko-privat.

[Burim:Programi parazgjedhor „Për komunën që e duam“  kandidat për kryetar i Komunës së Strugës, Ramiz Merko faqe 15 – Data: tetor, 2017]

ARSYETIM:

Një nga premtimet e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, në programin e tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale në 2017, ishte ndërtimi i një garazhi nëntokësor. Sipas planit, parkingu i shpallur duhej të ishte në dy kate, i vendosur në zonën nga sheshi “Nënë Tereza” nën shëtitoren e qytetit deri te hotel “Drin”. Në Strugë, një parking i tillë nëntokësor nuk është ndërtuar deri më tani (29 shtator 2021), kështu që këtë premtim elektoral të kryetarit të Komunës së Strugës Merko e vlerësojmë si të parealizuar.

Në prill të këtij viti, Merko tha se po përgatitej një studim fizibiliteti për këtë projekt.

 Një studim fizibiliteti është duke u zhvilluar për ndërtimin e një parkimi nëntokësor me dy kate, ky projekt do të sigurojë 500 vende shtesë parkimi në qytetin e Urave, tha Merko për Ohridnet.com (10 Prill 2021).

Kryetari i Strugës tha gjithashtu se janë duke u zhvilluar negociata me disa partnerë të interesuar për të filluar ndërtimin e këtij projekti kapital.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me investitorët e interesuar dhe po punohet në terren, ku toka duhet të ekzaminohet me ndihmën e mjeti shpues të specializuar. Bëhen shpuarje në një thellësi prej 13 metrash, edhe pse parkingu nuk do të bjerë nën gjashtë metra. Do të shohim se cilat do të jenë rezultatet dhe do të vazhdojmë me dokumentacionin e projektit për këtë objekt kapital, tha Merko për SDK.mk (14 prill 2021).

Mirëpo, pavarësisht paralajmërimeve, deri më sot (29.09.2021) ende nuk ka filluar ndërtimi i parkingut nëntokësor në Strugë, prandaj këtë premtim të Merkos e vlerësojmë të parealizuar.

BURIM:

Vlerësoi:  Sonja Rilkovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.